Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndrroi jetë kirurgu duer artë shkodranë Dr.Mark Mirashi

Shko poshtë

Ndrroi jetë kirurgu duer artë shkodranë Dr.Mark Mirashi Empty Ndrroi jetë kirurgu duer artë shkodranë Dr.Mark Mirashi

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 30, 2011 9:28 pm

Ndrroi jetë kirurgu duer artë shkodranë Dr.Mark Mirashi

Ndrroi jetë kirurgu duer artë shkodranë Dr.Mark Mirashi Dr-Mark-Mirashi-2
Me daten 22 prill 2011 ndrroi jetë në moshen 82 vjeçare kirurgu duer artë shkodranë Mark Mirashi. Me rastin e varrimit te tij mbajti fjalen kirurgia shkodrane Dr.Zyliha Kraja.

Zonja dhe zoterinj,
Sot eshte nje dite e dhimshme per te gjithe ne, per Shkodren ne pergjithesi dhe per punonjesit e shendetesise se Shkodres ne veçanti, sepse ndahemi sot me nje mjek te shquar, i japim lamtumiren e fundit Doktor Mark Mirashit, kirurgut me duar te arta qe per nje gjysem shekulli dha nje kontribut te veçante dhe te pashlyeshem kudo ku ai sherbeu, por sidomos ne spitalin Jorgji Karamitri te Shkodres.
Doktor Mark Mirashi lindi ne nje familje zejtare te Shkodres me 15 mars 1949.Ne shkollen e Jezuiteve kreu 3 vite gjimnaz, per arsye ekonomike nuk e mujt me e vazhdue mesimet.Ma vone u hap shkolla e nates dhe atje vazhdoj dhe mori maturen.Ne vitet 1946-1947 ban nje kurs per infermier,ne spitalin e Shkodres te asaj periudhe .Punon infermier ne sanatorjum. Prej ketu shkon ne universitetin e Tiranes, ku mbaron studimet ne vitin 1960.Kryen edhe 2 vjen specializim per kirurgji te pergjithshme.Ne vitin 1962 e caktojne ne spitalin e Peshkopise.Ketu punon 10 vjet .Ne Peshkopi 3 vitet e pare ka qene vetem ai mjek , pastaj kane fillue me ardhe mjek tjere te specialiteteve te ndryeshme.Ne Shkoder ka ardhe ne vitin 1972, pati nje kariere 52 vjeçare te pasur,si mjek i shkelqyer ,si kirurg i pa shoq krah kirurgve te pa harruem doktor Mborjes,Ramiz Hafizit etj,pra dr.Mark Mirashi ishte me plot gojen nje patriark i kirurgjise ne Shkoder.Jane qindra dhe mijra paciente ne qarkun e Peshkopise dhe te Shkodres,qe u operuan nga duart e arta te mjeshtrit Mark Mirashi dhe qe ja dedikojne jeten atij.Jane mijra te tille qe sot kane dhimje dhe trishtim sepse vdiq kirurgu i shquar, mjeku i dashur dhe popullor.Nje nder ato qe trishtohem dhe ndiej dhimje te pashlyeshme jam edhe une, sepse pata nderin,pata fatin te punoj per disa dekada vitesh me Mark Mirashin dhe i jam mirenjohese per gjithe jeten per kete. Ashtu siç jane mirenjohes dhjetra mjeke qe punuan prane tij ,mesuan mjeshterine e kirurgjise prane tij dhe sot shquhen ne profesion fale edhe mesimeve he ndimeses se mjeshtrit Mark Mirashi.
I dashur dhe i shtrenjte doktor Marku, i madh dhe i pashlyem eshte deshprimi e dhimja per bashkeshorten tende fisnike dhe femijet tuaj te denje. I madh eshte deshprimi, e madhe dhimja edhe per ne koleget tu qe te deshen e te respektuan ashtu siç e meritoje. Por, ti le gjurme te arta ne profesionin tend dhe si njeri, si prind, si qytetar i denje i Shkodres. Kjo te ben te pavdekshem ne kujtesen tone. Kjo i ben familjaret e tu te jene krenar qe te paten prind,bashkeshort e baba.Kjo na ban edhe ne te gjithve, bile gjithe Shkodren krenare qe te njohem,qe punuam prane teje,qe mesuam prej teje. Prandaj, ashtu si gjithe Shkodra edhe ne te themi i paharruar do te ngelet kujtimi yt.
PUSHOSH NE PAQE NJERIU,PRINDI, KIRURGUI MADH I SHKODRES, MARK MIRASHI.
Dr.Zyliha Kraja
(Ky shkrim asht lexue ne momentin e vorrimit)
Publikoi http://kosova.albemigrant.com/?p=30000

http://kosova.albemigrant.com/?p=30000
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi