Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Maqedoni, ashpërsohet fjalori politik

Shko poshtë

Në Maqedoni, ashpërsohet fjalori politik Empty Në Maqedoni, ashpërsohet fjalori politik

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 23, 2011 7:38 pm


Në Maqedoni, ashpërsohet fjalori politik



Në Maqedoni, ashpërsohet fjalori politik 23VMRO%20DPMNE23Dy partitë më të mëdha maqedonase, VMRO DPMNE dhe Lidhja Social-Demokrate, kanë ashpërsuar fjalorin kundrejt njëra-tjetrës, duke hedhur akuza të ndërsjella për komplot ndaj procesit zgjedhor. Partitë politike shqiptare kanë qëndrime pro dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit.


VMRO DPMNE vlerëson se mandatimi i Radmilla Shekerinskës për drejtuese të Qeverisë, nëse opozita i fiton zgjedhjet, e me këtë tërheqja e Branko Cërvenkoskit edhe nga lista zgjedhore për deputet, është një sinjal shumë i fuqishëm se opozita e ka të qartë dështimin, porse krijon tendenca për të justifikuar dështimin në zgjedhje.

“Nervozizmi i oponentëve tanë është më se evident. Të gjitha përllogaritjet dëshmojnë qartë se ata përgatisin skenar, për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, për të kamufluar dështimin”, thotë kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, njëherësh kryeministër i Maqedonisë.

Por, LSDM thotë se populli nuk frikësohet nga kërcënimet e pushtetit. Mandatarja për Qeverinë, Radmilla Shekerinska, deklarimet e VMRO DPMNE-së i quan qesharake.

“LSDM nuk është parti, e cila siguron vota përmes dhunës, nuk ka qenë pjesë e këtij realiteti dhe as që do të jetë. Andaj, besoj se këtë do ta dëshmojë dhe rezultati i 5 qershorit, sepse qytetarët janë të lodhur nga ky kolaps ekonomik, nga tensionimi i raporteve në shoqëri, çfarë, që një kohë të gjatë, shoqërohet me bllokimin e procesit integrues”, thekson Shekerinska.

Mes partive politike shqiptare, kritikat zhvillohen në drejtim të asaj se është ose jo Marrëveshja e Ohrit në funksion të realizimit të kërkesave të shqiptarëve.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, thekson se dokumenti kornizë i Ohrit, shqiptarëve u ka siguruar pozitë më dinjitoze në kuadër të sistemit shoqëror në Maqedoni. Ahmeti, pikërisht për këtë, insiston në jetësimin e plotë të Marrëveshjes.

“Me Marrëveshjen e Ohrit sigurohet dinjitet për të gjithë shqiptarët kudo që janë ata”, shprehet Ahmeti.

Por, kësaj i kundërpërgjigjet kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, si pasojë e keqqeverisjes së BDI-së, imponon marrëveshje të re politike, ku shqiptarët, siç thotë ai, do të participonin edhe në vendimmarrje gjatë shpërndarjes së buxhetit.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, u ka bërë thirrje partive politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare, të përmbahen nga retorika e papërshtatshme për një vend demokratik, që synon integrimin në BE.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi