Adri Nurellari:Reintegrimi i veriut të Kosovës nëpërmjet zhvillimit
Faqja 1 e 1
Adri Nurellari:Reintegrimi i veriut të Kosovës nëpërmjet zhvillimit
Adri Nurellari
Reintegrimi i veriut të Kosovës nëpërmjet zhvillimit
botuar tek gazeta Shqip
Mbizotërimi i mentalitetit të forcës dhe sigurisë lidhur me veriun ka bërë që sot të shpërfillet dhe anashkalohet rëndësia e zhvillimit ekonomik për reintegrimin. Eshtë e vërtetë që shumë serbë të veriut që kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë me Prishtinën janë kërcënuar nga paramilitarë të drejtuar nga Beogradi. Mirëpo përtej pasigurisë, instrumenti kryesor për kontroll i Beogradit është punësimi dhe ofrimi i shërbimeve publike cilësore. Mbi 7000 serbë në veri të Kosovës s'kanë alternativë tjetër por jetojnë vetëm falë rrogave të Serbisë dhe për rrjedhojë mbijetesa e tyre ekonomike i bën njëherazi të varur politikisht prej vullnetit të Beogradit.
Opinioni publik duhet ta drejtojë presionin jo vetëm ndaj ndërkombëtarve që rrijnë duakryq buzë Ibrit, por edhe ndaj qeverisë, sepse çështja e integrimit është mbi të gjitha një çështje e qeverisjes së mirë. Anashkalimi i rëndësisë së zhvillimit ekonomik dhe përqendrimi i vëmendjes tek dimensioni i sigurisë, shërben si një alibi për të mbuluar paaftësinë e qeverisjes në Kosovë. Vështirë se mund të shndërrohen në besnikë të Prishtinës zyrtare, serbët e veriut, kur edhe vetë shumica shqiptare është thellësisht e zhgënjyer me elitën politike gjë që e tregon me pjesëmarrjen tejet të ulët në votime. Poashtu si mund të pritet që serbët e veriut të lidhen gjithnjë e më shumë me Prishtinën, kur vetë kosovarët janë të indinjuar me shërbimet pulbike që marrin nga qeveria e shkojnë me qindra çdo muaj nëpër spitalet e Beogradit.
Problemi i veriut nuk zgjidhet sikurse është bërë deri tani, duke garuar mes Prishtinës dhe Beogradit se kush po jep rrogat më të majme (shpesh ka njerëz që marrin rroga nga të dy palët) por duke e bërë popullsinë në veriu të pashantazhueshme ekonomikisht duke i dhënë hov zhvillimit ekonomik të zonës. Luajaliteti i qytetarit të veriut nuk duhet blerë me para të thata në dorë si me pasë qenë mercenarë, por fitohet duke e merituar. Situata aktuale e bën më të vështirë pajtimin dhe reintegrimin në të ardhmen se nga njëra anë serbët e veriut që shtien në dorë këto rroga pa shumë mundim bëhen gjithnjë e më cinik e pragmatist lidhur me pozicionimin e tyre kurse nga ana tjetër shumica e popullsisë kultivon xhelozi e mllef për këtë privilegjim. Pra mënyra më e mirë është që qytetarët e veriut të çlirohen nga kushtëzimi ekonomik i rrogavë që vijnë nga Prishtina apo Beogradi dhe të kenë një jetë ekonomike dinjitoze të tyren.
Kur flitet për varësi ekonomike, kuptohet që fillimisht qeveria e Kosovës duhet të zgjidhë sa më shpejtë problemin e qytetarëve të zhvendosur brenda territorit (IDP) sepse këta janë në situatën më të keqe dhe për rrjedhojë bien më lehtës pre e instrumentalizimeve politike dhe radikalizmit. Qeveria e Kosovës duhet të rindërtojë nëpër mbarë Kosovën sa më shpejtë shtëpitë e mbi 7000 serbëve që i përkasin kësaj kategorie e që kanë pas lëvizur prej jugut në veri, në mënyrë që këta të kthehen e të jetojnë rehat në vendlindjen e tyre. Duke gjetur kështu një zgjidhe permanente e duke mos ngelur peng i vazhdueshëm i projekteve të Beogradit apo bujarisë së ndërkombëtarëve . Po kështu qeveria e Kosovës duhe të hyjë në bisedime me Kroacinë me ndihmën e vendeve partnere në mënyrë që të mundësohet riatdhesimi në Krajinë e Sllavoni e atyre qindrave banorë serbë që janë sjellë në Kosovë gjatë luftës në Kroaci por që tani kanë ngecur në veri.
Për t'i dhënë fund varfërisë qeveria duhet të bëj çmos të rimëkëmbë industrinë minerare të veriut si dhe infastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Në mënyrë të koordinuar me donatorët mund të nxitet gjithashtu edhe hortikulturën, akuakulturën, blegtorinë dhe agroturizmin. Tjetër mundësi investimi janë banjat termale në Vernic të Leposaviqit dhe Banjskë të Zveçanit ose dy hidrocentralet e veriut, ai i Bajskës në lumin e Banjskës dhe ai i Batares në Bistricë të cilët së bashku kushtojnë më pak se 3.5 milionë euro. Retorika e zbrazët dhe patetike për Mitrovicës duhet t'i lërë vendin veprimit konkret dhe një hap i arsyeshëm do të ishte shndërrimi i qytetit në zonë të lirë ekonomike dhe ndërtimi i një parku industrial si ai i Drenasit për të tërhequr investime. Qytetarëve të veriut iu duhet dhënë mesazhi që Prishtina është shumë e përgjegjshme për fatin e tyre duke ndërmarrë nisma për të inkurajuar industritë që kanë potencial në veri si ajo e përpunimit të drurit, prodhimit të inerteve të ndërtimit apo e përpunimit të mallrave bujqësore dhe qumshtit. Në këtë mënyrë qytetarët e veriut do mund të jenë të integruar dhe ndërvarur ekonomikisht në mënyrë të natyrshme me pjesën tjetër e Kosovës dhe do mund të veprojnë mbështetur në ndërgjegjen dhe vullnetin e tyrë të lirë e jo bazuar në përllogaritjen taktike të rrogave.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adri Nurellari:Demistifikimi i frikës për veriun e Kosovës
» Adri Nurellari:Lufta kundër teknokracisë
» Adri Nurellari:A vepron kështu një opozitë dinjitoze?
» Adri Nurellari:Zgjidhja përfundimtare për procesin e numërimit
» Adri Nurellari: Shkombëtarizimi i shqiptarëve dhe roli i komuniteteve fetare
» Adri Nurellari:Lufta kundër teknokracisë
» Adri Nurellari:A vepron kështu një opozitë dinjitoze?
» Adri Nurellari:Zgjidhja përfundimtare për procesin e numërimit
» Adri Nurellari: Shkombëtarizimi i shqiptarëve dhe roli i komuniteteve fetare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi