Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drita Krasniqi:Mark o vlla stë harron motra

Shko poshtë

Drita Krasniqi:Mark o vlla stë harron motra Empty Drita Krasniqi:Mark o vlla stë harron motra

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 03, 2011 12:52 am



Drita Krasniqi:Mark o vlla stë harron motra 251382_190566690996158_100001284851546_573648_3066634_nDrita Krasniqi:Mark o vlla stë harron motra 211526_100001284851546_2021182_n


Drita Krasniqi:Mark o vlla stë harron motra
(Kushtuar vllaut tim Mark Krasniqit që vdiq i ri në Lucern të Zvicres në vitin 2004)


Koka se çmë therri e zemra më thumboi,
...
Kto plagët e mia një lajm mi lëndoi,
Gjashtë vite pa e pa, Markun vllaun tim
Më vdiq sa i ri, jeta plot trishtim!

U ngrys qielli e u prish moti
E u derdhë loti si lum,
Marku im i miri motres
Lumturia më mori fund.

Mark o vlla sa shumë t´kam dashtë
Pa Ty keq kam me jetu,
Ishe bir i Dardanisë
Te dy krahët mi ke tha mu.

Ti o vlla i bukuri i motres
Ishe i fjalës e i triminisë,
Trim mbi trimat të pat motra
O fjalbukri i shqiptarisë.

Jam ulë n´prag të derës vlla
Se hija jote më vjen mbrapa,
Qysh se vdiqe e na le
Asnji ditë të lumtur s´pata.

Na le dy motra e nji vlla
Më kurr Ty mos me të pa,
Vllaun e vogel e ke pikllu
Kurr Ditelindje më ska festu.

I le tri vajza si lulkuqe
Si do të bëhen pa Ty nuse?
Si të vishen n´vel të bardhë
Pa u thënë babi rrugë e mbarë?

Do të shkojn vite e do t´shkojnë mote
Stë harron Ty motra jote,
Varre tona anë e mbanë
Në kurbet eshtrat po i lame!

Më 2.06.2011
Itali
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi