Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK-ja në diasporë vazhdon të jetë prijatare e aktiviteteve

Shko poshtë

LDK-ja në diasporë vazhdon të jetë prijatare e aktiviteteve Empty LDK-ja në diasporë vazhdon të jetë prijatare e aktiviteteve

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 22, 2011 10:19 pm


LDK-ja në diasporë vazhdon të jetë prijatare e aktiviteteve



LDK-ja në diasporë vazhdon të jetë prijatare e aktiviteteve 22LDK%20beneluksRiorganizohet Nëndega e LDK-së për Bruksel


Dega e Lidhjes Demokratike të Kosoves në Beneluks, të dielen e kaluar mbajti një tubim duke riorganizuar nëndegen e saj të LDK-së për Bruksel, me ç'rast u zgjodh edhe kryesia e re me mandat katervjeqar. Këtë tubim e nderoj edhe prania e z.Ismajl Bytyqi, kryetar nderi i LDK-së, Dega për Beneluks,njëkohësisht anëtar i Keshillit Qendror të LDK-së, si dhe e znj.Kreshnike Mehmetaj, anëtare e kryesisë së LDK-së, Dega për Gjermani. Tubimin e shpalli të hapur z. Remzi Azemi, sekratar i Deges së LDK-së për Beneluks, i cili pasi përshëndeti delegatët e kuvendit, dhe musafirët e pranishëm në sallë, kerkoj që me një minutë heshtje të nderohen të gjithë herojtë e kombit që kanë ra dëshmorë për lirinë dhe pavarsinë që Kosova e gëzon sot.Më pastaj u ndëgjua edhe hymni kombëtar. Në fjalen e rastit z.Ismajl Bytyqi, shprehu bindjen e tij se LDK-ja është në rrugë kah mobilizimi i forcave duke ua dhënë mundësinë kuadrove të reja të kyqen në LDK, dhe me kontributin e secilit t'ia arrijmë qëllimeve tona të përbashkëta kombëtare e partiake. Andaj si deri më tash, Degët e LDK-së në diasporë duhet vazhduar punen, kuptohet me përkrahjen parezervë edhe të kryesisë qendrore, duke filluar nga kryetari z.Isa Mustafa. Tubimin e përshëndeti edhe Zonjusha Kreshnike Mehmetaj, e cila percolli mesazhin nga Dega e LDK-së në Gjermani, se janë të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë, dhe duke mos kursyer asgjë, për ta realizuar vizionin e Presidentit tonë historik Dr.Ibrahim Rugova, për një Kosovë plotësisht të lirë e demokratike.

Në vazhdim z.Valon Halimi, kryetar i Deges së LDK-së për Beneluks dhe anëtar i Këshillit Qendror të LDK-së, prezentoj para delegatëve aktivitetet e fundit që Kryesia e Degës ka zhvilluar që nga marrja e mandatit të ri në vitin e kaluar. E këto janë; përkujtimi me krenari i z.Fadil Ferati, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i komunes së Istogut,mandej organizoj tubim përkujtimorë për veprën e lavdishme të veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare,aktivistit të vendosur të LDK-së, të ndjerit z.Nimon Alimusaj. Pastaj, morri pjesë në akademinë përkujtimore të organizuar nga Dega e LDK-së për Gjermani për nder të z. Abedin Gashi, veprimtar i njohur i LDK-së dhe çëshjes kombëtare. Një delegacion nga Dega e LDK-së për Beneluks, morri pjesë poashtu në kremtimin e 20-vjetorit të formimit të Degëve në Zvicer e Gjermani, gjithashtu Dega për Beneluks ishte e ftuar e morri pjesë në diten e presidentit organizuar nga Dega e Gjermanisë. Brenda kësaj kohe kryetari dhe nënkryetari i Degës së LDK-së për Beneluks ka zhvilluar takime edhe me disa nga anëtarët e Kryesisë Qendrore në Prishtinë.



Dy delegatët e Degës sonë, z.Ismajl Bytyqi, e z.Valon Halimi morën pjesë në punimet e kuvendit zgjedhor të LDK-së ku paten fatin e u zgjodhen edhe anëtar të Këshillit Qendror të LDK-së, ku me dinjitet i perfaqësojnë interesat e bazës të ciles i takojnë. Dega jonë, theksoj z.Halimi ka kontakte të vazhdueshme me Partinë Evropiane Popullore (EPP), ka marr pjesë poashtu në kongresin e të rinjëve në Zagreb, Sarajevë, e Berlin, çka do të thotë kemi një autoritet që partitë tjera në diasporë nuk e kanë. Nënkryetari i Degës së LDK-së për Beneluks, z.Kujtim Hajdaj shpalosi objektivat e ardhshme të Degës siq janë, riorganizimi edhe i dy nëndegëve tjera të LDK-së në Belgjikë, ajo për Valoni e Flander, pastaj mundësinë e financimit të Deges duke kerkuar mënyren se si të gjinden burimet e saj, për të zhvilluar akoma më shumë aktivitete, vullneti ekziston, por problem në vete po paraqet mungesa e mjeteve financiare.

Në vazhdim delegatët e kuvendit me aklamacion zgjodhen kryesinë nëntë anëtarëshe të Nëndeges së LDK-së për Bruksel me këtë përbërje ; Kujtim Hajdaj, kryetar, Remzi Azemi, Avni Mavraj, Argzon Bytyqi, Besim Mehaj, Besim Hajdaj, Artan Kabashi, Shkelzen Nikqi dhe Salih Visoqi anëtar të Kryesisë. Në fund u vendos që pas dy javësh të bëhet edhe konsuludimi i kryesisë duke zgjedhur nënkryetarin, sekretarin, arkatarin dhe komisionet përkatëse.



Komisioni per Informim LDK BENELUKS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi