Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Ky sezon turistik, një histori suksesi për Shqipërinë

Shko poshtë

Berisha: Ky sezon turistik, një histori suksesi për Shqipërinë Empty Berisha: Ky sezon turistik, një histori suksesi për Shqipërinë

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 22, 2011 8:23 pm


Berisha: Ky sezon turistik, një histori suksesi për Shqipërinë

Berisha: Ky sezon turistik, një histori suksesi për Shqipërinë B23May-22-14-43-381
Kryeministri në një konferencë për shtyp tha se fluksi i turistëve po rritet çdo ditë


Kryeministri Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku si kryefjalë të saj ka patur çeljen e sezonit turistik, të cilin Shqipëria, tha ai, po e pret si destinacioni kryesor në planet.

“Shqipëria ka hyrë në sezonin turistik dhe fluksi i turistëve po vjen në rritje. Në muajin prill qeveritë vendore dhe ajo qendrore kanë qenë të angazhuara në fushatë elektorale, por është punuar me një plan masash për parapërgatitjen për këtë sezon. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, qeveritarëve vendorë dhe përfaqësuesve të qeverisë qendrore të ndjekin me angazhim të plotë finalizimin e përgatitjeve për sezonin turistik më të suksesshëm në historinë e vendit”, u shpreh kryeministri Berisha.

“Jemi vlerësuar nga agjencitë më prestigjioze të botës si destinacioni kryesor turistik i planetit. Shqiptarët kanë meritë për ngjitjen në këto nivele të Shqipërisë turistike. Ky sukses i madh, i paimagjinueshëm 5-6 vjet më parë, ka qenë meritë e mikpritjes shqiptare”, shtoi kryeministri.

Kryeministri Berisha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mbajnë pastër mjedisin: “U bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë gjithçka për të mbajtur një mjedis të pastër. Është rast i mirë për të krijuar përshtypje pozitive për vendin tonë. Së shpejti inaugurohen impiantet e përpunimit të ujërave të zeza, por asgjë nuk zëvendëson kujdesin e qytetarit për një ambient më të pastër për vete dhe për turistët që kalojnë pushimet në vendin tonë", tha ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi