Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhelal Luca:Cikë me poezi

Shko poshtë

Xhelal Luca:Cikë me poezi Empty Xhelal Luca:Cikë me poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 21, 2011 9:33 pm

Xhelal Luca:Cikë me poezi 211906_100002339944294_4216834_n
Xhelal Luca:Cikë me poezi

ARRA E MADHE


Në fund të mejës,mbi vijë
Në kep një arrë moçëm pat mbij
Trungu ndante :poshtë udhën e lagjes
Lartë në shumë ngjyra lulet e baçes
Në krye të mejës kasollja ku mësova fjalët e para
Mbi tw arra bwnte hije e ne mot mot lwshonte fara

Vetëm gjysmën kemi shkundur në atë arrë
Se gjysma tjetër lihej për udhëtarë
Udhëtari thynte nji vol arra
e bashkë me gjurmët ikte
Nga pas linte hijen që arra për të tjerë udhëtarë të pikte
Arra dhe udhtari shkuan mbi njëqind vjet
Por sot edhe baçja është e shkretë
Arra nuk është ma
Por edhe udhëtar më nuk ka
U rrënu edhe ksolla bashkë me kujtimin e arrave
Një baraninë ka mbet në kep ,
damk themeli i të parëve .

Shënim : mejë - tarracë natyrore
vol - njesi matëse =me 4 kokrra
baraminë - levë hekuri.
Marrë nga vëllimi poetik "Flladet e Atdheut tim "

JETA DHE VDEKJA (poemë)
1.E ndjej


Në eprorë
Ngërthehen frymorë
Ndertueshëm në kate puthjesh
Urat temperohen si dashnorë
Kur vesojnë ylberë
Në argjendin hënorë

Shpirti derdh katarake psherëtimash
Në gjunjë pragshtatzëna
Ulet lutshëm
“Të mos deshtojë Hëna ”

Imazhet në tre dimensional
Pjellshmëri ëngjejsh
Thyer nga drita në hapsirë
Ofshamën fal
Si të bëhet më mirë

Në pikpytje
Gjunjëzohen para Erosit
Të lindin njerinë
Apo perëndinë ?!...

Një këshillë e vyer zmeraldshëm
Jep një adresë
“Tek puthja ”,”puthshëm”
Atje të mbani shpresë
Atje të lidhni besë
Në pikpjekjen me Perëndinë
Do të lindni njerinë.

2.E preka .

Në vlagë më lanë
Kështu më thanë
Vlaga kish ardh
E shëndetshme
E bardhë
Linda dhe rrita
Katër drita

Në portë pranverën roje
Për të pritur
E për të përcjellë
Se elementi I katërt
Sërish po pjell
Të tjera jetë
Si cdo ditë
Në lutje të tjera
I lën pa dritë

Dheu djersinë
Bashkë me perëndinë
Kur lind :
Gjethorë
Blegerorë
Njerëzorë
Në cdo ekuinoks
Shpalos vallëzim ylberësh
Toka ndrron dollanë
Ndryshe ndrrin
Diell e Hënë
Prap djersinë
Në gijotinë
Për gjethore
Frymorë
Tokësorë
Qiellorë .

Vlaga pershtatshmëri e përkryer
Na sjell të bredhim në lendinë
Qetësisht pret për tu kthyer
Atje ku përjetesisht kemi shtëpinë

Më penguan në fjalët e fundit


Blasfemi
Antizot
Mos e përmend

Epo mirë
Ju këtu rrini
Unë do të kthehem në embrionalen tokë
E kam me gjith mend
Atje ku isha dje
Që të jem I pranishëm nesër
Po shkoj sot

E meqë viza s’më duhet
E mora të lehtë
Fundja loja le të bëhet
E qetë
Por joooo or jo
Kishte procedura shumë
Donin CV,tapi
Pyetësorin ta plotësoja unë
Domosdo
E nisa dokumentat që nga pellazgjia
Deri tek demokracia .

3.CV (biografi profesionale)



• Manazhues I puthjeve hyjnore
• Ka ngritur autostradën e dallandysheve
• Aksioner në grupet yjësore
• Në konkursin e Dalzotëve fiton titullin
• “I dashuruar marrëzisht mbas dashurisë”
• Firmëtar I kartës “dashuri pa kufi”
• Është trajnuar nga pafajësia
• Në cdo varg ka asistencën e perëndisë
• I qetë në pritje të përjetësisë
• Lauruar me titullin njeri .
4.Pyetësor (autobiografi)
Pasuria -një dyzinë poezishë
Taksat -amnisti fiskale ,ja hodha
Tatimet -u kam bërë lak
Borxhet -nuk I kam kujt hak
Profesioni -endës puthjesh me urdhër “kalorsie”
Arsimi -I lartë ,mbaruar në Oda Dibrane
Fëmijët -katër ndricues gjithësie
Feja -pagan me babë e nënë
Kombësia -tokësorë dem baba dem
Shtetësia -rrënjorë deri në gen
Gjuha -e të parëve dhe e të mbramëve
Prejardhja -nga elementi I katërt tokë
Dialekti -Ilir nga fjala liri
Qellimi -për joshje Hyjnorësh
Destinacioni -drejt zhvirgjerimit të lumturisë
Koha -si gjithë të tjerët ,provizor
Dokumentat -I kam në dorë . A nuk I shikon?
Dogana -stampon në letër
Me një vulë të vjetër
Si I pa pranueshëm në botën tjetër
Madje më urdhëron :
JETO…
Kthehu në poezi e vargëzo.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi