Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policët e Kosovës në veri raportojnë për policinë e Serbisë!

Shko poshtë

Policët e Kosovës në veri raportojnë për policinë e Serbisë! Empty Policët e Kosovës në veri raportojnë për policinë e Serbisë!

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 21, 2011 10:15 pm


Policët e Kosovës në veri raportojnë për policinë e Serbisë!



Policët e Kosovës në veri raportojnë për policinë e Serbisë! Policia-ks99932Policët e Kosovës në veri raportojnë për policinë e Serbisë! Raporti


Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, janë nën urdhra të Policisë së Serbisë, kanë njoftuar burime të Kosovapress-it, sipas të cilave për çdo incident apo rast që ndodh në pjesën veriore të Kosovës, policët kosovarë janë të detyruar që fillimisht të raportojnë policinë e Serbisë, e pastaj atë të Kosovës në jug të Mitrovicës. Policia rajonale në Mitrovicë thotë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë.

Kosovapressi ka siguruar një kopje të një dokumenti pa vulë dhe pa nënshkrime, që titullohet si ‘raport ditor’ që përfshinë datat 17 dhe 18 mars që nga ora 08:00 deri më 08:00, ku Policia e Serbisë informohet në detaje nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Në këtë raport përshkruhet në hollësi një fatkeqësi komunikacioni e cila ka ndodhur në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës. Më tej në raport jepet në detaje edhe vizita e ministrit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Sllobodan Petroviq.

Në këtë raport vizita e ministrit kosovar përshkruhet në detaje, që nga ora, vendi dhe përcjellja e tij nga cilët policë të Kosovës është bërë. Aty precizohet edhe ora e saktë e përfundimit të vizitës së tij në veri të Mitrovicës.

Gjithashtu në këtë raportim është e përfshirë edhe një protestë spontane që ka ndodhur në veri të Mitrovicës. Lidhur me këtë dokument, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë theksuar se nuk janë në dijeni.

“Ne nuk kemi informacion se pjesëtarët e policisë së Kosovës raportojnë për Policinë e Serbisë”, ka thënë për Kosovapress Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Hoti shton se pasi që dokumenti nuk ka vulë dhe as nënshkrim, si i tillë është i dyshimtë për policinë. Sipas tij, nëse ky dokument është i vërtetë, kjo është shkelje e rregullave dhe ligjeve të policisë, e po ashtu edhe të informacioneve që janë sekrete.

“Dalja e këtyre informacioneve në publik, apo transmetimi i tyre nga ana e zyrtarëve policorë paraqet vepër penale”, ka thënë Hoti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi