Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Xhelal Luca

Shko poshtë

Cikël poetik nga Xhelal Luca Empty Cikël poetik nga Xhelal Luca

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 07, 2011 1:28 am

Cikël poetik nga Xhelal Luca 211906_100002339944294_4216834_n
Cikël poetik nga Xhelal Luca

PERTERITJE

Ne rrenojat
E nje shpirti pa re'
Shkallaresh endur pese dekada
I kalldramuar kembesorisht pa dhe'
Lindi nje trendafil.
U turperua nata.

E une plaku me dashurine sa qielli
E vadita me endrra ,fllade te kesaj bote
Qe te me rritesh ,mbesez si rreze dielli
Ne me zente gjumi ,nje dite
E di,udha ime u zgjat te jeta jote.


BEJKE TRENDELINE

Per nje bejke ,nje bjondine
Do rrezoja perendine
Prometeun me gjith zjarr
Do ta kisha futur ne varr
Shpirti qiejt dritheroi
Bejke bjondine kerkoj.

Hajde bejke me takeme
Mi bej te fala sat'eme
C'na e bere kte lanete
Gjith sheqere,gjith lezete
Buzetharet i len te etur
Te dashuruarit i len te mekur
Te gjallet i ben te vdekur
Te vdekurit i len pa tretur.

Per nje bejke nje bjondine
Thur kurore me trendeline.


Shenim:
bejke=vajze beu.


KLITHMA E SHPIRTIT

Sodis agimet horizonteve te kesaj bote
Por tek ti gjeta perendite
Ne bulza vese perl fytyra jote
Ah !...Klithmen e shpirtit sikur te ma dish

Psheretima ime mbeti ngurosur
Ne rrebelim endrrat me jane tret
Buzeqeshja jote me ka marrosur
Sa shpirti klithem :-Kemi vec nji jete .

Per sa petale celen pranvera
Hape kraharorin te derdhem ne parajse
Gjith arit te botes i bie vlera
Kur kupen e dashurise me fund te zbraz.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi