Baki Ymeri: Dëshmi gjurmash shqiptare në trojet rumune
Faqja 1 e 1

Dëshmi gjurmash shqiptare në trojet rumune
(Botuar në revistën Vatra veche, Nr.7, Tërgu Muresh, 2009, fq. 29)
Nga Baki Ymeri
Në prani të një numri të madh dashamirësh të Kosovës, më 18 qershor, në ambientin e Muzeut të Letërsisë Rumune u inaugura tryeza festive e miqësisë rumuno/shqiptare për përforcimin e lidhjes ndërmjet Rumanisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë eveniment ishte prezent edhe një ekip i Televizionit të Kosovës, i udhëhequr nga Kurtesh Devaja (shkrimtar), Sadedin Prekazi (regjizor) dhe Fatmir Hadri (operator). Ndër të ftuarit që ia shtuan prestigjin këtij momenti historik ishin prezentë shkrimtarë rumunë, funksionarë qeveritarë, diplomatë dhe dashamirë të shumtë të kulturës shqiptare, ndër të cilët lideri shpirtëror i komunitetit shqiptar dhe drejtori i parë i serisë së re të revistës Albanezul/Shqiptari (Dr. Xhelku Maksuti), ambasadori i Shqipërisë në Bukuresht (Dashnor Dervishi), ish/këshilltari i zyrës rumune në Prishtinë (Gjeorgje Bukura), ish/ambasadori i Rumanisë në Tiranë (Gjeorgje Miku), esiesiti i shquar dr. Luan Topçiu (sekretar i ambasadës shqiptare në Bukuresht), poetë të panumërt rumunë që shkruajnë për vlerat letrare të Kosovës, filoshqiptari Tiberius Puiu, massmedia radiofonike si dhe shumë miq nga Rumania të shqiptarëve. Me këtë rast, pjesmarrësve u transmetuan mesazhe nga Bukureshti dhe provinca, në këtë manifestim kulturor duke u prezantuar edhe disa revista me vlera letrare të autorëve shqiptarë të përkthyer në gjuhën rumune.
Në këtë tryezë të miqësisë u dhanë disa burime interesante, u tha se gjurmët shqiptare në trojet rumune janë të panumërta, njësoj siç janë të panumërta edhe gjurmët rumune në toponiminë dhe onomastikën shqiptare. Shqiptarët janë vendosur në veri të Danubit dhe kanë hyrë në zemrën e rumanizmit përmes korektësisë, sinqeritetit, besnikërisë dhe trimërisë. Para Luftës së dytë botërore, numri i tyre sillej rreth 40 mijë vetë, por më vonë, si pasojë e instaurimit të diktaturës komuniste, numri i shqiptarëve në këtë vend filloi të reduktohet përmes asimilimit apo kthimit në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Turqi, SHBA etj. Vetëm një apel drejtuar presidentit Wilson më 1919, mban nënshkrimin e 4 mijë shqiptarëve të vendosur në Rumani, që protestonin kundër pretendimeve greke ndaj Korçës dhe Gjirokastrës.
Gjatë xhirimeve në Bukuresht, Kosntancë dhe komunën Pipera, u shpërndanë flamuj dhe simbole të sovranitetit kosovar, u identifikuan disa fshatra shqiptare të rumanizuara, u përkujtua solidariteti i shqiptarëve të Rumanisë me Kosovën (31 mars 1999), u bë fjalë për refugjiatët e Kosovës në Sarata Monteoru të Buzëut, u shpreh malli ndaj vendlindjes së të parëve tanë. “Edhepse jetoj në Bukuresht, Kosova është shtëpia ime”, ka theksuar zoti Islam, një kosovar që banon mbi 20 vjet në Bukuresht. Të njëjtat ndjenja të përmallimit i patën shprehur edhe Adriana Tabaku, e mbesa e Dhimitër Emanoilit që vajti me delegacionin e Ismail Qemalit në Vlorë, Bari Vehapi nga Kosntanca, Don Antoni nga Sllatina e Vitisë, shqiptarë dhe arumunë nga komuna Pipera, Sofika Milkani që piqte petë korçare për Asdrenin, Thanas Kristesku, Kristia Maksuti, Përparim Demi etj.
Nga ambientet e filmuara meritojnë të përmenden: Përmendorja e vojvodës Mihai Viteazul (Mihai Trimi) që pranoi 15 mijë shqiptarë të kalojnë Danubin dhe të vendosen në fushë të Oltenisë (1595), shtatoraja e Mihai Emineskut që ka thënë “Sipas mendimit tim, shqipja është gjuha më fleksibile në botë”, Hoteli Kontinental ku u vendos që Shqipëria të shpallet e lirë dhe e mosvarme (1912), Bulevardi Elisabeta, shëtitorja më e madhe e Bukureshtit në kohën e Mbretërisë ku funksiononte shtypshkronja Kuku që nxorri në dritë gazetën e famshme të Nikolla Naços, Shqipëtari (1888/1903), godina ku ka funksionuar shtypshkronja e parë shqipe më 1886, ku janë botuar veprat e Naimi Frashërit, libra tjera, broshurat dhe abetaret e para shqipe, lulishtja Çishmixhiu, busti i Viktor Eftimiut dhe apartamenti i tij, varrezat Belu ku prehen eshtrat e disa rilindësve tanë, Kisha Shqiptare e Bukureshtit (Dintr’o Zi/Mbë Një Ditë), ku u mbajt mesha e parë shqipe me Fan Nolin në ballë (1911), ndërsa me 31 mars 1999, para kësaj kishe është tubuar masa e përbërë nga shqiptarë, rumunë e arumunë, bij e bija rilindësish, studentë nga Kosova e Shqipëria, për të marshuar bulevardeve të Bukureshtit në shenjë solidariteti me Kosovën, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atë që ka bërë ekipi i Televizionit të Kosovës këto ditë në Bukuresht ka qenë një hap i mbarë suksesesh të panumërta, pas të cilit do të pasojnë edhe ndërmarrje tjera për të demonstruar lidhjen e këtyre dy popujve që përherë e kanë dashur njëri/tjetrin gjatë rrjedhës së historisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Mirënjohje shqiptare në trojet rumune
» Baki Ymeri: Prezantime të denja shqiptare në trojet rumune
» Baki Ymeri: Revistat rumune të vlerave shqiptare
» Baki Ymeri: Kosova me vlera të reja shqiptare në gjuhën rumune
» Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi