Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën

Shko poshtë

Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën Empty Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 11, 2011 5:08 pm

Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën Ideatori-top

Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën

Jahjaga: Ibrahim Rugova Ishte ideatori i projektit të politikës liri, pavarësi dhe demokraci


Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën Te%20varri



Ibrahim Rugova ishte ideatori i projektit të politikës liri, pavarësi dhe demokraci dhe këto janë bazat e ndërtimit të shtetit tonë që kemi sot, ka thënë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ajo këto komente i bëri të shtunën pas homazheve pranë varrit të presidentit Ibrahim Rugova dhe varrezave të dëshmorëve në lagjen “Velania” në Prishtinë, me rastin e Ditës së çlirimit të Prishtinës.

Presidentja Jahjaga deklaroi se vendosja e një buqete me lule të freskëta pranë varrit të presidentit të parë të Kosovës Ibrahim Rugova është një simbolikë pasi që sipas saj vepra e ideatorit të pavarësisë së vendit tonë është e paharrueshme.

“Ishte ideatori i projektit të politikës liri, pavarësi dhe demokraci dhe këto janë bazat edhe të ndërtimit tonë të shtetit që kemi sot, shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës”, ka thënë presidentja Jahjaga.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa tha se është nder për Prishtinën që sot presidentja ishte te varri i presidentit Ibrahim Rugova duke treguar përkushtim për të gjitha ata që janë angazhuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ajo që neve na mbetet në Prishtinë është që ne ta vazhdojmë ta ndërtojmë këtë qytet, ta ndërtojmë edhe Kosovën, në mënyrë që të iu dalim borxh atyre që janë angazhuar, kanë flijuar dhe na kanë dhënë këtë vepër kaq të madhe”, ka thënë Mustafa.

Presidentja Jahjaga së bashku me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe përfaqësues të tjerë kanë bërë nderime edhe te varrezat e dëshmorëve dhe vendosën buqetë me lule te shtatorja e Zahir Pajazitit.

Pas këtyre vizitave, ata shfrytëzuan rastin të pinë edhe nga një kafe së bashku në hotelin “Grand”.

Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën J1-Tek_varri_i_Presiden

Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën J2-Tek_varri_i_Presiden

Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën J3Tek_varrezat_e_deshm

Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën J4-Tek_varrezat_e_deshm

Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën J5-Tek_shtatorja_e_Zahi

Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën J6-Tek_shtatorja_e_Zahi

Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën J7-Tek_shtatorja_e_Zahi

Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën J9-komunen_e_Prishti

Mustafa: Atyre që u flijuan u kemi borxh ta ndërtojmë Kosovën J11-Ne_komunen_e_Prisht









Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi