Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan Empty Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 01, 2010 12:51 pm

Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan 41622_1563102666_9118_n

Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan

VJESHTA LETRARE E GJILANIT

Të shtunën, me 4 Dhjetor 2010, ora 17:00

Në Sallën e Vogël të Teatrit në Gjilan
...
Prezentohet romani më i ri i shkrimtarit Ibrahim Kadriu: GLORIA NË MES

Referojnë emra të shquar të kritikës letrare.

Mirë se vini
Ars Clubi "Beqir Musliu" Gjilan
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan Empty Re: Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 05, 2010 3:20 pm

„Ibrahim Kadriu: Pak fjalë dhe libra: Në fjalën e tij, shkrimtari Ibrahim Kadriu, tha mes tjerash se, në këso ambinete letrare, i rrethuar me miq krijues dhe artdashës, shkrimtari s’ ka dhe shumë fjalë por, merr obligime të reja, në përpjekjet e tija të përhershme për ta përmbushur misionin e tij. Ai tha fjalë miradije edhe për Ars Clubin “Beqir Musliu” dhe veprimtarinë e tij që, sfidon në këtë kohë fushata të shumta politike duke bërë një fushatë të vullnetit të mirë për librin . Shkrimtari Ibrahim Kadriu të pranishmëve ua dhuroi me autograme romanin e tij më të ri “Gloria në mes” si dhe Ars Clubit “Beqir Musliu” një serë ekzemplarë librash nga botimet e tija të fundit. Fragmente nga romani deklamoi e reja Samire Rexha e përcjellur nën tinguj të gitares nga Begatim Osmani. Vjeshta Letrare e Gjilanit si manifestim ka filluar nga 18 tetori i këtij viti dhe do përmbyllet pas një veprimtarie dy mujore, më 18 dhjetor me preznetimin dhe shqyrtimin e krijimtarisë letrare të shkrimtares Albina Idrizi.“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan Empty Re: Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 05, 2010 3:22 pm

„Thekse nga vlerësimi kritik i dr. Ali Aliut: Ibrahim Kadriu (1945) e ka filluar krijimtarinë letrare që në fund të viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar (Netët e Karadakut, poezi, 1969). Këtë rrugë e ka ndjekur në vazhdimësi dhe vazhdon të jetë i pranishëm në letërsinë shqipe, si autor poezish, tregimesh dhe romanesh. Shquhet sidomos në llojin e prozës së gjatë (mbi 15 romane), dhe me romanin më të ri “Gloria në mes”, Ibrahim Kadriu artikulon veprën më të realizuar në këtë lloj letrar. Ajo që vihet re si veçanti tematike në shkrimet letrare narrative të këtij autori, pra edhe me këtë rast, është informimi i pasur i realitetit tone të sotëm, i përditshmërisë,i ambientit dhe i rrethanave, i kontradiktave dhe sfidave të brendshme të tij, veçmas në rrafshin etik, historik dhe social. Ai e ka të lindur syrin që vëren të padukshmen për syrin e rëndomtë, mbase falë edhe përvojës së tij gati gjysmëshekullore publicistike të cilën vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht. Një faqe realiteti të tillë të ngjeshur, të fundviteve nëntëdhjetë (mund të thuhet – prania e jehonës së ngjarjeve historike të atyre viteve) shfaqet i gjallë edhe në rrëfimin e romanit, sidomos përmes dy personazheve kryesorë, Dilës dhe Bal Tuzit. Fragmentet që sjell autori nga jeta e tyre dramatike dhe tragjike, hedhin dritë të fuqishme mbi ngjarjet e kohës, sa te rezistencës ndaj dhunës, sa të katandisjes morale pas përfundimit të konfliktit, pas kthesës historike…“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan Empty Re: Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 05, 2010 3:24 pm

„Thekse nga vështrimi i prof dr. Mahmud Hysës: Ibrahim Kadriu, me romanin mё tё ri Gloria nё mes, i largohet tipologjisё sё romanit shoqëror apo historik, tё lëvizjeve e tё skenave masive, tё përfshirjes sё njё periudhe tё caktuar apo tё gjatё tё ngjarjeve historike apo shoqërore, tё njё personazhi apo tё ngjarjeve tё udhëkryqeve kombëtare, duke e sprovuar edhe tipin e romanit tё karakterit apo tё personazhit qё hyjnё nё tipologjinë e romanit psikologjik. Ështё fakt se pёrbirimi nё psikologjinë e personazheve ka qenё veçori nё secilin tip romani tё gjertanishëm tё këtij autori, kemi analiza tё holla dhe tё thella tё botёs sё brendshme qё motivojnë veprimet, pozitën, gjendjen, disponimin, reflekset e personazheve tё tij qё kёtё autor e bёjnё tё jetё i afërt edhe me romanin evropian. Megjithate, romani Gloria nё mes dallon nga tё tjerёt pse autori pёrqёndrohet dhe thellohet nё psikologjinë e tёrёsishme tё njё personazhi, ndriçon njё kompleks shumё tё rёndё psikik tё personazhit kryesor, tё Glorias, ate tё ikjes paranoike, tё pakёnaqёsisё ndaj çdo njeriu qё rastis ta takojё, tё refuzimit ndaj çdo gjёje qё i ofrohet. Autori kërkon qё pёrmes disa kontakteve ta zbërthejё njё nyje shumё tё fortё psikike tё Glorias dhe, duke e zbërthyer, mundohet ta aftësojё për jetё dhe ta inkuadrojё nё rrjedhat normale tё jetёs, pa tendosje, pa shqetësime, pa ankthe. Nё roman pёrvijohen disa tipare tё psikologjisё sё Glorias, veçmas karakteri dhe temperamenti, i pari shprehet pёrmes vendosmёrisё, qёndresёs, kёmngultёsisё,vullnetit, dhe i dyti pёrmes lëvizjeve,fjalёve, reagimeve, grimasave, fuqisё sё ndjenjës, konstantёs sё përgjigjeve, reagimeve konsekuente. Autori i qaset njё fenomeni tё veçantё tё psikologjisё sё individit: tё gërshetojё njё ngjarje tё rrallё po tё vërtetё me njё ngjarje fiktive, njё hamendje për diçka sikur tё ketë ndodhur, njё supozim i pabesueshëm dhe i pamundur duke krijuar nё letёrsinё tonё njё tip tё ri tё romanit psikologjik. Psikologjia si shkencё empirike i jep mundësi autorit qё botёn e brendshme tё personazhit kryesor ta shprehё nё mёnyrё eksplicite, duke demonstruar veprimet e saj pёrmes rasteve tё shumta qё ia ka shkaktuar shoqëria me psikopatologji seksualis tё cilat e kanë bёrё edhe Glorian njё tip me psikoneurozё. Ibrahim Kadriu, me romanin Gloria nё mes, mund tё thuhet se bёn njё kthesё nё tipologjinë e romaneve qё ka botuar gjer mё tani, ndërsa, nё letёrsinё shqiptare, u afrohet shumё pendave tё afirmuara edhe jashtë dimensionit kombëtar duke e arsyetuar ate qё ёshtё thёnё se ky roman “ёshtё njё rimarrje e re stilistike” edhe pse ngjyrimet psikologjike nuk i kanё munguar as romaneve tjerё, megjithёse tani kemi nё pro primo, njё fokusim tё ri qё besojmë se do tё vazhdojё edhe mё tutje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan Empty Re: Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 05, 2010 3:24 pm

„Në VJESHTA LETRARE E GJILANIT (4 dhjetor 2020) u prezentua romani më i ri i shkrimtarit Ibrahim Kadriu “ Gloria në mes” Ibrahim Kadriu, ky mjeshtër i rrëfimit Ars Clubi “Beqir Musliu”, në vazhëdën e manifestimit më të ri letrar në Kosovë, VJESHTA LETRARE E GJILANIT, në Sallën e Vogël të Teatrit në Gjilan, ka prezentuar para krijuesve dhe artdashësve, romanin më të ri të shkrimtarit Ibrahim Kadriu, “Gloria në mes”, botuar para pak kohe në Tiranë, nga Shtëpia Botuese OMBRA GVG, nën përkujdesjen e shkrimtarit dhe njëherësh redaktor i botimit, Petrit Palushi. Në këtë prezentim , të cilin kësaj radhe e udhëhoqi Nexhat Rexha, për shkrimtarin Ibrahim Kadriu, foli Sabit Rrustemi, ndërsa për romanin u paraqitën dy vështrime kritike, njëri nga studiuesi i shquar prof dr. Mahmut Hysa dhe tjetri, gjithashtu nga studiuesi dhe kritiku i shquar i letërsisë shqipe, dr. Ali Aliu,( në mungesë të të cilit , vështrimin e paraqiti Shqipe Haliti, albanologe). Thekse nga fjala e Sabit Rrustemit: Shkrimtari Ibrahim Kadriu troket dhe hyn në letrat shqipe, në vitin 1963, përmes revistës letrare Jeta e Re, që ishte një lloj Parnasi letrar i Kosovës, dhe një nxitje e madhe krijuese për ta pushtuar përmes artit. Fillimisht do ta sprovovë veten si poet. Netët e Karadakut, tregojnë jo vetëm identitetin e tij njerëzor por, edhe letrar. Ai, që në hapat e parë do merr me vete, imazhin e vendlindjes, si një letërnjoftim i pandashëm dhe do shetitë, do krijojë e do zbuloj krejt çka fshihet brenda atij imazhi. Dhe, jo vetëm përmes poezisë. Kah fundi i viteve shtatëdhjeta, ai do manifestojë moshën e pjekurisë dhe përvojën e tij krijuese, me romanet e para Pas kthimit e Kohë e të Korrave, të cilat do ta formësojnë si një romansier të përkryer me Kroi i Ilaçit. Kritika letrare e kohës, e cila do ta përcjell në vazhdimësi punën e tij krijuese, spikatë rrëfimtarin e munguar, i cili po vinte bujshëm, duke shpaluar mitet, legjendat dhe një serë ngjarjesh të ruajtura sirtarëve të pashpluar të këtij populli përmes një petku artistik, duke i futur gjithë ato pasuri shpirtërore të pashprushura brenda kopertinave edhe të një serë romanesh tjera, gjatë viteve tetëdhjeta e nëntëdhjeta. E kaluara e hidhur, gjithnjë përmes një aktualiteti që jetohej nëpër periudha e katrahura të ndryshme të këtij populli, do mbesin lajtmotivi kryesor i rrëfimtarisë së tij, me përplot ngjarje të bujshme, të dhimbshme por, të përballuara me dinjitet, qoftë përmes personazheve, qoftë edhe përmes penës krijuese të shkrimtarit. Anise, as gjatë kësaj kohe, shkrimtari Ibrahim Kadriu, nuk do të shkëputej nga dashuria e tij e parë, siç thonë poetët, poezia, ai, megjithatë do shpërthejë dhe me romane të tjera, duke u ngritur ndër romansierët më produktiv dhe më cilësor të letërsisë shqipe, me një élan të pashoq dhe në vitet e pasluftës. Nga romani i dokumentaritetit, siç u cilësua me të drejtë Kalorësi i Karadakut, ai do krijojë sagën e madhe të aktualitetit me romanin pauses Në Vajhall dhe, tash, i rikthehet romanit të karakterit apo personazhit me Gloria në mes, ku përfundimisht zë vendin e merituar në letërsinë shqiptare, si njëri ndër romaniserët më të shquar. Ky roman, ende pa u ftohur mirë nga makinat e shtypëshkronjës, u bë shënjestër e kritikëve të letërsisë, të cilët u magjepsën me krejt atë brum që fshihet mes këtyre kopertinave. Thënë pa modesti, shkrimtari Ibrahim Kadriu, pasuron më tej një traditë të begatë të vetë qytetit të Gjilanit, që i ka dhëne e po i jep letërsisë shqipe. Rrallë sot, gjenë tre emra në një qytet që, kaq besnikërisht dhe, në mënyrë shumë kualitative i kanë dhënë dhe e kanë ngritur prozën shqipe, këtu ku është. Këtu domosdo, e kam fjalën për Beqir Musliun, Musa Ramadanin dhe Ibrahim Kadriun, të cilët na dhanë monografinë më autentike e kësaj pjese të Kosovës.“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan Empty Re: Sabit Rrustemi:Njoftim nga ARS CLUB "Beqir Musliu" Gjilan

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi