Baki Ymeri: Kosova, Pal Sokoli dhe Gjaku i dashurisë
Faqja 1 e 1

Në kuadrin e biblioteksë Albanezul, duke patur për këshilltar të librit Dr. Xhelku Maksutin, këto ditë e pa dritën e botimit në BukureshtGjaku i dashurisë, një vepër e re e Pal Sokolit, poet shqiptar me origjinë nga Kosova. Ky libër, në përkthim të autorit të këtij shkrimi, del në dritë në bashkëveprim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksinë e revistës Shqiptari. Librit i paraprin një medalion estetik i Din Mehmetit dhe strukturohet në dy kapituj. I pari me poezitë e tij në gjuhën rumune, dhe i dyti me një cikël poezishë në gjuhën gjermane. Një vepër briliante që u kushtohet vëllezërve të tij, Filipit, Simonit, Kristës, Gjergjit dhe Kastriotit, si dhe motrës, Pashke, të martizuar për lirinë e Kosovës më 27 prill 1999, në Meje. Gjithashtu kjo vepër i dedikohet edhe kujtimit të nënës sime Trashes, që ndërroi jetë pa ua parë as varret.
Vargjet e Palit janë prezantuar edhe në revistën Impact literar, dhe në to rrezaton buzëqeshja e luleve me metamorfozën e gjakut të dashurisë, me rituale këngësh, me xixëllonjat e kopshtit, me lojë eshtrash, me kryëqizimin e ironive, me skenografi lakuriqe. Në vargjet e tij vërshojnë hijet e fjalës, bekimi dhe buzëqeshja, fluturimi, hëna e plotë dhe dhembjet e natës, lindja e vonuar dhe dhembjet e lindjes, korbi i uritur dhe dashuria e vjetër, malli ndaj Kosovës dhe martirëve të Saj. Autori inspirohet duke u kushtuar vargje atyre dëshmorëve të Pavarësisë, Gjergjëve, Katedrales së Këlnit, Detit Jon, Krishtlindjeve etj. Përndryshe, Pal Sokoli vjen në gjuhën rumune nga Radoniqi i Gjakovës. Ka studjuar Filozofinë dhe Sociologjinë në kuadrin e Universitetit të Kosovës në Prishtinë. Shkruan poezi që nga mosha e adoleshencës, duke botuar në periodikun letrar që nga vitet e ’80-ta. Shkrimet e tij defilojnë në revistën studentore "Bota e re", "Zëri i rinisë", "Etja", "Fjala", "Rrezja", si dhe në revistën letrare "Shtigje" të Klubit letrar "Gjon Nikollë Kazazi" në Gjakovë.

Pal Sokoli ka shkruar disa recensione librash dhe ka qenë anëtar aktiv në grupin dramatik "Emin Duraku" të Gjakovës. Disa dorëshkrime poetike i qenë sekuestruar nga policia serbe në vitet 1991/92/93, kur u burgos me veprimtarët e grupit të ashtuquajtur "Grupi i priftit". Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Wuppertal të Gjermanisë. Bibliografi letrare: "Kambanë e pëlcitur dhembja", poezi, (Doruntina, 2005) "Asht e gjak Arbërie", antologji e 12 shkrimtarëve në mërgim, bashkautor me poetin Martin Çuni-Antoni (Doruntina, 2007), “Unazë gjaku” (Klubi letrar "Gjon Nikollë Kazazi", Gjakovë, 2008). Për veprimtarinë e tij është prezent në librat “Olimpi Shqiptar”, “Shekulli i martirizimit”, “Përkushtime”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (aktualisht sekretat i saj). Redaktor dhe recenzent i disa librave si dhe anëtar i disa redaksive te ndryshme kulturore virtuale dhe i revistës letrare "Muza shqiptare", organ i LSHAKSH në Gjermani.
Poezi e mesazhit dhe dashurisë që duhet të kultivohet
Poezia e Pal Sokolit është poezi e dhimbjeve të mëdha. Kjo dhimbje që derdhet këtu është shkaktuar nga lufta e fundit e Kosovës, e cila e përgjaku Kosovën, duke pasur si qëllim përfundimtar vrasjet, djegiet dhe pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga tokat e tyre. Kjo ishte një tragjedi e paparë ndonjëherë për nga urrejtja, fanatizmi, egërsia e barbaria që treguan forcat serbe. S’ është çudi, pra, që kjo poezi del nga thellësitë e shpirtit të poetit me tone të theksuara dhimbjesh, si kujtim i tmerrit i ngarkuar me riga të ngrohta lotësh, të cilët nuk shfaqen haptazi, në mënyrë transparente, po rrjedhin vazhdimisht në brendinë e poetit si një elegji e përjetshme pikëllimi për atë që ndodhi në Kosovë. Autori kishte arsye për të shkruar një poezi të këtillë, kur dihet se lufta ia mori pa të drejtë gjashtë anëtarë të familjes, duke ia djegur e pjekur, duke ia shkretuar plëng e shtëpi vetëm pse ishin shqiptarë.
Përkundër këtyre të bëmave, pra kësaj barbarie, poeti Pal Sokoli nuk shpreh urrejtje ndaj askujt, madje as ndaj vrasësve më të egër, por përshkruan pasojat që shkaktuan ata. Gjeste të këtilla bëjnë vetëm poetët e mëdhenj të kësaj bote, të cilët dashurinë ndaj njerëzimit e kanë shumëfish më të madhe e më të fuqishme se sa urrejtjen. I këtillë është Pal Sokoli, dhe për nga natyra e këtillë është edhe poezia e tij, të cilën duhet shikuar jo si jashtësi, por si brendësi. Vlerat artistike shihen në thellësinë dhe brendësinë e saj. Pal Sokoli i ka ikë folklorit politik në poezi, i cili do ta bënte pa vlerë artistike atë. Andaj, poezia e tij vjen si vjen si mendim i ngjyrosur me ndjenja tragjike, për gjithçka që ka ndodhur rreth tij në të kaluarën dhe në të tashmen. Poeti i ka shprehur kujtimet e veta dhe në këtë mënyrë bëhet më i sinqertë, më i afërt dhe më i dashur. Pikërisht kjo arritje e poetit konsiderohet si vlerë, të cilën duhet ta shkrijë në vete poezia e vërtetë.
Mbase nuk teprohet nëse përforcohet mendimi dhe bindja se poezia e autorit Pal Sokoli rrjedh pikëllim, trishtim, por edhe optimizëm, e dashuri ndaj njerëzve dhe atdheut, i cili s’ është ky i copëtuar në kufij politikë, por atdheu i natyrshëm i shqiptarëve, atdheu të cilin e kanë projektuar me penë dhe gjak brezat e shqiptarëve gjatë historisë. Poeti është krenar kur flet për këto përpjekje të luftëtarëve të devotshëm të lirisë. Ai, si rilindësit, kthehet në të kaluarën, duke i shprehur vlerat kombëtare me qëllim që të ndikojë te bashkatdhetarët e vet, t’iu ndihmojë atyre me shembujt e trimave të dikurshëm, që t’i çojnë idealet e veta më tej. Poeti përshkruan rrugën e vështirë nëpër të cilën eci populli ynë gjatë historisë për ta fituar lirinë dhe pavarësinë.
Lirika e Sokolit është një zjarrishtë e mendimeve dhe ndjenjave të poetit, një zjarrishtë që qëndron gjithmonë ndezur thellë në qenien e tij. Është një plagë e hapur që pikon vazhdimisht përbrenda. Ajo që e bën këtë poezi më të afërt me lexuesin, më intime, është nostalgjia e poetit ndaj prindërve që i kujton nga mërgimi. Në këto raste ai do të shprehë dashurinë e madhe si mërgimtar ndaj Kosovës në përgjithësi dhe vendlindjes në veçanti. Ndër poezitë më të suksesshme të kësaj natyre ku shprehet dashuria ndaj prindërve është padyshim poezia “Nënat”, ku poeti në mërgim digjet nga malli i madh që e ka marrë për Kosovën: Nënat na mbjellin/ Ca lule me duar të praruara/ Jetën na zbukurojnë// Me duart e vet/ Na japin atë/ Çka na merr jeta. Dashuria dhe nostalgjia e poetit për Kosovën është shumë e madhe. Ajo nuk mund të krahasohet me asnjë dashuri tjetër. Ndoshta mërgimi, kjo plagë e keqe për shqiptarët, i ka bërë shumë të ndjeshëm ndaj atdheut të tyre, Kosovës: U bëra pelegrin/ Dhe gurë u bëra/ Duke thirrur Kosovë/ Me gjurmë lotësh në sy.
Poezia e Pal Sokolit, është interesante jo vetëm për nga temat që trajton, por edhe për nga forma dhe përmbajtja. Kjo bëhet më e pranueshme falë figuracionit poetik që përdorë poeti, i cili ia shton vlerën artistike. Ky figuracion i ka dhënë mundësi poetit t’i shprehë të gjithë fshehtësitë që i mbanë në shpirt ndaj objekteve që përshkruan. Figuracioni i tij del paksa i zemëruar, ndoshta për shkak të rrethanave jetësore të imponuara nga jashtë. Në këtë poezi autori ka përdorur figura tradicionale, por nuk mungojnë as ato moderne shumështresore, që u japin vjershave një dimension të ri. Shprehjet metaforike që ia shtojnë vlerën kësaj poezie janë: fushat e Kosovës rrisin lule lotësh, rrudhat ma kanë kapluar ballin, eshtrat tua dorëza lahutash, varrin ta ruajnë legjendat, ëndrrat e djegura, lëndina e pikëllimit, dielli trason rrugën, era përkëdhel lotin, cicërima në erë rigon dritë të etur, zog që fluturon kah shpirtrat, gurët e varreve këndojnë himnin, kambanat pëlcasin nga zjarri i fitoreve, etj.
Këto figura të bukura ia kanë lehtësuar punën poetit për ta shprehur plotësisht atë që ndjenë, pra të veçantën e objekteve që përshkruan. Metaforat e këtilla përbëjnë bukurinë e gjuhës e cila pjellë vargje të skalitura në pikëpamje artistike. Këto figura bindin se Pal Sokoli ka sens për ta gjetur figuracionin e veçantë që poezinë e bën të bukur. Pali dallohet me një ndjeshmëri të theksuar ndaj ngjarjeve të mëdha e të vogla, të sotme apo të shkuara. Nga poezia e tij rrjedh një mesazh i madh, dashuria që duhet të kultivohet ndaj atdheut, ndaj figurave të rëndësishme historike, ndaj luftës së drejtë që bëri populli ynë për ta fituar lirinë e vet, dashuria ndaj prindërve dhe vendlindjes, në këtë poezi ka humanizëm njerëzor që e bën atë më të afërt, më të domosdoshëm për t’u kënaqur me vlerat e saj artistike. (Din Mehmeti)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Gjaku i viktimave në themelet e pavarësisë
» Baki Ymeri: Nata e tingujve të dashurisë
» Baki Ymeri:MAGJIA E KRISHTËRIMIT DHE DRITA E DASHURISË
» Baki Ymeri:Revista Kosova në numrin e saj të dytë (2010)
» Baki Ymeri: Magjia e Krishtërimit dhe drita e dashurisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi