Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:Shënohet 15 Vjetori i shkuarjes në amshim të njërit nga penat më të shquara të letërsisë shqiptare, Beqir Musliut

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:Shënohet 15 Vjetori i shkuarjes në amshim të njërit nga penat më të shquara të letërsisë shqiptare, Beqir Musliut Empty Sabit Rrustemi:Shënohet 15 Vjetori i shkuarjes në amshim të njërit nga penat më të shquara të letërsisë shqiptare, Beqir Musliut

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 30, 2011 7:17 pm

Sabit Rrustemi:Shënohet 15 Vjetori i shkuarjes në amshim të njërit nga penat më të shquara të letërsisë shqiptare, Beqir Musliut U1_SabitRrustemi

Sabit Rrustemi:Shënohet 15 Vjetori i shkuarjes në amshim të njërit nga penat më të shquara të letërsisë shqiptare, Beqir Musliut

BEQIR MUSLIU – EMBLEMA E LETËRSISË MODERNE SHQIPTARE

Sabit Rrustemi:Shënohet 15 Vjetori i shkuarjes në amshim të njërit nga penat më të shquara të letërsisë shqiptare, Beqir Musliut Beqir_musliu-2.252x346

Gjilan, 30 Maj 2011

Ashtu si dhe ishte paralajmëruar që në fillim të këtij viti, qershori do jetë muaji kur do realizohen dy projekte të mëdha letrare, nën autorësinë e Ars Clubit “Beqir Musliu” të Gjilanit dhe, mbështetur nga Kryetari i komunës së Gjilanit, z. Qemajl Mustafa dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në shenjë nderimi për njërën nga figurat më të shquara të letërsisë shqiptare, gjilanasin Beqir Musliu, i cili njëherësh është dhe emblemë e modernitet shqip në letërsi, do organizohet një Simpozium Letrar po në këtë temë. Kurse do jepet dhe Çmimi tashmë tradicional letrar “Beqir Musliu”, çmim që jepet nga viti 2004 dhe, kryesisht ju jepet shkrimtarëve që kanë arritur vlera të mirëfillta artistike në poezi, prozë dhe dramë gjatë karrierës së tyre letrare.
Sipas projekteve të Ars Clubit “Beqir Musliu”, kryetari i komunës së Gjilanit, z. Qemajl Mustafa , ka treguar një mirëkuptim të theksuar duke mbështetur shënimin e këtij përvjetori,.

Përmes një koordinimi me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, nëpërmes Ars Clubit janë propozuar dhe emrat për jurinë letrare për dhënien e Çmimit “Beqir Musliu” dhe, më pas, kryetari i komunës ka emëruar këtë vit, dr. Agim Vincën, Ramadan Musliun dhe Miradije Ramiqin, të cilët do vlerësojnë, duke marrë parasysh dhe nominimet dhe do përcaktojnë fituesin e sivjem të këtij çmimi, sipas Rregullores për dhënien e këtij Çmimi, ku fituesi do duhej të ketë rezultate të shënuara në fushën e poezisë, prozës dhe dramës.
Emri i fituesit të sivjem (sepse Çmimi tashmë është I përvitshëm) do publikohet me 11 Qersdhor 2011, kurse veprimtaritë nderuese – përkushtuese doorganizohen me 23 qershor (Simpoziumi letrar) dhe 24 qershor ( Akademia Solemne dhe dhënia e Çmimit).
Vlenë për t’u theksuar se referuesit tashmë janë përzgjedhur dhe madje kanë bërë dhe konfirmimin., krse të gjitha kumtesat e paraqitura në këtë Simpozium do publikohen në një numër ekskluziv të revistes letrare – kulturore AGMIA, e cila pritet të dal në prag të kësaj veprimtarie, e cila përpos afirmon dhe më tej një vlerë të dëshmuar letrare, nxjerr dhe vlera të reja të cilat i promovon përmes emrit të Beqir Musliut por, më esencialja, rilexon dhe mbanë gjallë në shpirtin lexues veprimtarinë e begatë të këtij shkrimtari i cili me punën dhe nagazhimin e tij krijues bëri që Gjilani të identifikohet me të drejt me emrin e tij.
Para kësaj veprimtarie, me 12 qershor 2011, në ditën e lirisë për Kosovën, Ars Clubi “Beqir Musliu”, mbështetur gjithashtu nga KK i Gjilanit, organizon Manifestimin e ri letrar m,e pretendime që të bëhet tradicional, “Trekëndëshin Poetik të Paqes”, me karakter rajonal, në Grykën e Karadakut, pikërisht në zonën e trekufirit Kosovë – Serbi – Maqedoni e, ku pritet të marrin pjesë shkrimtarë nga vendet fqinje, përkatësisht nga komunat që përkufizohen me Kosovën por, edhe më gjerë.

Ky takim rajonal i poezisë, ka për qëllim dhënien e mesazheve pikërisht nga një zonë që deri vonë ishte e militarizuar, aty, ku NATO solli pëllumbat e paqes, poetët do të t’i lëshojnë vargjet duke përquar edhe në këtë mënyrë një humanitet dhe faleminderim për të gjithë ata që ndihmuan në arritjen e lrisë, pavarësisë dhe demokracisë për Kosovën.
Të gjitha punimet e këtij Manifestimi, të cilat duhet të jenë të reja dhe të pabotuara më parë, do të përfshihen në revistën e Manifestimit po me këtë titull.
Për realizimin e këtyre veprimtarive, Ars Clubi “Beqir Musliu” tashmë ka koordinuar veprimet me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport. Prandaj dhe pret një pjesmarrje krijuesish si dhe artdashësish në këto evenimente që afrimojnë më tej të arriturat kulturore – letrare në Gjilan e më gjerë. Po, janë edhe një dëshmi se, institucionet tona, në projekte të tilla dijnë të qasen dhe të ndihmojnë këtë angazhim krijues e prezentues po, edhe përkushtues.

Për Ars Clubin
Sabit Rrustemi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi