PS: “E duam Shqipërinë pa Sali”
PS: “E duam Shqipërinë pa Sali”
PS: “E duam Shqipërinë pa Sali”
Berisha: Rezultati për Tiranën do dalë nga ligji
Kryeministri i vendit, Sali Berisha në deklarim publik nga selia e Kryeministrisë tha sot se me durim dhe qytetari, shqiptarët të presin nga shteti ligjor rezultatin përfundimtar të garës për Tiranën.
“Zgjedhjet në Shqipëri dhe në çdo vend të qytetëruar janë çështje e shtetit ligjor, janë testi dhe prova e funksionimit të këtij shteti dhe institucioneve të tij. Shteti ligjor dhe institucionet e tij do të garantojnë zgjidhjen më të drejtë”, ka garantuar Kryeministri Sali Berisha.
Ai iu referua kundërshtarit politik dhe kandidatit për kreun e Bashkisë së Tiranës, se donte të shpallte fitoren pa numëruar gjithë votat e qyetarve shqiptarë.
“Zoti Rama kryesonte garën me 10 vota, pa u numëruar ende të gjitha votat, detyrim që rrjedh nga Kushtetuta, kur zoti Basha mund të jetë mbi 70 vota para. Do bëja thirrje që të kontribuohet për procesin si interesi më i mirë i cili është një proces me rezultat të ngushtë por plotësisht i mundshëm për tu qartësuar deri në votën e fundit, si dhe për tu bërë transparencë për çdo votë dhe për të nxjerrë në dritën e diellit rezultatin përfundimtar. Kjo është një situatë e cila përsëritet shumë rrallë, por ligjet dhe institucionet i kanë të gjitha mundësitë për të dhënë zgjidhjen ligjore”, deklaroi Berisha.
Kreu i qeverisë theksoi se kjo kohë do kapërcehet më sukses dhe jashtë çdo lloj presioni, pasi rruga e vetme dhe e sigurt për ti dhënë zgjidhje më të mirë dhe ligjore kësaj gare kaq të ngushtë është vetëm ligji.
Në përfundim ai falënderoi miqtë e Shqipërisë, ndërkombëtarët dhe vëzhguesit që siç tha Kryeministri Berisha gjatë zgjedhjeve të 8 majit kanë bërë një vëzhgim të imtësishëm dhe të kujdesshëm të gjithë procesit zgjedhor.
* * * * * * *
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pak minuta më parë ka nisur mbledhjen e radhës së tij, këtë herë jo për të shqyrtuar fletët e gjetura në kutitë e gabuara, por për të shqyrtuar ankimimet e partive politike.
Mësohet se kapërcimi i këtij numërimi bëhet për faktin se në këtë komision nuk kanë mbërritur kutitë e tjera të kontestuara.
Sakaq deri në numërimin e mbrëmjes së djeshme që shkoi në 89 kuti të hapura, rezultoi se kandidati i maxhorancës Lulzim Basha mori 150 vota dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Edi Rama mori 63 vota.
Ndërkaq jashtë ambientit të këtij komisioni deputetët dhe simpatizantët kanë nisur fjalimet kundër KQZ-së dhe tjetërsimit të rezultateve, duke hedhur edhe një lumë akuzash edhe ndaj kreut të këtij komisioni Arben Ristani si dhe ndaj Qeverisë duke deklaruar se nuk do të lejohet vjedhja e votës.
* * * * * * *
PS: “E duam Shqipërinë pa Sali”
“Falënderojmë Zotin që na shpëton nga këta kriminelë elektoralë si Lulzim Basha, Arben Ristani, Sali Berisha”, kjo ishte deklarata e lëshuar nga deputeti Namik Dokle sot në protestën e organizuar nga militante përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa nën një zë, përçuan mesazhin “E duam Shqipërinë pa Sali”!
“Ju them këtyre policëve të rrinë të qetë, nuk i prek njeri, por ata që janë pas komandantëve që nga Burgaj, të kenë parasysh të mos prekin të drejtën tonë, për rezistencën paqësore për mbrojtjen e votës sonë”.
Mes brohoritjeve të shumta të simpatizantëve të PS-së, mjaftë deputetë rrethuan KQZ-në, duke deklaruar se kryetari i këtij institucioni, “po futet thellë në gropën e nenit 24 në kodin penal”.
Ndërkaq, deputeti opozitar Pandeli Majko shtroi pyetjen e radhës se “Po të kishin fituar ata, a do të mblidhej KQZ-ja”?
Me anë të kësaj pyetje, Majko theksoi se po shkelet hapur ligji, ndërsa shprehimisht theksoi se vota u pa hapur teksa numërohej nëper media.
Spartak Ngjela, iu bashku turmës së ngritur në këmbë, duke kujtuar se i gjithë ky tension është krijuar, pasi ende në Shqipëri nuk funksionojnë institucionet. Për të, e gjithë kjo shkelje, e çon vendin vite prapa, dhe kësisoj duke mbetur jashtë Evropës.
>> Përfundon mbledhja e KQZ nga 89 kuti të hapura 150 vota Basha, 63 vota Rama
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» PS: “E duam Shqipërinë pa Sali”
» Ilir Dardani: Të duam më shumë Zotin e Shqipërinë sesa djallin e Arabinë!
» “Nuk duam të bëhemi argat të djallit”
» Rizah Sheqiri: Të dëshmojmë se e duam gjuhën shqipe, se i duam fëmijët tanë!...
» Të dëshmojmë se e duam gjuhën shqipe, se i duam fëmijët tanë!
» Ilir Dardani: Të duam më shumë Zotin e Shqipërinë sesa djallin e Arabinë!
» “Nuk duam të bëhemi argat të djallit”
» Rizah Sheqiri: Të dëshmojmë se e duam gjuhën shqipe, se i duam fëmijët tanë!...
» Të dëshmojmë se e duam gjuhën shqipe, se i duam fëmijët tanë!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi