Buja: Mësimi plotësues në diasporë të jetë unik

Në ditën e dytë në takimet konsultative, që u mbajtën në Shtutgard të Gjermanisë, me temën ”Gjendja aktuale e mësimit plotësues në diasporë dhe hapat për intitucionalizimin e tij”, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka shprehur gatishmërinë e MASHT-it për unisimin e teksteve në diasporë, si dhe për përkrahjen e plotë për institucionalizimin e mësimit plotësues në Gjermani.
Në një komunikatë të lëshuar nga MASHT-i, thuhet se në ditën e dytë u mbajt edhe seanca e fundit e konsultës, ku komisioni punues iu ofroi të dy ministrave Buja e Makolli konkluzionet e punës dyditore.
“Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, dhe ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli, kanë dalë me qëndrimet e tyre që mësimi plotësues në diasporë të jetë unik në të gjitha shtetet, si dhe të përdoren tekste të njëjta mësimore.
Në konkluzionet e punës dyditore të komisionit punues, të cilat u janë ofruar të dy ministrave, Buja e Makolli, parashihet që të ofrohen trajnime për mësimdhënësit shqiptarë në diasporë, ku Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë obligohet të marrë përsipër licencimin e tyre, si dhe financimi i mësimdhënësve të bëhet sipas ligjeve ne fuqi.
MAShT-i gjithashtu obligohet që të krijojë plan-programet mësimore, si dhe të udhëheqë politikat arsimore për mësimin plotësues në diasporë, ndërsa Ministria e Diasporës të kryejë pjesën logjistike, ndërkaq është bërë e ditur se kah mesi i këtij viti do të mbahet konferenca kombëtare për mësimin plotësues në diasporë.
Pas përfundimit të punimeve dyditore, ministri Buja gjithashtu ka vizituar konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart, ku është pritur nga konsulli z. Faket Kajtazi si dhe zv. konzulli Imer Lladrovci, dhe është njoftuar për së afërmi me punën dhe stafin e konsullatës.
Ministri Buja po ashtu është pritur edhe nga një numër i madh i mësimdhënësve shqiptarë të mësimit plotësues në landin e Baden Wutternbergut, ku është biseduar për punën që bëhet atje, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen.
Ministri Buja ka falënderuar të gjithë mërgatën për kontributin e tyre që kanë dhënë për lirinë e Kosovës, por edhe në punën e tyre vullnetare për mbajtjen gjallë të mësimit shqip në Gjermani. Për më tepër, ministri ka apeluar të gjithë prindërit shqiptarë që të inkurajojnë fëmijët e tyre për të vijuar mësimin plotësues.
Ndryshe, takimet konsultative me diasporën, që u organizuan nga Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Konsulatën e Republikës së Kosovës në Shtutgard, i paraprijnë organizimit të një konference kombëtare me temën ”Institucionalizimi i arsimit në diasporë”, që do të mbahet në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» LDK-ja në diasporë vazhdon të jetë prijatare e aktiviteteve
» Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)
» Ndërpritet mësimi në tërë Kosovën
» VATRA vazhdon te jete mbrojtese e zjarrte e çeshtjes çame ne diaspore
» Shqipëri-Kosovë, për një arsim unik kombëtar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi