Baki Ymeri: Mirënjohje shqiptare në trojet rumune
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Mirënjohje shqiptare në trojet rumune
Baki Ymeri (Alberto Voka) |
Nga Baki Ymeri, Bukuresht
Tani e 150 vjet më parë, më 1845, themeluseit e gazetarisë rumune, Xheorxhe Bariciu (George Baritiu) dhe Jon Heliade Rëdulesku (Ion Heliade Radulescu), hapën shtyllat e revistave të para rumune (Gazeta de Transilvania dhe Curierul Romanesc), edhe për afirmimin e Naum Veqilharxhit dhe të abetares së parë shqipe që doli në dritë më 1844 (e ribotuar edhe më 1845). Që nga ajo kohë e deri në ditët tona, vlerat shqiptare e kanë parë dritën e botimit, jo vetëm në gjuhën rumune, por edhe në gjuhën amtare, në Bukuresht, në Konstancë e gjetiu. Në prezantimin e vlerave shqiptare në trojet rumune, një vend të rëndësishëm zë edhe revista Oglinda literara (Pasqyra letrare) e drejtuar nga shkrimtari Gjeorgje Neagu (Gheorghe Neagu) dhe ekipi i tij. Revista del në Fokshan të Moldovës dhe deri tani ka prezantuar dhjetëra poetë nga Kosova, nga Maqedonia, nga Shqipëria dhe nga diaspora shqiptare, që nga Kadareja e deri te autori i këtij shkrimi. Autorët e prezantuar i kemi përmendur në disa shkrime paraprake, duke e lënë vetveten, në shenjë të modestisë, pa e përmendur.
Kësaj radhe po bëhemi jomodest, për ta nxjerrë në pah faktin se derisa kompetentët tanë heshtin, rumunët dinë t’i çmojnë shqiptarët që japin kontribut për afirmimin e shpirtit shqiptar në gjuhën rumune. Kështu, pas nominimit të autorit të këtij shkrimi “Njeriu i Vitit 2001” nga Instituti Bibliografik Amerikan (ABI), këto ditë, në kuadrin e manifestimeve Zilele Ramnicului (Ditët e Rëmnikut) që u mbajt në Rëmniku Sërat të Moldovës, Ditën e Shën Mërisë (15 gusht), në Muzeun e Rëmnikut u mbajt Festivali i Kulturës Rëmnikane, me ç’rast, në prani të 40 poetëve nga Rumania, Basarabia dhe bota e jashtme, para një auditori të zgjedhur të cilin e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe nënkryetari i Bashkisë, u dhanë disa mirënjohje për veprimtarët e revistës Oglinda literara. Ndër ta, me një Diplomë të Shkëlqesisë për përkthime letrare u nderua edhe një shqiptar, autori i këtij shkrimi, i pranishëm që nga kjo ditë edhe në kolegjiumin e dy revistave me peshë: “Poezia” dhe “Carmina Balcanica”. Mirënjohjet i jep Këshilli i Rrethit Vrançea, Shoqata Kulturore Duliu Zamfiresku dhe Bashkia e qytetit të Fokshanit, ndërsa Diploma mban nënshkrimin e kryeredaktorit të revistës Oglinda literara, Gheorghe Neagu, Kavalier i Urdhrit Merita Kulturore për Letërsi në Rumani.
Revista Oglinda literara |
Mirenjohje legjendare per Shipkovicen |
Nga programi i manifestimeve në Rëmniku Sërat |
Diplome e Shkelqesise (per perkthime letrare) |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Dëshmi gjurmash shqiptare në trojet rumune
» Portrete krijuesish nga diaspora
» Baki Ymeri: Revistat rumune të vlerave shqiptare
» Baki Ymeri: Kosova me vlera të reja shqiptare në gjuhën rumune
» Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune
» Portrete krijuesish nga diaspora
» Baki Ymeri: Revistat rumune të vlerave shqiptare
» Baki Ymeri: Kosova me vlera të reja shqiptare në gjuhën rumune
» Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi