Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:NJË MIKUT TONË

Shko poshtë

Mentor Thaqi:NJË MIKUT TONË Empty Mentor Thaqi:NJË MIKUT TONË

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 14, 2011 12:10 am

Mentor Thaqi:NJË MIKUT TONË 248962_133929160018648_100002046949772_220977_7031421_nMentor Thaqi:NJË MIKUT TONË 187669_100000582437455_3196303_n
Baca Ullmar Qvick, urime dhe gëzuar Ditëlindjen, o Miku i Madh i Kombit tim! Të bekoftë Zoti për dashurinë tënde ndaj shqiptarëve!

Mentor Thaqi:NJË MIKUT TONË

(O vikingu ilir, Ullmar Qvick)

Ndal mik, na prit e mos na ik,
ka kohë që të presim ke Porta,
ke pragu me dorë në zemër,
ke nderin me emër!
Mos dil kah veriu
nga jugu, shëndeturimi
pa të ardhur
për zemrën e madhe,
pastaj, ec e ec
atje ku ti s´ndalesh,
Panteonit Vlerënjeri
ia riparo Fronin!

Nja dy-tri fjalë
sa herë t´i nisa
me falëmeshëndet në krye,
disa herë posten rrugës ndala
për një rigdhendje rrokjesh
asaj fjalie zemre,
jo e plotë më bëhej
n´falënderim,
drejtpërdrejt në Emër!

Eh,
edhe njëherë
e sërish ndal,
pastaj,
edhe një herë,
dashuri për t´falë
dhe sërish tevona,
me mall shtegtari,
se zemërjona
don miq-shqiptari!

Po po, mik
nuk thuhet kot,
një rregull n´jetë, se:
- Një Popull ka, dy mburoja,
njëra n´brëndi e bërë vet,
e që t´mos bëhet si Troja,
nga jasht miq t´fortë
I gjenden n,jetë
dhe sërish, ngre Murana nga Rrënoja,
se Bota me miq na përket
dhe miqtë janë, vet Pararoja!

Ka diku një Kodifikim Etike,
n´bekim t´shenjtërisë mikpritjeje,
deshifrimi me mallshkronja
e thot si me hieroglife,
mbi një gjysmë shekulli
n´valë elektromagnetike,
e n´lexueshmëri mesrreshtash,
ka dhe një miqësi jetike,
të mëdhenjtë, janë Dishepuj,
n´përkushtim mbrojtjeje Vlerash
dhe dritësim të vërtetash!
Nderim e bekim,
Miku im!

Mentor Thaqi VS., 13.06.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mentor Thaqi:NJË MIKUT TONË Empty Ullmar Qvick

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 14, 2011 12:14 am

Ullmar Qvick falenderon Mentor Thaqin!

O Mentor Thaqi, sa mirë ke vjershëruar!
Me tru, me mend, me zemër në duar!
Sa mirë kur zemra e mikut flet
Largohet cdo hall, cdo brengë, cdo siklet!
Ditëlindjet sikur përmirësojnë vetëdijen tonë
...
(Për fjalë të mira nuk bëhet asnjëherë vonë)
Nga zemra në zemër pra, Metor, një urim
të futur në Facebook, të lexohet në shkrim
Ju bëj të fala me mirënjohje të thellë
Se farën e miqësisë përsëri paske mbjellë.

Me respekt dhe dashuri
nga Ullmari në Suedi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi