Akademi përkujtimore për dëshmorin Agim Rashiti

Vepra e dëshmorit Agim Rashiti dhe e gjithë dëshmorëve e martirëve tjerë, të rënë në të gjitha kohërat, janë vepra për t’u respektuar dhe përkujtuar përherë me pietet dhe krenari, u tha në akademinë përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Agim Rashiti.
Qemajl Mustafa, kryetar i komunës së Gjilanit tha të premten se në kohën kur shteti serb ishte vërsulur me të gjitha mjetet mbi Kosovën, populli i Kosovës ishte ngritur në këmbë në mbrojtje.
“Agimi, atëbotë, tash e njëzet vjet më parë, me vrullin e tij rinor, guximin e trimërinë prej burri, po shquhej për shpërthim të mllefit kundër dhunës serbe në demonstratat e marsit të vitit 1989, në Gjilan por jo vetëm këtu”, ka thënë Mustafa.
Mustafa tha se vrasja e Agimit, nga policia serbe, në rrugën e Ferizajt, mu para spitalit, nuk ishte rastësi, sepse ai si sportist që ishte, dallohej nga demonstruesit tjerë dhe në të regjimi shihte njeriun e Kosovës që nuk do të përulej.
Ai tha se ishte lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me aleatët e saj, që i dha vulën e fundit çlirimit dhe lirisë së Kosovës.
Ismet Sylejmani, njëri nga organizatorët e demonstratave të atëhershme, ka evokuar kujtime për dëshmorin Agim Rashiti, duke thënë se rënia e tij ka qenë goditje e rëndë, por në anën tjetër ishte mobilizim i madh për të vazhduar tutje rrugën e lavdishme të heronjve të mëdhenj.
Sylejmani nga institucionet relevante të komunës ka kërkuar që dëshmori Rashiti dhe disa të tjerë si Zija Shemsiu, Rexhep Elmazi dhe Reshat Ymeri të njihen zyrtarisht dëshmor të kombit.
Po ashtu nga kryetari i komunës dhe Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë kërkuar që eshtrat e këtyre dëshmorëve të prehen në varrezat e dëshmorëve të qytetit në Gjilan.
Edhe Ahmet Isufi, ish komandant i Zonës Operative të Karadakut, tha se është arrit dita që ideali i Agimit të jetësohet, sepse sot kemi shtetin që e deshi ai.
Ndërsa, vajza e Agim Rashitit, Majlinda tha se ndihet e emocionuar kur kujtohet rënia heroike e babait të saj të dashur.
“Ende nuk i kisha mbushur tri vjet kur e vranë, vetëm pse ishte shqiptar. Unë mbeta pa babin tim të dashur, mirëpo gjaku i martirëve dhe babait tim kanë mundësuar që ne sot të gëzojmë këtë liri”, ka thënë ajo.
Këtë përkujtim e kanë përshëndetur edhe Ahmet Daku, kryetar i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Muhamet Halili përfaqësues nga klubi i boksit “Drita”, (Agimi ishte i njohur si sportistë përkatësisht si boksier i suksesshëm.) dhe të pranishëm të tjerë./KP/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Gashi:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN-një këngë vaji për mërgimtarin
» LDD - Dega Suedi: Akademi përkujtimore
» Akademi përkujtimore për kolonel Tahir Zemajn
» Akademi Përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të Kombit
» Akademi përkujtimore në 13 vjetorin e rënies së Jasharajve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi