Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhelal Luca:FRAGMENT

Shko poshtë

Xhelal Luca:FRAGMENT Empty Xhelal Luca:FRAGMENT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 15, 2011 11:40 pm

Xhelal Luca:FRAGMENT 254810_117433285011336_100002339944294_171259_1925330_nXhelal Luca:FRAGMENT 211906_100002339944294_4216834_n

Xhelal Luca:FRAGMENT
***
Rendem parzmoreve te historise
Qe nga koha e Pellazgjise
Kur unori grinte strallin
Motet tkurrin shqiptarin
Amtaren e grryenin me thonj
Loket lindnin heronj
Fushe me fushe
Mal me mal
Lak me lak
Kallur me flake
Shuajtur me gjak
Se jeta ne lufte
Per toke
Per nder
Per ftyre
Ndaj dhe lulet
Gjakun
Flamurin
I kam ne nje ngjyre
Shekull mbas shekulli
U rrokullisa tatpjetes fatit tim
Per te qene i lire
Ne udhekryqin e ererave
Ku u dritherua Atdheu im

Supit ju be vrrage
Nga rrypi i grykeplotes
Per nder te lokes

Si ashka lisi
I te mocmes gjeneze
Rritur me vlage plisi
Shekujt i skuqem nga brezi ne brez

Sot
Aha, sot
Jam Zot
E permbi Zot
I dheut e i deteve
E do te jem
Ne jete te jeteve

Sa here
Ne pranvere
Lulja cel
Heronjt bejne apel

Dalin varret vullkan prej tokes
Kur preket nderi i lokes
Guret e malit
Guret e zallit
Guret ne keshtjelle
Me flamure mbeshtjelle
Apeloj:
"O ta mbajme loken kesaj here,
o te shperbehemi ne gelqere"

Heronjte bejne apel :
"Dijeni mire
edhe mbi llave zambaku cel,
kur shqipja eshte e LIRE"
***
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi