Baki Ymeri: Kush e bojkoton vrullin me të cilin ndërtohet Kosova si shtet
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Kush e bojkoton vrullin me të cilin ndërtohet Kosova si shtet
KUSH E BOJKOTON VRULLIN ME TË CILIN NDËRTOHET KOSOVA SI SHTET
Nga Baki Ymeri
Shoqëruar me fotografinë e monumentit të Bill Clintonit në Prishtinë, Oana Popescu (drejtoreshë programimi në Aspen Institute România), thekson në kuadrin e artikullit „Çka bojkotojmë. Vrrullin me të cilin ndërtohet Kosova si shtet.” (adevarul.ro, 26 maj 2011): „Bojkotimi nga presidenti Basescu o samitit rajonal të Varshovës, ku pritet të marrë pjesë edhe Obama, për shkak të pjesëmarrjes së liderit kosovar, risjell në diskutim opcionin rumun për mosnjohjen si shtet të entitetit Kosovë. FP Rumania tregoi kaf fundi i vitit të shkuar se si ndërtohet ishprovinca si shtet dhe si dështon Bukureshti duke mos marrë pjesë në ndryshimet në Ballkan.”
Autorja përshkruan në mënyrë realiste zhvillimet, respektivisht stagnimet e ekonomisë së Maqedonisë me 32% të papunësosë e të një tregu të zi me 20%, duke kaluar nga Maqedonia në Kosovë, duke e përshkruar sentimentin e historisë së saj të gjallë, me të rinjtë e buzëqeshur, me plagët e freskëta të luftës, me njerëz që dinë të bashkëjetojnë njëri me tjetrin e që dinë falin (me vështirësi!), me njerëz që dinë të ndërtojnë në vend që të shkatërrojnë, me njerëz tejet të gjallë, jashtëzakonisht të shoqërueshëm dhe mikpritës, me njerëz që e flasin anglishten, me ndërtime shtëpishë dhe autostradash, me ndërtesa të larta byroshë dhe apartamentesh, por edhe me një mungesë planifikimesh urbane e me çmime të larta apartamentesh, por me një strukturë fizike e dyfishuar nga ngritja e një shteti të gjallë.
Oana shkruan për efektin pozitiv të rritjes ekonomike si pasojë e përvojës që kanë përfituar njerëzit të respektojnë punën e organizuar e të disiplinuar, për energjinë e identitetit kombëtar të ripërfituar, për stimulimet e jashtme që ndikojnë për instaurimin e një demokracie autoktone e të mirëfilltë, edhepse Kosova ende nuk e gëzon luksin e merituar që e gëzojnë strukturat transatlantike, ndaj, thekson me notë pesimiste autorja „ajo që po ngjet atje më shumë shëmbëllen me një formë kolonizimi se sa demokratizimi”, apo më tej, „me gjithë përkrahjen amerikane dhe angleze, janë investitorë të panumërt që presin klarifikimin e situatës në nivel politik, siç thekson Wolfgang Ischinger, ishpërfaqësues i BE në Trojkën e negociatave mbi ardhmërinë e Kosovës. „Procesi është i gulçuar nga korupcioni dhe se nuk ekziston kurrfarë drejtimi koherent, ngase Kosova është e varur ekonomikisht nga rajonet tjera saqë do të arrijë të zhvillohet kur krejt rajoni do të nxirret nga goja e zezë në të cilën ndodhet”, mendon në anën tjetër norvegjiani Kai Eide, ishraportot për Kosovën i Sekretarit Gjeneral të OKB.
Sipas këtij autori rumun, avantazhi i parë është „zhvillimi i përgjithshëm i një vendi me dymilionë banorë pa fundamentalizma islamike dhe me simpati të fuqishme properëndimore”, duke e përshkruar cilësinë e transparencës dhe pasanikët e tranzicionit e të korupcionit, „si pasojë e së cilës përralla e dashurisë me Perëndimin mund të shndërrohet një ditë në oportunizëm apo ahmarrje kur BE do fillojë të humbë nga entuziazmi dhe durimi duke filluar të shprehë keqardhje për Kosovën si pasojë e mosprëmbushjes së kushteve në procesin e aderimit, shqiptarët duke mbetur ende tributarë të një trajtimi afektiv dhe viktima permanente që mund të ndjehen të tradhëtuar nëse nuk do të jenë edhe më tej të inkurajuar e ta përqafojnë ralisht relacionin me Europën dhe Amerikën (të rinjtë e sotëm kishin mosha kritike në kohën e pastrimeve etnike të Millosheviqit dhe ende kanë reflkese revendikative dhe konfliktuale).”
Edhpese e gjunëzuar nga bombardimet e NATO-s, e dyshimtë dhe e dobët për bashkëpunim me qeverinë proeuropiane, Serbia sipas autores është „çelsi i stabilizimit në rajon, e cila në krahasim me homologët shqiptarë, ua trefishon rrogat arsimtarëve mjekëve serbë për t’i inkurajuar që të mbeten në Kosovë. Resentimentet e krijuara janë të thella, ndërsa reakcionet kontraproduktive, ndaj disponimi i kohëve të fundit për kompromis me Beogradin duhet inkurajuar nga komuniteti ndërkombëtar, pa kurrfarë ndjenje të armiqësisë apo kushteve të favorizimit të njërës apo të tjetrës palë.”
Mospjesëmarrja e Basescut në samitin e Varshavës është një lajthitje politike dhe diplomatike e presidentit rumun, gabim që kanë filluar ta trajtojnë edhe analistë të ndryshëm në radio, shtyp dhe televizion (ndër të cilët edhe publicistët Bogdan Chiriac, Florian Bichir, Tiberisu Puiu etj.), e të cilën thonë se çështja e Kosovës nuk është identike me kërkesat e hungarezëve të Transilvanisë për autonomi territoriale në zemër të Rumanisë. Por Rumania? - pyet autorja. Pasi përmend se KFOR-in e kontrollojnë amerkanët, se EULEX-i është nstrument i BE, kurse trupat e OKB-së instrument për ta qetësuar Rusinë dhe Kinën, si dhe autoritetet lokale etj., autorja përfundon: „Rumania përmes përkrahjes dhënë Serbisë për mosnjohjen e Kosovës, mund të jetë një mediator në këtë drejtim. Sidoqoftë formula, madje edhepse mbetet një e mosnjohjes formale të shtetit, Bukureshti e humb në këtë moment mundësinë e të qenit një aktor relevant në rajon po qe se refuzon të punojë me Kosovën... Në kontekstin e hapave të ndërsjellë të negociatave serbo/kosovare, infleksibiliteti dhe mospjesëmarrja e Rumanisë në këtë proces esencial për BE, është për Bukureshtin një recidivë të cilës i mungon vizioni në politikën e jashtme.”
Nga 6 komentatorët e këtij shkrimi, FMI i parashtron pyetje autores „Çka përfituam nga implikimi i Rumanisë në Irak?”, autori i këtij shkrimi e përgëzon autoren duke ia përmendur faktin se Rumania u turpërua duke rrëshqitur si thiu në akull përmes dy sesioneve parlamentare kundër pavarësisës së Kosovës (2007, 2008), se më kot krenohesh se je demokrat apo pedelist në kohën kur praktikon politikën proruse të Iliescut i cili pat theksuar më 1992 se „Miqët më të mirë të Rumanisë janë Deti i Zi dhe Serbia”. Turp parlamentar dhe turp qeveritar. Qëndrimi antikosovar i Rumanisë është qëndrim antieuropian.” Dhe del në shesh Mihai Andrei, duke pallavraxhuar gjoja se „Kosova i përkiste dinastisë së fuqishme serbe nën emrin „Serbia e Vjetër”, duke ua mveshur shqiptarëve epitetin „musulmani” që krijokan gjithkund në botë trazira dhe violenca.”, dhe del përsëri në sqenë autori i këtij shkrimi duke ia mbyllur gojën komentatorit Andrei duke e konsideruar si një „bandit elketronik” që s’ka lidhje me historinë, që s’e din se pjesa dërmuese e shqiptarëve të Kosovës formalisht mbajnë emra myslimanësh, por gjaku i tyre është gjaku i Gjergj Kastriotit, gjak i krishterë, duke e konsideruar këtë shpifës si kultivues i ksenofobisë konfesionale, njësoj siç patën vepruar kriminelët e Mllosheviqit që e tmerruan botën me masakra mesjetare, me gjenocid, etnocid dhe holokaust, e me varre masive në Bosnjë e Kosovë, me krime lufte kundër kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, fakt për të cilin NATO dhe SHBA e bombarduan këtë shtet kriminal.
ORIGJINALI:
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi: Kush janë shtet-ndërtuesit e kush shtet-rrënuesit e Kosovës?
» Agim Vuniqi:Kush janë shtet-ndërtuesit e kush shtet-rrënuesit e Kosovës?
» Baki Ymeri: Kosova letrare në massmedian rumune
» Baki Ymeri: Kosova, Pal Sokoli dhe Gjaku i dashurisë
» Baki Ymeri: Doli në dritë Kosova letrare në Bukuresht
» Agim Vuniqi:Kush janë shtet-ndërtuesit e kush shtet-rrënuesit e Kosovës?
» Baki Ymeri: Kosova letrare në massmedian rumune
» Baki Ymeri: Kosova, Pal Sokoli dhe Gjaku i dashurisë
» Baki Ymeri: Doli në dritë Kosova letrare në Bukuresht
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi