Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Hadaj:Kriza e Demokracisë

Shko poshtë

Kujtim Hadaj:Kriza e Demokracisë Empty Kujtim Hadaj:Kriza e Demokracisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 12, 2011 11:56 pm

Kujtim Hadaj:Kriza e Demokracisë 186185_100000047764933_6753665_n

Kujtim Hadaj:Kriza e Demokracisë

  • MANIFEST G1000- një iniciativë e një grupi qytetarë Belg, për të ndërmjetësuar në mes popullit dhe pushtetit, në zgjidhjen e çështjeve politike në Belgjikë


Bashkëatdhetarë dhe bashkëlexues të nderuar! U përcaktova të shkruaj diçka lidhur me temën në fjalë dhe iniciativën e këtyre qytetarëve të lirë Belg, në mënyrë që edhe ne mbrenda dhe jashtë Kosove, të kuptojmë më mirë situatën politike dhe rolin tonë që duhet ta luajmë në zhvillimin e demokracisë së vërtetë në Kosovë.

Për çka? Përveqë ndryshimit të metodave të reja të zbulimit që bëhën në botën e shkencës, artit dhe sportit, edhe bota politike duhet të pësoj ndryshime në të mirë të zhvillimit të demokracisë dhe njerëzimit.

Pse? Qytetarët që kanë rastin të bisedojnë njëri me tjetrin për çështjet që i mundojnë ata, mund të gjejnë forma racionale të kompromiseve edhe në shoqëritë që janë tepër të ndara në mes veti.

Parulla kryesore e 'grupit Manifest G1000': "Demokracia e jonë është shumë e çmueshme që për të të vendosin vetëm politikanët."

Si do ta përshtatnim këtë parullë të ndërtimit, zhvillimit dhe ruajtjes së demokracisë në Kosovë?

Pritjet politike dhe ekonomike para të cilave gjindet sot Kosova janë tepër të mëdha, që këto ti konsiderojmë vetëm si lojë për pushtet të partive politike. Mirëpo, tek e fundit kjo s'është edhe aq tragjike: demokracia është një çështje shumë më e madhe dhe e ndieshme se sa vetë partitë. Nëse politikanët nuk ia dalin që të gjejnë zgjidhje për çështjet e caktuara që e rëndojnë situatën politike dhe ekonomike të vendit, atëherë t'jua lëjmë edhe qytetarëve një hapsirë të nevojshme, që edhe ata të shprehin mendimin e tyre rreth ndërtimit më të mirë të demokracisë në Kosovë. Tek e fundit, nëse tek populli mungon njohja e duhur për ndërtimin e demokracisë, atyre s'ju mungon vullneti për të qenë të lirë. Kjo është një përparësi shumë e madhe!



  • Një analizim i kuptimit të demokracisë në Kosovë


Kriza politike dhe ekonomike nuk është vetëm një krizë e Kosovës, por është krizë edhe e demokracisë. Në një demokraci qytetarët vetzgjidhën për të ushtruar pushtetin, qoftë në formën direkte, apo atë indirekte. Meqënëse në kohën e sotshme moderne të bashkëjetesës të gjithë qytetarët nuk munden apo deshirojnë të mirren me udhëheqjen e vendit, ata përcaktohen për një grupë njerëzish që të bëjnë atë në emër të tyre. Ky sistem quhet demokracia përfaqësuese: demokracia e përfaqësimit. Por, edhe pas kalimit të dy shekujve, zgjedhjet nuk po e mundësojnë një qeverisje të mirë, përkundrazi këto janë duke u bërë pengesë e qeverisjes së mirë. Partitë nuk po e bëjnë të mundur në mënyrë përhershme bashkëjetesën në mes veti, duke mos kërkuar forma të përbashkëta të zgjidhjeve së problemëve që e rëndojnë popullin dhe vendin e vet. Politika është bërë një dukuri gjithnjë më e shfaqur dhe më komplekse e rregullimit shoqëror në Kosovë: tani ka më shumë zgjedhje se përpara, presioni i mediave është shumë më i madh, qytetarët janë më kritik se kurrënjëherë më parë, dhe besimi në parti është duke rënë gjithnjë e më shumë. E tërë gara politike që po zhvillohet sot në Kosovë, e ka marrë vetëm kuptimin e fitimit të një vote me shumë, për t'ja mundësuar dikujt ushtrimin e pushtetit dhe asgjë më tepër. Gjatë fushatave zgjedhore mund të ndëgjosh shumë premtime që tingëllojnë bukur, por që janë veshtirë të realizueshme. Kjo spjegohet më mirë edhe me thënjën e shumë filozofëve se "Politikani i fillim shek. të XIX-të kishte forcën, ndërsa këtij të fillim shek. të XXI-të i mungon guximi politik."

Derisa në të kaluarën, sindikatat dhe organizata tjera jo qeveritare në botë formonin një urë komunikimi dhe komromisi në mes të qytetarëve dhe pushtetit, sot ato janë duke e humbur efektin e vet tek shoqërit e organizuara demokratike,. Tek ne në Kosovë, këtë hapsirë informative-komunikimi, është duke e mbuluar shpejtësia e përdorimit të internetit nga qetetarët tanë, mbrenda dhe jashtë vendi. Qytetari i jonë në Kosovë dhe kudo tjetër në botë, s'ka qenë kurrë më shumë i informuar se sa sot, për zhvillimet politike në Kosovë. Sot, pothuajse gati çdo sekondë mund të përcillën aktualitetët dhe të bëhën komentime - në formë kritikash apo lavderimësh, mvarësishtë prej problemit të natyrës politike, por me të drejtën e votës vetëm njëherë në katër vite. Mirëpo, edhepse qytetari i jonë kurrë s'ka qenë përpara më kritik se sot - në të njëjtën kohë, ai kurrë s'ka qenë edhe më i pa plotëfuqishëm se sa sot. Kjo si pasojë, sepse demokracia është shëndrru në diktaturë të zgjedhjeve.



  • Alternativat e reja të demokracisë

Demokracia është një organizëm i gjallë, por ende s'po mund të gjindën format e përshtatshme të zhvillimit të saj të drejtë. Kudo janë të mundshme stimulimet e inovacioneve, përveq në demokraci - ato i gjejmë në shkencë, organizata të ndryshme prodhuese, në art dhe sport, por kur bëhët fjalë për bashkëjetesë, prapë si shoqëri kthehemi apo mbetemi të kënaqur me procedurat e parashekullit XIX-të. Në vitet e kaluara, shumë vende të zhvilluara përendimore kanë eksperimentuar me demokraci të marrëveshjeve shoqërore, që do të thotë ftesë qytetarëve që të bëhën pjesë aktive e ndërtimit të ardhmërs së tyre. Këtu si shembull mund të marrim planet e reja të ndërtimit në New York, të 'Ground Zero', me ç'rast guvernatori i Nju Jorkut, ftonë mijëra qytetarë për të qenë pjesë aktive e bisedimeve dhe dhënjën e këshillave për çështjen në fjalë. Apo tash shembulli i Islandës me 2011, ku punimi dhe formulimi i Kushtetutës së Re Islandeze, iu është besur një grupi të qytetarëve, prej 25 vetave. Qytetarët (pa dallim partie) që kanë rastin të bisedojnë , mund të gjejnë kompromise të drejta (racionale), me kusht që të kenë në dispozicion kohën dhe informatat e nevojshme. Kjo formë e marrëveshjes po ka sukses edhe tek shoqëria thellësishtë e ndarë, në Irlandën Veriore. Në gjysmë shekullin e kaluar, politikanët kanë qenë kryesishtë të angazhuar me shtetformimet për të tërhequr vemëndjen e reformimit të demokracisë. Demokracia e marrëveshjeve, është duke u bërë interesante për ngritjen e nivelit të përfaqësimit të demokracisë, si plotësim për funksionim më të mirë të partive dhe institucionëve shtetërore. Kjo mund të kuptohet edhe si demokracia e ardhmërisë.
A ka kjo ndonjë ngjajshmëri me referendumin!? Jo. Gjatë referendumit kërkohet vetëm votimi, të demokracia e përfaqësimit kërkohet që të jemi pjesë aktive e ndëgjimit dhe bisedave. Sepse, debati është zemra e demokracisë. Derisa bashkëqytetarët tanë debatojnë në mes vete, ata mund tê gjejnë edhe zgjidhje për interesa të përbashkëta shoqërore dhe kombëtare. Në anën tjetër, votimi i shumë qytetarëve të papërgaditur për kuptimin e zhvillimit të demokracisë, vetëm sa i forcojnë ndjenjat e atyre politikanëve, që nuk janë në gjendje të shkojnë më tutje, se sa lakmia e tyre personale për pushtet.

Pra, qëllimi i marrëveshjeve në demokraci (inkuadrimi aktiv i qytetarëve në formë debatësh për interesat e vendit) është që në rast krize të demokracisë së vendit, të ndihmojnë politikanët që të kërkojnë zgjidhjet e duhura për tejkalimin e krizës në vend.
A mund ta marrin qytetarët tanë përsipër këtë përgjegjësi!? Me siguri se po. Ata janë të gatshëm që në mënyrë konstruktive të kërkojnë zgjidhje për problemet më komplekse. Një grup të qytetarëve mirë të përgaditur për të ndihmuar proceset politike në Kosovë, mund ta krahasojmë sikur me një grup-juria të qytetarëve me rastin e një aktgjykimi të drejtë që duhet të marrin ata, të një të akuzuari në bankën e gjykimit: nëse ata janë në gjendje të vendosin drejtë për jetën e një njeriu të akuzuar, atëherë këta mund të gjejnë zgjidhje të drejta edhe për fatin e demokracisë dhe vendit të vet.

Faleminderit për vëmendjen tuaj!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi