Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj:QIRINJTË E SHPRESËS!

Shko poshtë

Lediana Kapaj:QIRINJTË E SHPRESËS! Empty Lediana Kapaj:QIRINJTË E SHPRESËS!

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 25, 2011 10:29 pm

Lediana Kapaj:QIRINJTË E SHPRESËS! 250764_219109054785642_118736901489525_866659_5805132_n
Lediana Kapaj:QIRINJTË E SHPRESËS! 168769_188645581165323_118736901489525_652725_1099932_n
Lediana Kapaj:QIRINJTË E SHPRESËS!

Jam menduar shumë gjatë pas një mesazhi që nisa në eterin e heshtur drejt një grope të zezë ku vritet e përgjakur drita e shpirtit të një nëne. Verbuar nga lotët, një çast përbuza veten. “Kaq poshtë paskam rënë!”
Ndjeva lodhje. Lodhje nga lotët e pendimit. Lodhje nga kujtimet e akullta. Lodhje nga shpresat pa krahë. Lodhje nga të qenit grua! Lodhje nga lodhja e mërgimit! Lodhja nga nga tradhëtia!
Nuk kam qënë unë ajo që kam shkruar, por hija e dëshpërimit tim të pamerituar që as vetë s’e di si ka mundur të hyjë vjedhurazi nga e vetmja dritare që kisha lënë hapët, ajo e dashurisë së amëshuar, ku kanë të drejtë të hyjnë vetëm ëngjëjt e bardhë.
Më vodhën qetësinë dhe fala! Më vodhën kohën dhe heshta. Më vodhën djersën, bleva tjetër. Më vodhën dashurinë dhe klitha! Ja, këto do ketë menduar dora ime kur mëshoi mbi tastiera dhimbjen e gjallë dhe shkroi gjatë, jo për tu hakmarrë, por për t’Ju lutur Zotit që të falë ata që kanë sy, por nuk shohin diellin. Ata që kanë vesh, por s’dinë të dëgjojnë këngën. Ata që kanë zemër, por s’dinë të ngrohen në zjarrin e saj. Ata që kanë vetëm gjymtyrë dhe s’kanë shqisa. Do ndez qirinj për atë që mbolli pemën e tharë të një nate në kopshtin e gabuar që di të rrit vetëm lule ylberi.
Unë jam nënë, jam grua që di të përkund jo vetëm ëndrra, por dhe embrionin e dashurisë në emër te jetës për të luftuar vdekjen, në emër të dritës për të djegur natën, në emër të ëngjëjve për të pështyrë djajtë. Por unë jam dhe njeri, lindur nga mëkati i mëkatit të bukur në shtratin e një shprese që puthje me agimet edhe kur retë e arnuara të jetës zbehnin buzëqeshjen.
Kam ecur në tunelet e ftohta të ditëve të shkurtra, deri sa dielli u bë glob në pikën e lotit që shkriu dhe akujt e frymëmarrjes. Shenjat e plagëve të udhëve të ngushta unë i kam mbuluar me harresë, por sa herë retë e pabesisë mbarsen me vetëtima aq herë dhimbja çanë koren dhe rënkon pa kërkuar shpagë, por vetëm besë e mirësi.
Në shinat e profecisë së zemrës, në emër të dashurisë, harrova urtësinë e legjendës së vjetër: “ Nuk futet gjarpri në gji edhe kur ndërron lëkurën!” Mëshira nuk është virtut, por ves i njerëzve të dobët, i atyre që mendojnë se bota duhet të jetë si një sofër e madhe ku të ulen këmbëkryq, më parë nga të gjithë, ata, gjarprinjtë. Një nga këta jam dhe unë. Po, po, unë!
Vonë, (por jo shumë vonë) u kujtova se mbi këtë botë jemi përherë në rrokullisje të ëmbël, dehëse, lidhur në orbitën e besimit tranzit. Deri atëhere, kur u zgjova nga letargjia, kisha shkelur e sigurt mbi pasigurinë e ditëve më të bukura të jetës, duke mos parë gjurmët e shtrëmbra që mbusheshin me hije të ftohtë. Duke besuar në verbërinë e asaj që quhet flakë dashurie, dritë besimi, blerim shprese e detyrë jete! Veç rruga ime e lodhur ka qënë dhe mbetet e drejtë, por gjurmët (ah, gjurmët) do duan disa stinë sa të mbushen me pranverë. I mbyti një dimër i keq, veshur me pelerinë të kthjelltë, por brenda zvarriteshin gjarprinjë akulli që doni të kthenin në fosile edhe gjurmët e mia!
Lavdi Zotit që ka bekuar dhe stinë të tjera me begati, me dritë, me yje dhe hënë. Dhe unë e vrava dimrin e gjurmëve, tani gazi do ndez lastar dhe zogjtë do lexojnë partiturat e shpirtit tim, duke kthyer notat e lotëve në këngë. Mallkimi shkon tek mallkimi i mëkatarëve, unë jam Nënë, jam Grua. Zoti do më fal për vonesën dhe do më ndez qirinjtë e shpresës për të ndriçuar jo vetëm rrugën, por dhe për të ushqyer plagët e urta!
Vitet do vjelin stinët e moshës dhe unë nuk do i ul sytë para pasqyrës. Nuk do mallkoj, por do harroj se duhet harruar! E kam mbjellë shpirtin në tre krijesa që po rriten me aq dritë e dashuri sa kam frikë. Po, po, kam frikë nga lumturia që po më dhuron qielli dhe nuk di në do arrij t’ia shpërblejë. Brenda zemrës time gurgullon një ujëvarë e ëmbël jete që më duket si lisharëse ëndrrash dhe do përkundem në krahët e saj tërë jetën. Tërë jetën? Hahahahaaa! Po! Jeta ime tani rifilloi ndaj, nga maja e Olimpit të gëzimit tim klithmoj brohoritje: Lavdi Zotit!

© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi