Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në vend të urimit të ditëlindjes, një prezentim i krijimtarisë të Poetit dhe mikut tonë AGIM GASHI-DRENICA

Shko poshtë

Në vend të urimit të ditëlindjes, një prezentim i krijimtarisë të Poetit dhe mikut tonë AGIM GASHI-DRENICA Empty Në vend të urimit të ditëlindjes, një prezentim i krijimtarisë të Poetit dhe mikut tonë AGIM GASHI-DRENICA

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 04, 2011 11:14 pm

Në vend të urimit të ditëlindjes, një prezentim i krijimtarisë të Poetit dhe mikut tonë AGIM GASHI-DRENICA 226694_182867615096674_100001203092112_493029_1304988_n
Në vend të urimit të ditëlindjes, një prezentim i krijimtarisë të Poetit dhe mikut tonë AGIM GASHI-DRENICA

GËZUAR VITIN E RI 2011 !

Ja edhe një vit po ik
po vjenë viti tjeter,
uroj t"u plotësohen dëshirat
qe nuk iu plotësuan vitin e vjetër!

Le te jetë ky vitë
një vit i mbarë
në aspektin përsonal
dhe në atë gjithëkombetar!

Le te jetë një vit i tolerancës
dhe i dashuris mes veti,
Urime , Urime e Urime
- sa ka ujë oqeani - deti !


TE VARRI I KOMANDANTIT
(marr nga libri me poezi: „Gjysh te kam shoqe“)

Tek qëndroi gaditur
te varri i Adem Jasharit,
më bëhet se e dëgjoi
një zë që del prej varrit.

Nëse dëshironi-
të na nderoni vërtetë,
tregonju brezave që vijnë
-për qka kemi vdekë.

Duane njëri-tjetrin-
ndihmoni n’kohë t’liga,
mos lejoni kurrë-
që t’u përqajë shtriga.

Shtrija dorën mikut
shtrija dorën vëllaut,
për hatër t’Kosovës
-për inati t’shkaut.

Harroni mes veti
inatet e hasëmeritë,
vetëm të bashkuar
ju do të dilni n’dritë.

Ndaleni hakmarrjen
-i ndërpreni gjaqet,
-le të rritën fëmijët
le të tymojnë oxhaqet.

Kur ju jeni te lumtur
dhe të gëzuar në jetë,
edhe ne të rënët
do t’prehemi të qetë.


Poezi satirike
FUSHATA PARAZGJEDHORE


Prapë erdhen zgjedhjet
- në atdheun tim ,
i përcjelli partit
që dalin në promovim.

Kandidatet për deputet
n'fushatën parazgjedhore,
dhënë premtimet boshe
- shesin edhe fore!

Del partia e parë
rrafsh e bën dhe kodrën,
shpejt me mbushët mëndja
- kësaj do ia jap votën!

Vjen partia tjetër
më ujë e kanalizime,
dhe ta ndërron mendjën
- këtu shkonë vota ime.

Tjetra e "bën" Kosovën
vendin më t'pasur n'Ballkan,
duk e "antarsuar" në NATO
- në bashkimin evropian.

Mitrovica - thotë tjetra
është problem i vogël ,
ne do t'i bashkojmë shqiptaret
do te bashkojmë Shkup e Shkodër.

Vijnë njëra pas tjetrës
me fjalë boshe e dokrra,
me t'vetmin qellim
qe të fitojnë kokrra.

Lumë qe u kemi ne
- që u ka Dardania ,
unë do t-ua falë
- dy kokrrat e mija !


TEMPUJT TANË...

Disa kanë lëshuar mjekrra
përbehen në Medinë ,
disa nanë e babë
...Vatikanin e di'në.

Lereni tempujt e huaj
- se u bet gaz ,
Vatikan e Medinë
Janë Kruaj e Prekaz...


NDIZNI ZJARRET
(Nates se zjarreve në Prekaz)

Sonte zjarret ndezni gjithandej
ju qe gjak shqiptari keni nder dej.

Se kete dite u ndez jarri i Lirisë
Në Drenicë -ne zemer te Arberisë
- Në Prekazin e Emin Latit
ne Prekazin e Ahmet Delis.

Jasharajt u ben flakadan
qe ndezen zjarret e lirisë për vatan,
E ndezen Ademi , Hamza dhe Bac Shabani
se po poshtrohej kombi - po shkelej vatani.

Nga zjarri qe u ndez n'Prekaz
- trimat e moren nga nje gacë,
Dhe ndezen zjarret e Lirise
Në te gjitha anet e Dardanisë.

Sonte festë ka shqiptaria
nga Tivari deri te Cameria,
- andaj ndezni zjarret
se nga ai zjarr erdhi Liria.

Sonte është Nata e Madhe
sonte festojnë edhe varret
andaj - ndizni zjarret...


KOHË TE KORRASH

Një vit punë dhe kursime
për të shkuar ne atëdhe ,
qe te shoh vendlindjen time
- njerëzit e mi qe i kam atje.

- Deshta t'shkoj me avion
me kohë e kishin ngrit çmimin,
në mënyrë qe n'këtë sezon
sa ma t'madhe te kanë fitimin.

Dhe vërtetë me erdhi inati
n'start ma prishen disponimin,
te mos shkojê fare n'pushim
- apo t'nderrojë destinimi!!!

Se për t'shkuar ne atdhe
unë me gruan e tre femijë,
me këtë euron - parën e re
na kushton rrafsh tre mijë.

Kaq s'kushton pushimi n'Majorkë
- as udhetimi ne Amerikë ,
si s'e kan nje fie turpi
- si prej zotit nuk kanë frikë.

Ik me tha n'atë qast një mik
mos u merr me këta lloj horrash,
a se din qe jem n'korrik
a s'e din qe jem n'kohe t'korrash!!!


ATA QENDROJNË...
(Popullit tim - popullit të Kosovës)

Nata i err -
mëngjesi s'dihet a i çel.

I vdekuri dhe i gjalli
në një vend
për një qellim...

Njerëzit shendërrohen
në sy e veshë ,
përqafohen me barot

Ata shendërrohen në gurë
e gurët në mur
- QENDRESË...

Fëmijët atje
lodër të parë kanë vdekjen
- ka kohë që e luajnë ketë lojë!

Ata jetojnë për te ardhmën
- nata i errë
mëngjesi s'dihet a i çel.

Ata qëndrojnë për të nesërmen
e atyre që vijnë
për të shtrenjtën LIRI...



KUSH JEMI NE...
(I shkruaj këto vargje i mllefosur
shpirt e zemer i sakatosur)

Ne ndër shekuj ishim pa nda'
Qengj për ukun - ujk për vëlla!

E kanë thënë t’vjetrit drejtë
- Lisin e çky'n pyka e vet.

Ka pas thënë një plak i mirë
E kem vështirë te jetojmë t’lirë

Se jemi mësuar nën robëri
- Me na ndejt orrli mbi kry'

Kur një vëlla del i parë
Ne e shpallim vet tradhtar.

Me ndërskamëza e ngatërresa
Ia shtrojmë rrugën me pengesa.

Andaj kam dro’ dhe frike
- Larg jemi të dalim n’dritë.

Se si po shihet jemi hala -
Qengj për ujkun - ujk per vëlla!!!


P.S.Marrë nga përmbledhja satirike" FJALË ME RRËNJË "
që se shpejti do te sheh dritën .


BISEDË ME KULLËN

Sa stuhitë t'kanë rrahur
çatisë - murit
e s'kanë mundur te të rrënojnë
-kulla ime e mirë
-kula ime e gurit.

C'drtare t'ngushta ke
nëpër to s'ka depërtuar as era,
sa herë në këto fregji
kokën e ka shtrirë mamxerrja.

Sot me këtë qyski
(ngadalë-me kujdes)
do t'i heq gurët një nga një
e ti mos u hidhëro kulla ime
mbi themelin tënd
do t'ndërtojmë pallat të ri.

Shih,ç'është ky plis këtu
- mes baltës e gurit
ja edhe një copë e flamurit
shih edhe dy tela të çiftelisë
pa shih pashë sytë e ballit
këtu qenka edhe bishti i kalit,
pranë qenka edhe një letër
një porosi më fjalë jo t'kota
"Dritarët kthni kah dielli
- kah bota..."

Ja thëmel i kullës
mbi ty ngritëm mur të ri
telat i zgjatëm në çifteli
e bishti i kalit -
n'lahutën e gjyshit sa bukur rri'
e plisi?!
(plisi s'është mes gurësh,i përbaltur)
në kokat tona qëndron me krenari,
dritarët i kemi kthy kah dielli
kah bota - sipas t'gjyshit porosi.

Pa dëgjo,dëgjo
ç'këngë e bukur
lahuta me çiftelinë
- në orkesrinë
japin koncert për LIRINË...

P.S.Botuar në "Zëri i Rinisë" në vitin 1990



¨KUSH ËSHTË ELONA...

Unë quhem Elona
jam pesë vjeçare,
e lindur në Francë
por jam shqiptare.

Unë kam pak vjetë
por jam rritur si pip ,
i flas mirë tre gjuhë
Frangjish, gjermanish-shqip.

Po vijë para jush
dhe jam shumë krenare,
qe para shtëpisë në Francë
dalë në veshje kombetare!

P.S. Kjo voglushe (është mbesa ime) qe ja dha edhe emrin përmbledhjës sime te parë me vjersha për ...

GJYSH TË KAM SHOQE

Kam një mbesë të vogël
- i ka veç dy vjet,
por është shumë e gjallë
- gjuha shumë i pret.

Elona e vogël -
këtu në mërgim,
për mua është jetë
- është i vetmi gëzim.

Ajo flet me mua
dhe më bën shoqëri,
- unë luaj me te
sikur t'isha fëmijë.

Një ditë gjërsa loznim
m'tha kjo bukuroshe,
- gjysh të dua shumë
gjysh ty të kam shoqe!


NJË LETER ME LOTË...

Jashtë pandërpre binte shi
parmakët e dritarës i rrahte era,
në dhomën time mbretëronte qetësi
- larg qenve u ndihej potera.

Afër dritarës u dëgju një zë,
shkova pran - s'pashë askend,
mbi xhamat shiu gjurmë kishte le',
-brenda avulli kish zë vend.

Sa e ëmbel - aq e idhët është dashuria
rrodhën këto fjalë spontanisht,
- këto ishin fjalët e mia
që i shkrova mbi xham me gisht.

U ktheva ku isha më parë
në dorë rroka laps e letër,
fotografia jote qendronte përball
- sytë drejtuar lartë në etër.

Filloj padashur te më dridhej dora
tentimi që të shkruaj ishte i kot,
trupi m'u bë më i ftohët se bora
mbi leter rrodhën dy pika lotë.

Andaj,të bardhë merre këtë letër
pse? - mund të dishë dhe ti,
për dashurinë t'shkruajë një herë tjetër

ME FAT PAVARËSIJA
(marr nga libri me poezi “Gjysh të kam shoqe”)

Themelet tua Kosovë
-të lara me gjak,
nga trimat që mbrojtën
-nder edhe prag.

Muret tua Kosovë
-bijte me të mirë,
të flijuar nder shekuj
-që të jesh e lirë.

Çatija jote Kosovë
-gjenerata e re,
lakmi ta ka bota
-për rininë që ke.

E shëndriteshme Kosovë
-Per ty ardhmërija,
Me fat, me fat, me fat
-Kosovë, Pavarësija!


ORËT - MINUTA...

(Më rastin e takimit më
mikun Ramadan Xhinovci)


Gjysmë ore isha larg
nga qyteti Grenzach
e gjatë m'u duk rruga
për me ardhë më t'pa.

Edhe pse me vargje
u njohem n'Facebook,
si t'ishim miq t'vetër
- ashtu mua m'u duk.

Te etshem ishim për bisedë
për vargun - poezinë,
për jetën në mergim
për hallet për shqiptarinë.

U ndamë më urimet:
shumë suksese e fat,
më dëshirë qe herën tjetër
të jemi bashkë më gjatë.

Orët sa qendruam bashkë
m’u dukën shumë t’shkurta ,
ato s’ishin orë, po ishin minuta.

Një portretim i shkurtër biografik
Agim Gashi-Drenica u lind me 28. 04. 1959 ne Kryshefc te Drenicës. Shkollen fillore e kreu në Polac, kurse gjimnazin në Skenderaj. Ka ndjekur studimet në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Gjatë vitit 1980/81 ka punuar në arsim, kurse prej vitit 1986 punësohet në Organizatën Punuese “Kosovatrans” te Mitrovicës, njësia në Skenderaj.
Ardhja e masave të dhunshme serbe e gjen në këtë organizatë në krye të Sindikates së pavarur, ku ishte kryetar i saj. Kjo bëri që në mbarim të vitit 1990 në mënyrë të dhunshme të largohet nga puna.
Në Gusht të vitit 1991 emigron jasht atdheut. Fillimisht në Gjermani e ma vonë në Francë, ku edhe sot jeton dhe vepron. Ne vitin 2005 ka punuar mësues në Montbilard të Frances në shkollën shqipe me mësim plotësues, me fëmijët e bashkatdhetarëve tanë.
Me krijime letrare ka filluar të merret që në bankat e shkollës se mesme. Ka bashkëpunuar me të gjitha revistat dhe gazetat e asaj kohe, si: “Zëri i Rinisë”, “Pioneri”, “Gazeta e Pionerëve”, “Bujku”, “Rilindja per Femijë”, “Thumbi”, etj. Që nga viti 1985 bëhet bashkëpunetor i jashtëm i “Zërit të Rinisë”, dhe qe nga ky vit mbante edhe rubrikën e përhershme në faqet e humorit “Fotografija qe flet”.
Shkruan poezi për te rritur e për femije si dhe humor.
Edhe pse në letrat shqipe është prezent qe tri dekada, librin e tijë të parë “Gjysh të kam shoqe” e ka botuar ne vitin 2009.
Ka në dorëshkrim edhe një përmbledhje tjetër me aforizma dhe mahi te shkurtëra, si dhe një liber tjetër me poezi.
Është moderator aktiv në faqen e Facebook-ut, tek “Sofra Poetike”, ku me shumë sukses bënë prezentimin e krijuesëve ne poezi, si dhe poezive që i shkruan vet.

P.s. Miku ynë, dhe Poeti i mirënjohur Agim Gashi-Drenica kishte ditëlindjen e tijë me daten 28. Prill. 2011, po që nga mosëkujdesi ynë ky jubile dhe datë e shënuar e tijë na kishte kaluar pa e shenuar ne Sofren Poetike, në të cilen miku ynë është duke dhënë një kontribut tejet të madhë në shenimin e ketyre datave (pervjetorëve të lindjes) si dhe prezentimin e Poetëve dhe Poeteve te të gjitha trojeve etnike. Andaj me këtë gjest te vogel per këtë Poet të madh u mundova që të lajm këtë borgj ndaj tijë. Urime Poet i dashur, e të na jetojsh për jetë e mote, duke na gezuar me poezitë dhe krijimet tjera tuaja si Margaritari.

------------------
Per Sofren Poetike,
Ramadan Xhinovci
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi