Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me rastin e ditlindjes se poetes:CIKËL POETIK NGA SUZANA ZISI

Shko poshtë

Me rastin e ditlindjes se poetes:CIKËL POETIK NGA SUZANA ZISI Empty Me rastin e ditlindjes se poetes:CIKËL POETIK NGA SUZANA ZISI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 06, 2011 9:16 pm

Me rastin e ditlindjes se poetes:CIKËL POETIK NGA SUZANA ZISI 251055_214368478597029_100000716346990_682099_1369283_n


Me rastin e ditlindjes se poetes:CIKËL POETIK NGA SUZANA ZISI

ËNDËRR ...

Mbrëmë,
gjithë natën isha me ty...
T’i këputa venat…
T’i zbërtheva eshtrat…
T’i gjakosa flokët…
Të putha në sy.
Mbrëmë,gjithë natën,
isha me ty.
Por, në mëngjes,
s’munda të të rikrijoja…
S’më dilnin gjymtyrët.
S’më mjaftonin flokët.
Buzët e kafshuara,
fytyra e plogët.
Dhe, ika…
Ika, mora malet.
Zjarri, që kam brenda,
as shuhet..as falet...!!!

DASHURIA JU KA HARRUAR

Mos e kërkoni
puthjen!
s’keni për ta gjetur.
Këtu,thellë e kam tretur.
Mos e kërkonindjenjën,
kyçur në shpellën e mungesës.
Mos e kërkoni arsyen.
Shtatë pashë nën dhe, ka mbetur…
Mos e kërkoni moshën!
Me zeroe kam shumëzuar.
Mos e kërkoni dashurinë!
Ju ka harruar..

M’I MORI ERA...

Rrënqethjet,
e mëngjesit të brishtë.
klithjet,e pasioneve të ndaluara.
Lotët,e fëmijërisë së largët
pendesën, për “fajet” e shkuara.
Ecejaket, në kërkim të shpirtit
alegorinë, e telefonatave të ndërprera.
Letrat ,që dot s’i shkrova…
m’i mori era


NGA SYTË E TU

Nga sytë e tu,
buron një dritë e mirë.
Kjo dritë, ka kohë
që më mungon…
Më duket vetja
shkretëtirë,dhe ti,
oaz,që më tundon.
Jemi kaq larg…!
(ndonëse dy hapa)
Mos e zgjat
dorën me ngurim,
se digjem, digjem porsi flaka,
dhe, mbetet veçse, hiri im!


NATËN, KUR TI FLIJE…

Natën, kur ti flije,
t’u futa në shpirt.
Nga rruga,
që, vetëm unë e di.
U përballa,
me dhjetra portrete femrash.
U përgjaka,
në qindra skelete
emrash,
dhe, qava me oiii...!
U ngatërrova,
në labirintet e psherëtimave.
Mes premtimesh boshe, vuaj…
Puthjet pijanece,
belbëzojnë:
-E dashur,
je, në dhe të huaj!
Dhe rend, por, shpirti s’paska fund.
Ti po zgjohesh.
Dhe një sekondë, ka ngelur…
Po shkoj me shpresën,
se, imazhi im, do jetë diku…
Në tokën e pashkelur...!

POEZIA DHE UNË

Veshur
me pelerina çeliku.
Tërë nur.
Në “ paradën madhështoretë modës”,
pozojmë të dyja.
Ajo, Mis e vërteta.
Unë, Mis marrëzia…!

TE FLAS KUR NUK JE…

Po endem
në fytyrën tënde, si kurrë më parë…!
Mes flokësh rrëshqas…
e, ku të strukem s’di…!
Ndoshta…aty,
ku, mendimi yt s’me le të rri…
E, zbres,
mbi hundën e brishtë,
që, frymëmarrje gjëmon.
Si prek dot buzët…
se, djegin, djegin dashuri…!
Vetëm aty, nuk munda të hyj…
Aty ku, heshturazi, përvëlojnë dy sy…
Hape zemrën shpirt,
e, me ler të rri


TI, DREKON ME POEZI…

Me një gotë vere të kuqe të vjetër,
duke përtypur ëmbël poezi,
syçkat të ndrijnë si yje nate.
Ty.

Të kanë rënë dy rima nëpër buzë,
Eja të t’i fshij.


NJË GJETHE

E zgjidha,
magjinë e egzistencës.
Jam gjethe,
e flakur mes rrugës…
Kalojnë mbi mua,
pushtete, këpucësh…!



ATA…

Ata,
për njëri- tjetrin, janë kalimtarë.
Duhen,
grricen, çirren,
puthen si të marrë…
Riprodhojnëveten.
Janë bashkautorë.
Imja është kjo këmbë,
jotja është kjo dorë.
E, grricen përsëri.
Puthen si të marrë…
Ata,
për njëri-tjetrin, kalimtarë…!


Duke degjuar “Kastadiva”…

Kjo melodi,
Më tërheq flokësh
dhe
më flak thellë aty…
Në atë stinën gjethe – flakëruar…
E shkuara rrëzëllitëse më përpin.
Imazhe puthjesh, më mbarsin me uri..
Hijet e buzëqeshjeve dhe duarve
………………………………kapluar…
Tatuazhe mesjetare, gri…
Zjarresh,
lëkurën e nxirë
……………nga pritja e stërgjatë…
Le të themi ishte ditë
Pse jo edhe natë...
Perëndim i çmendur apo
……………………mëngjes i marrë…
Pleksur blertësisht tek ti.
"Agim i ndritur", të kujtohet,
mbrëmja kur dogje çadërzën – shtëpi,
për një përqafim të gjatë, të gjatë,
...............................që shojti flakë tabush
.................................................e ndezi shandanët e mi…?
Kjo melodi,
thërrmon vargjet
dhe
i shpërndan skutave
....................ku s’ka mundur të shkelë askush,
Udhëve të thara te askundit,
ndiej therje vetëtimash,
thellë zemrës - prush…
Eja,
struku duke u zvogëluar
............................në tënden fole,
......................................diku aty në gushë…
Të të marr udhëve, me vete…
Duke të pëshpëritur: "Je aty?"
Ti, metamorforizuar në një rrënqethje,
Ngërthyer mbi lekurën - përqafim – stuhi…

Sot,
në pyllin gjethendezur,
Seleksionoj erërat e heshtjes,
Duke dëgjuar këtë melodi…

I MIRI IM, TI...

“E mira ime…” - pëshpërite,
Unë,
Harruar…në tëndin përfytyrim,
që petalesh më vizatoi,
Në puthjen që mbeti udhëve,
………………………… pelegrin…
Në atë rrymën e nxehtë
që,
u nis prej reaksionit kimik të një vatre të trurit,
Dhe fundbarkut falje i kërkoi…
Në atë që kurrë nuk gjeti tharm brenda teje
dhe…
u struk kraharorit tim si fëmi…
Asnjëherë nuk më deshe,
E asnjëherë s’më gënjeve.
I miri im, ti…


ARGJITO…


Ti,
seksin tënd e konsumon pacipërisht,
E lakuriqta mikja ime - femër…
Yjet ,
marrin ç’duan,
Ti, ç’të mundësh u dhuron:
Lëkurën,
Fundbarkun e brishtë,
Qumështorët gjinj – oaze perëndish…
Mes territ,
Si para një ekrani të errët,
Nder, epshoren nudo të myshktë…
Ti,
Shekujsh,
Seksin tënd,
në teatrin e madh të natës, shfaq…

Aktorë,
të zjarrtët - dashnorët e tu…

E vetmja spektatore,
duke tymosur cigare në ballkon,
Unë, që drithëroj këtu…


KATARSIS

U ktheva në foshnjërinë e botës sonë.
Femrat e pyllit, ua blatuan foshnjat perëndive.
U shenjtëruam ne.
Gjyshet, u qëndisën rrobat nipërve me kuaj ere,
mbetën pa atdhe…
Meshkujt, u vunë zgjedhën grave dhe i dërguan në arë.
Zoti,
shkruajti në librin e shenjtë se duhej vënë pak drejtësi…
Djalli,
i shtrirë mbi re, dërgoi shi.
Ne,
si gaforret,
të larë nga mëkatet,

Rendim në Ardhmëri…!


FLATROJ…

Flatroj,
E lakuriqtë drejt asgjësë.
Mbrëmjet e nxehta,
Mëngjeset e trishtë,
Lëkurës enden,
Gjallojnë.
Vdes çdo çast e zeza,
Rilindin në tisin e natës ngjyrat,
Dimensione të reja kërkojnë.
Pjalmi i së shkuarës,
më mbars me të nesërme.
Dhe,
ashtu e lakuriqtë,
Ndihem plakë e rrëgjuar,
Nënë,
Grua pjellore,
Femër…
Pendët e lodhura,
Qiejve të kaltër, shpupuris.

Përhumben dëshirat,
Në të voglat hapësira të mushkërive,
e më pas në zemër.

Ashtu e lakuriqtë flatroj drejt lirisë,
I flak horizontesh enigmat pa emër...

PINK DREAM...

Këtu
mbi guricka,
shtrirë vend e pa vend,
Melodi e pyllit trupat tanë i çmend…

Është një kasolle thurur me blerim,
Një natë e butë pa hënë e pa dritë.
Është dhe një rrekëzë që rrjedh aty pranë,
Kandile që ndrijnë, shpirt, ne kemi sytë.

Janë dy duar që po më afrohen,
Zemër - përpëlitur dëshirash, ndjesish.
Janë dhe dy gjinj që po ju mëkojnë,
Buzëve të tua qumësht të fildishtë…

Harkuar si bima e etur për ujë,
Ëngjëll – djalli im, tashmë…je mbi mua.
Janë dhe ca brinjë vrarë nëpër guricka,
Teksa përpëlitem dridhjeve të tua.

Melodia e pyllit, trupat tanë i cmend…
Këtu
në kasolle,
shtrirë vend e pa vend…

TË JESH…

Të jesh,
Duhet të të prekin,
Që të vërtetojnë hipotezën e rënies dhe ringritjes…

Të qeshësh nëse do mundësh,
Mes rrudhave të thella të pritjes,
Duke rrëzuar jargë të lashta dhimbjesh,
Stuhi, përpëlitjesh.

Të jesh,
Do të thotë të vjellësh rininë nga goja e pleqërisë,
Kujtimeve të trishta të rrëmosh.

T’i këndosh kufomës tënde psalme biblike.

Të jesh,
Do të thotë: Të harrosh.

________________

Poezite u moren nga faqe te ndryshme ne internet
Për "Sofra poetike": Haxhi Muhaxheri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Me rastin e ditlindjes se poetes:CIKËL POETIK NGA SUZANA ZISI Empty Re: Me rastin e ditlindjes se poetes:CIKËL POETIK NGA SUZANA ZISI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 06, 2011 9:16 pm

Urime e dashur poete Suzana Zisi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Me rastin e ditlindjes se poetes:CIKËL POETIK NGA SUZANA ZISI Empty Re: Me rastin e ditlindjes se poetes:CIKËL POETIK NGA SUZANA ZISI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 06, 2011 11:38 pm

Me rastin e datëlindjes së poetes Suzana Zisi, po hedhim në sofrën poetike këtë poezi e cila i kushtohet asaj për kontributin që ka dhënë dhe jep në letërsinë shqipëtare.I urojmë suksese të mëtejshme!

Me rastin e ditlindjes se poetes:CIKËL POETIK NGA SUZANA ZISI 255658_2109277295755_1360285070_2456987_1888149_n

UDHËS SË POEZISË
(Kushtuar Suzana Zisit)

Nëpër rrugë të poezisë,
Të agimit që s’mbaron,
Ikën me hapin e lehtë,
Një poete plotë pasionë.

Ecën, ecën kurreshtare
Nëpër udhë të poezisë.
Herë bie e herë ngrihet
Në honet e dashurisë.

Del si ujët e burimit.
Vargu saj’ gjith freski.
Hedhur lirshëm, si të mbjella
Nga një dorë plot dashuri.

Vazhdon me hap të vendosur,
Nëpër udhë të poezisë,
Herë si erë e herë si flutur,
Herë me forcën e stuhisë.

Herë herë e shkujdesur
Pret agimin e praruar.
E me rrezet përkëdhelet,
Si një Zanë që fle zbuluar.
Danel Cana
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Me rastin e ditlindjes se poetes:CIKËL POETIK NGA SUZANA ZISI Empty Re: Me rastin e ditlindjes se poetes:CIKËL POETIK NGA SUZANA ZISI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi