Baki Ymeri: Revistat rumune të vlerave shqiptare
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Revistat rumune të vlerave shqiptare
Revistat rumune të vlerave shqiptare
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Duke e analizuar vokacionin e miqësisë, konstatojmë se, pa marrë parasysh qëndrimet absurde të klasës politike rumune lidhur me pavarësinë e Kosovës (të Kosovës që ende nuk din të lobojë siç duhet në këtë vend), lexuesit, shkrimtarët dhe botuesit e revistave letrare bëjnë çmos për afirmimin e krijuesve tanë në shtypin letrar që del në mijëra ekzemplarë dhe lexohet nga dhjetramijë vetë në Internet. Kështu, “Oglinda literara” (Pasqyra letrare) e Fokshanit, në numrin e saj më të ri (maj 2011), në kuadrin e rubrikës “Poezie albaneza din Italia”, krahas fotografisë prezanton poemat e Adelina Dokjes Engjëj drite, Digjem nga malli, Diamanti i dhembjes, Pikojnë strehat e shtëpisë së vjetër. Adelina Dokja, përndryshe, defilon përmes reçensionit “Duke mbledhur fjalë me erëtimën e luleve”, të eseistit Marius Chelaru, edhe në faqet e revistës “Cronica” të Jashit (prill 2011), ndërsa një cikël poetik ia pat botuar kohë më parë edhe revista “Climate literare” e Tërgovishtes (mars 2011). Një revistë tjetër rumune që hap shtyllat për shpirtin shqiptar të krijuesve tanë, është “Revista noua”, botim i Klubit Letrar “Geo Bogza” në Këmpina. Në numrin e parë të saj (2011), botohet rumanisht fragmenti “Dita kur e sulmuan Likoshanin dhe Qirezin”, të shkëputur nga libri i Sanije Gashit “Historia e tmerrit, 1989-1999.
Dosja e krimeve të luftës, dëshmitë e grave”. Faktografia e krimeve serbe në Kosovë defilon edhe në revistën “Climate literare” (janar 2011), përmes rubrikës “Historia e tmerrit-një libër i gjallë”, ku jepen vlerësimet e Zonjës Madeline Albright me rastin e 10 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, si dhe fjala e Bill Clintonit mbajtur më 23 nëntor 1999, lidhur me të njëjtin subjekt. Një revistë tjetër që vazhdimisht e prezanton kulturën shqiptare është e përmuajshmja
Ballina revistash rumune me vlera shqiptare |
Përveç revistave “Poezia” dhe “Carmina Balcanica”, kohëve të fundit i prezanton krijuesit rumunë dhe shqiptarë në gjuhën shqipe edhe revista “Provincia Corvina” që del në kryeqendrën e rrethit të Hunedoarës (Deva), e cila në numrin 4 të këtij viti jep një shkrim mbi lansimin e Dr. Xhelku Maksutit dhe Theodor Damianit në restorantin “Boema 33” të Bukureshtit, ndërsa revista “Impact” i ofron mikpritje në faqet e saj Fehmi Kelmendit nga Zvicra dhe librit të tij “Golgota kosovare”, si dhe poeteshës rumune Monica Mureshan me librin “Kosova letrare”, pa e harruar me këtë rast edhe librin më të ri të poetit dhe eseistit Mihai Antonescu, “Dardania e zemrës sime”. Një nga veprat e përkthyera të poetëve rumunë mban titullin “Shkallët” (Treptele), autor: Victor Sterom. Nuk e dimë në sintagma shqipe Trepça ndërlidhen me rumanishten (respektivisht trakishten Treapta (Shkallë), por e dimë mendimin e poetit Gheorghe Neagu, i cili në paskopertinën e revistës “Oglinda literara”, thekson: “Sa mirë dhe sa të rralla janë miqësitë letrare. E bëj këtë pohim duke patur parasysh faktin se ky vëllim, del në dritë fakë përkthimit në gjuhën shqipe të Baki Ymerit, i ndodhur në një grup penash bukureshtare që përkrahen reciprokisht për botimin e disa vëllimeve të cilësisë së mirë.” Përfundimisht vlen të përmendet edhe botimi bilingv i numrit të fundit të revistës “Shqiptari”, kushtuar poeteshës rumune Florica Bud dhe vëllimeve të saja: “Glina joshëse” dhe “Flamuri i dëshirave”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Mirënjohje shqiptare në trojet rumune
» Baki Ymeri: Prezantime të denja shqiptare në trojet rumune
» Baki Ymeri: Dëshmi gjurmash shqiptare në trojet rumune
» Baki Ymeri: Kosova me vlera të reja shqiptare në gjuhën rumune
» Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune
» Baki Ymeri: Prezantime të denja shqiptare në trojet rumune
» Baki Ymeri: Dëshmi gjurmash shqiptare në trojet rumune
» Baki Ymeri: Kosova me vlera të reja shqiptare në gjuhën rumune
» Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi