Nue Oroshi: Një Kujtim për Profesor Jetullah Islamin në 12 vjetorin e rënjes heroike
Faqja 1 e 1
Nue Oroshi: Një Kujtim për Profesor Jetullah Islamin në 12 vjetorin e rënjes heroike
Një Kujtim për Profesor Jetullah Islamin në 12 vjetorin e rënjes heroike, në vend të vendosjes të një buqete me lule pranë varrit të ti.
(DISA TIPARE KARAKTERISTIKA VEÇORI DHE CILSI QE I KISHTE HEROI I KOMBIT PROFESOR JETULLAH ISLAMI)
Nga Mr.sc. Nue Oroshi
Njerëzit e mëdhenj në jetën e tyre sublime të gjakimit për jetë gjatë shtegtimitë te dritjetës, deri në shtegtimin e dritvdekjesë, veçohen me tipare, cilësi, atdhedashuri, flijim për te vërtetën, sakrifikimë për të drejtën e kombit dhe atdheut. Njëri ndër njerëzit e mëdhenjë të kombit hynë edhe atdhetari, mësuesi, profesori, edukatori dhe komandanti i UÇK-së profesor Jetullah Islami. Prandaj në këtë përkujtim të dymdhjetvjetorit të rënjes heroike të profesor Jetullah Islamit, do të ndalem vetëm te disa tipare, veçori, cilësi, qe i kishte atdhetari Jetullah Islami.
Atdhedashuria
Atdhedashuria ishte njëra ndër tiparet kryesore te Jetullah Islamit. Ai qyshë herët u vue në shërbim të kombit, rrugën e vazhdoi gjithnjë duke i shërbyer kombit dhe atdheut, pa ndonjë përfitim personal por vetëm me sakrificë dhe vetëflijim, deri sa më 2 qershor 1999 ra në altarin e dëshmorëve të kombit, dhe ju bashkangjit karvanit të heronjëve të tokës Arbërore, duke mbetur në panteonit e shenjët kombëtar.
Besa dhe Burreria
Profesor Jetullah Islami i takonte plejades së burrave të kombit, i cili kishte tiparët e besës dhe burrërisë, ishte fjalë pak por punë shumë, nuk rrahte gjoks por kryente punë, ishte i saktë, preçiz dhe çdo gjë që e bënte e bluante, e mendonte dhe më pas nxirrte përfundimin e vetë logjik, pa u ndikuar nga thashë e thenatë, pa u ndikuar nga shtegtarët amater te veprimtarisë kombëtare, por me burrëri të pashoqe ju dilte punëve në krye. Jetullahu ishte i fjalës dhe i besës. Nuk hezitonte që aty për aty, ta thoshte të vërtetën qoftë ajo edhe e hidhur për bashkbiseduesin, por atë që e thoshte e thoshte me fakte, me forcën e argumentit, këtë ja mundësonte edhe profesioni prej historiani, se gjërat duhet të thuhen drejtë, edhepse e drejta shpeshherë vret.
Edukimi
Jetullah Islami kishte një edukatë të pashoqe,aji shpeshëher të rinjët i këshillonte, mundoheji tju tregonte rrugën e vërtet.Puna me fëmijë i kishte mbeturë peng nga Kosova prandaji aji edukoji edhe fëmijët e mërgimtarve shqiptarë me përkushtim,duke punuar dhe mësuar fëmijëve mërgimtar,për historin kombëtare shqiptare,dhe gjeografin e atdheut, gjeografi që për profesor Jetullah Islamin nukë kishte kufi,administrativë të vendosur me dhunë por aji fëmijët i mësonte, për Tiranën e Prishtinën, Shkodrën, Malsinë e Dukagjinin, Drenicën e Llapin, Shkupin e Prizrenin, Shqipërinë e Kosovën, Çamërin e Iliriden, me një fjalë ai fëmijëve ju mësonte historinë dhe gjeografinë e atdheut, pa e penguar kufijtë administrativë dhe telat me gjemba të vendosura në fundshekullin e kaluar.
Ideologjia e Profesor Jetullah islamit
Profesor Jetullah Islami ideologji e kishte atdheun, ndërsa idol Bashkimin e Kombit. Ai thoshte, citoj “Merre cilin do shqiptar nga të gjitha viset etnike shqiptare, ai do të jetë për bashkimin e kombit, por këtë bashkim po e pengojnë, rrethanat historike që po kalon kombi ynë”.
Përjetsia
Profesor Jetullah Islami mbeti në histori, për vetflijim, heroizëm, atdhedashuri, tipare që e përcollën prej lindjes, rritjes, burrerimitë e deri në pavdeksi. Veprimtaria e gjatë kombëtare dhe rënja heroike, i sollën përjetsinë. Brezat në të ardhmen përmes shembullit të t’i do të mësohen se si duhet te punohet dhe vdiset për atdhe. Shkolla e fshatit Dyzë e cila ishte ndërtuar në tokën e tij, që e kishte lëshuar pa asnjë kompenzim, e mori emrin e profesor Jetullah Islamit. Bashkfshatarët në vendin e rënjesë heroike i ndërtuan një lapidar në shenjë respekti dhe kujtimi, ndërsa qyteti i Prishtinës emëroi një rrugë me emrin e tij. Nuk e harruan as bashkveprimtarët e tij në mërgim. Ku tani e shtatë vite me radhë, e zhvillojnë veprimtarinë kombëtare “Shoqata Kulturore Shqiptare Jetullah Islami”, me seli në Kiel të Gjermanisë që udhëhiqet nga Kolegët e Jetullah Islamit, Avni Bilalli, Xhevdet Hakaj, Isa Imeri, Fehmi Bahtiri, Nue Oroshi, Sefedin Shosholli, Remzi Igrishta dhe shumë të tjerë. Përkundër këtij përjetësimi mungon edhe diçka. Mungon një lapidar përjetësie, një Monografi për arsimtarin, profesorin, intelektualin,Komandantin e UÇK-së, dhe atdhetarinë i cili çdo gjë shkriu për shqiptarizëm, Shqipëri Etnike e bashkim Kombëtar, që shqiptarët të jetojnë të bashkuar ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë.Dhe derisa po e përfundoj së shkruari këtë Kujtim për Profesor Jetullah Islamin në 12 vjetorin e rënjes Heroike, në vend të vendosjes të një buqete me lule pranë varrit të tij, në mendje më sillet takimi i fundit me profesorin e nderuar një ditë para se të nisej në frontin e luftës, dhe porosia e tii, ‘’nëse shpetoj do të kujdesem që në Kosovë gjërat të shkojnë mirë e mbarë, por kjo ësht luftë e në luftë vriten luftëtarët, por unë po shkoj me vetdije të plotë dhe i përgatitur për të dy variantet’’ - me tha profesori Jetullah Islami. Derisa ai u përjetsua në legjendë neve na mbetet ta kompletojmë përjetsinë e profesor Jetullah Islamitë me një Monografi ku do të shkruhet
për veprimtarinë e tij kombëtare gjatë shtegtimit të dritjetës, e deri në rënjen heroike ku mbeti legjendë e trimërisë, mençurisë, e urtisë, dhe zuri vendë të merituar në altarin e shenjtë kombëtar.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Tubim përkujtimor në dhjetëvujetorin e rënjës heroike të Harun Bekës dhe Rrahman Tafës
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e përkujtimit të trembëdhjetëvjetorit të rënjes heroike të Komandantit të Brigadës 121-"Kumanova" të UCK-së, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dëshmorëve të kësaj Brigade
» Agim Gashi: Në shenjë rrespekti përkujtoj 10 vjetorin e rënjës së heroit - Komandantit Sali Çekaj
» Agim Gashi: Në shenjë rrespekti përkujtoj 10 vjetorin e rënjës së heroit - Komandantit Sali Çekaj
» Hajdin Islami: Është përkujtuar në 10-Vjetorin e rënies heroike dëshmori Mr.inxh. Lutfi Musiqi
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e përkujtimit të trembëdhjetëvjetorit të rënjes heroike të Komandantit të Brigadës 121-"Kumanova" të UCK-së, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dëshmorëve të kësaj Brigade
» Agim Gashi: Në shenjë rrespekti përkujtoj 10 vjetorin e rënjës së heroit - Komandantit Sali Çekaj
» Agim Gashi: Në shenjë rrespekti përkujtoj 10 vjetorin e rënjës së heroit - Komandantit Sali Çekaj
» Hajdin Islami: Është përkujtuar në 10-Vjetorin e rënies heroike dëshmori Mr.inxh. Lutfi Musiqi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi