Iu dha lamtumira e fundit deputetes Kelmendi
Iu dha lamtumira e fundit deputetes Kelmendi
Iu dha lamtumira e fundit deputetes Kelmendi
Në varrezat e qytetit të Prishtinës, të hënën pasdite iu dha lamtumira e fundit, veprimtares dhe politikanes Nekibe Kelmendi, me ç’rast u tha se Nekibe Kelmendi ishte një grua e madhe, e cila kontribuoi shumë në shtet formimin e Kosovës.
Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se jemi krenarë që patëm në mesin tonë, Nekibe Kelmendin, e cila la një vepër udhërrëfyese për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të dinjitetshme dhe prosperuese në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Ndërron jetë deputetja Nekibe Kelmendi
Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 67-vjeçare ka ndërruar jetë deputetja në Kuvendin e Kosovës, Nekibe Kelmendi.
Ajo ka vdekur të dielën mbrëma, pas orës 21:00. Lajmin e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.
Kelmendi ka qenë bashkëthemeluese e LDK-së. Në qeverinë e kaluar të Kosovës, Kelmendi ishte ministre e Drejtësisë, si dhe ka kryer funksione të larta partiake në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Nekibe Kelmendi ishte avokatja e parë në historinë e gruas shqiptare në Kosovë.
Në vitin 1999, ditën e parë pas fillimit të bombardimeve, forcat okupuese serbe ia vranë bashkëshortin, avokatin e njohur Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e saj, Kushtrim dhe Kastriot Kelmendi.
Ceremonia mortore e varrimit të Nekibe Kelmendit do të zhvillohet sot, në orën 17.00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Tue Jun 21, 2011 12:39 am, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Ligjvënësit kujtojnë Nekibe Kelmendin si një politikane me vullnet të hekurt
Ligjvënësit kujtojnë Nekibe Kelmendin si një politikane me vullnet të hekurt
Me një minutë heshtje ka nisur seanca komemorative për deputeten e ndjerë të Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi, e cila të dielën ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare pas një sëmundje të gjatë. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi në fjalën e tij ka thënë se Nekibe Kelmendi kudo që angazhohej, shquhej për profesionalizëm, qëndrim parimor dhe vullnet të hekurt.
Kreu i legjislativit, Jakup Krasniqi, ka thënë se Kuvendit të Kosovës do t’i mungojë tash e tutje fjala e urtë e deputetes veterane, Nekibe Kelmendi.
Ai tha se deputetja Kelmendi do të kujtohet për kontributin e dhënë në shumë fusha jetosore, si në politikë, drejtësi dhe kontributin e veçantë për të drejtat e njeriut, duke shtuar se përkundër tragjedisë familjare pas luftës ajo vazhdoi kontributin e saj.
“Nekibe Kelmendi jetën e saj e mbylli denjësisht si përfaqësuese e zgjedhur e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. Kudo që angazhohej ajo shquhej për profesionalizmin, qëndrimin parimore dhe vullnetin e hekurt. Kuvendi i Kosoëvs i është mirënjohës asaj për gjithë kontributin që i ka lënë trashëgim”, ka thënë Krasniqi.
Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë mes tjerash se Nekibe Kelmendi bashkë me bashkëshortin e saj Bajramin, në kohë të vështira për Kosovën, mbrojtën të drejtat individuale dhe kolektive të qytetarëve të Kosovës dhe e bënë të njohur në botë gjendjen e rëndë në vend.
“Paralelisht me punën që bënte për Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Nekibe Kelmendi nëpërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës si bashkëthemeluese e saj u bë pjesë e lëvizjes paqësore gjithë qytetare kundër pushtimit të Kosovës. Pas çlirimit të Kosovës ajo qysh në administratën e përbashkët me misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-un, u vu në shërbim të vendosjes së themeleve të sistemit të drejtësisë sonë moderne dhe të pavarur”, është shprehur Krasniqi.
Ai ka rikujtuar me këtë rast përkushtimin dhe profesionalizmin e Kelmentit si eksperte në Grupin e Unitetit gjatë bisedimeve të Vjenës dhe kontributin si bashkëdrejtuese e Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, Sabri Hamiti në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka theksuar se Nekibe Kelmendi, bashkëthemeluese e LDK-së dhe deputete në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Kosovës, i ka përmasat e një personaliteti politik rugovian.
Ai e ka krahasuar Nekibe Kelmendin me ish presidentin Ibrahim Rugova, duke thënë se ajo ishte bashkëpunëtore dhe bashkudhëtare e pandashme e Rugovës.
“Në këtë udhë të vështirë prej dy deceniesh ajo mbeti si bashkëpunëtore dhe bashkudhëtare e palëkundur e Ibrahim Rugovës. Puna për Kosovën, shkuarja e saj dhe mirasi i politikës së saj, e bëjnë kaq të ngjashme me presidentin tonë historik. Nekibe Kelmendi punoi për pajtimet shqiptare si kusht themelor për veprim unik politik. Nekibe Kelmendi, filozofinë e të drejtave të njeriut si filozofi universale punoi për ta bërë vepër në botën shqiptare të Kosovë. Nekibe Kelmendi punoi për të ndërtuar institucione demokratike, si domosdoshmëri e mbrojtjes institucionale të Kosovës dhe barazisë së njerëzve të saj. Ajo u bë avokate mbrojtëse e të drejtave njerëzore, e të drejtave nacionale të shqiptarëve”, ka thënë Hamiti.
Pas seancës komemorative, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, deputetë, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të tjerë bënë homazhe pranë arkivolit të deputetes së ndjerë Nekibe Kelmendi, i cili ishte vendosur në hollin e Kuvendit të Kosovës dhe u shprehen ngushëllime familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të saj.
Nekibe Kelmendi ishte deputete e Kuvendit në të gjitha legjislaturat, ndërkaq në mandatin e kaluar qeverisës ishte ministre e Drejtësisë. Në vitin 1999, ajo humbi bashkëshortin, avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë, Kushtrimin e Kastriotin, të cilët u vranë nga forcat serbe.
Berisha: Nekibe Kelmendi, simbol i shndërrimit të dhimbjes
Shefi i mazhorancës Sali Berisha e nisi mbledhjen e sotme të grupit kuvendor demokrat me një minutë heshtje në nderim të veprimtares së shquar të Kosovës, deputetes së Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi, e cila ndërroi jetë të dielën e 19 qershorit në Prishtinë, pas një sëmundjeje të rëndë.
“Nekibe Kelmendi ishte një nga veprimtaret më të shquara, bashkëpunëtore e udhëheqësit historik të Kosovës, ish-presidentit të Ibrahim Rugova, avokate e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe bashkëshorte e aktivistit të të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi dhe nënë e dy djemve, Kushtrim e Kastriot Kelmendi”, u shpreh kryeministri Berisha.
Duke iu referuar dhimbjes së pësuar pas vrasjes së bashkëshortit të saj Bajram Kelmendi, që do ta paguante me jetën e tij luftën për Kosovën e pavarur duke u vrarë nga fallangat barbare të Millosheviçit 12 vjet më parë, shefi i qeverisë shprehu nderimin më të lartë zonjën Kelmendi.
“Zonja Kelmendi, ishte politikane e nderuar, simboli i intelektuales, i gruas, nënës, politikanes së shndërrimit të dhimbjes, në një forcë të madhe duke patur për dritë, realizimin e qëllimeve të mijëra martirëve të Kosovës”, nënvizoi zoti Berisha.
Ai vlerësoi kontributin e madh të Nekibe Kelmendit në legjislacionin e ri të Republikës së Kosovës.
“Sot çdo shqiptar përulet me nderim të madh përpara personalitetit të saj, para kësaj zonje shqiptare, që u përpoq në çdo moment për interesin më të mirë të kombit të saj. Ajo ishte një ambasadore e shkëlqyer e përpjekjes së madhe të popullit të Kosovës për një Kosovë të lirë, të pavarur si një faktor stabiliteti në rajon. Le ta kujtojmë me një minutë heshtje kujtimin e saj, që bashkë me bashkëshortin, Nekibe Kelmendi të gjejë paqen që meriton”, deklaroi kryeministri.
Në përfundim të nderimit me fjalët “I paharruar qoftë kujtimi i saj’, grupi parlamentar i demokratëve u ngrit në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje në kujtim të politikanes së shquar të Kosovës.
Nekibe Kelmendi ka mbajtur portofolin e ministrit të Drejtësisë në qeverinë e kaluar të Kosovës, si dhe ka kryer funksione të larta partiake në Lidhjen Demokratike të Kosovës të themeluar nga lideri historik i Kosovës Ibrahim Rugova.
Zonja Kelmendi humbi bashkëshortin e saj, avokatin e njohur Bajram Kelmendi, i cili u vra nga forcat e ushtrisë serbe në vitin 1999, ditën kur nisën bombardimet e NATO-s në Kosovë.
Mustafa: Nekibe Kelmendi ishte bashkudhëtare e denjë e LDK-së
Me një mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, LDK i ka dhënë lamtumirën e fundit funksionares së saj shumëvjeçare Nekibe Kelmendi, ku ishte e pranishme Predidentja e Republikës Atifete Jahjaga, zv.kryeministri Hajredin Kuçi, zyrtarët më të lartë të LDK-së si dhe shumë aktivistë të saj, diplomatë të huaj, dhe familjarë të familjes Kelmendi. Duke folur në këtë mbledhje përkujtimore, kryetari i LDK-së Isa Mustafa që në fillim tha: "Po ndahemi në këtë jetë nga Nekibe Kelmendi, deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, veprimtare e devotshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ministre dhe avokate, nënë e Kastriotit dhe Kushtrimit, bashkëshorte e Bajram Kelmendit, të cilët, pasi u rrëmbyen në shtëpinë e tyre, u ekzekutuan nga okupatori serb natën në mars të vitit 1999. Ne po e nderojmë sot gruan e fortë të Kosovës, Nekibe Kelmendin, gruan që këtij vendi ia dhuroi fëmijët e dashur të saj, në lulen e rinisë, bashkëshortin e saj, që këtij vendi ia dhuroi dijen dhe përkushtimin e saj, ia fali forcën e saj mbinjerëzore, gruan që tërë jetën u shqua për dinjitet dhe stoicizëm". Mustafa në vijim tha se Lidhja Demokratike e Kosovës humbi njërën prej veprimtareve më të spikatura të saj, e cila punoi me përkushtimin më të madh për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Ndërsa theksoi se Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga sot do t'i mungojë deputetja Kelmendi, e cila mori përkrahje të madhe me votat e qytetarëve, sepse ata i besuan Nekibes t'ua përfaqësojë interesat e tyre në institucionin më të lartë legjislativ të vendit. Mustafa kujtoi se drejtësia në Kosovë kishte nevojë për Nekibe Kelmendin, ndërsa ajo i qëndroi pranë gjatë tërë jetës. "I qëndroi krah shumë kohë së bashku me bashkëshortin e saj, Bajram Kelmendin; i qëndroi krah edhe kur humbi më të dashurit e saj". Pasi dha një përshkrim të biografisë, Mustafa tha se Nekibe Kelmendi ishte bashkudhëtare e denjë e LDK së, si dhe bashkëthemeluese dhe anëtare e parë e Kryesisë në dhjetor 1989; ishte sekretare e përgjithshme e kësaj partie nga viti 1998 deri më 2003, pastaj edhe nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës deri në zgjedhjet e fundit partiake. "Ecte me kokën lart dhe me dorë të ngritur për fitore. Na përkrahte dhe na kurajonte të gjithë neve të punojmë mirë dhe të fitojmë", kujtoi Mustafa porosinë e saj vitn e kaluar, e cila ndonëse e sëmurë, kishte ofruar përkrahjen e saj profesionale, duke thënë: "Mos më kurseni, jam e gatshme dhe dëshiroj t'ju ndihmoj, dua ta ndihmoj Kryeqytetin tim, Prishtinën". "Ajo na ndihmoi të gjithëve, i ndihmoi Kosovës. Të gjithë ne mburremi me Nekiben", tha kryetari i LDK-së në fund të fjalës së tij. Në këtë mbledhje komemorative me fjalë të zgjedhura ka folur edhe Presidentja Jahjaga, duke thënë se "është moment shumë pikëllues dhe i dhimbshëm mbledhja për t'u përshëndetur për herë të fundit me zonjën Nekibe Kelmendi, e cila i dha aq shumë Kosovës, Atdheut dhe popullit të saj". Presidentja theksoi se Nekibe Kelmendi gjithë jetën e saj u angazhua për të mirën e qytetarëve, për liritë dhe të drejtat e njeriut, për sundim të ligjit, për shtetndërtim dhe për krijim e funksionim të institucioneve demokratike. "Vizioni i saj mbeti Republika e Kosovës shtet demokratik i të gjithë qytetarëve pa dallim, e integruar në strukturat evropiane dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës". "Liri, pavarësi, demokraci ishin parimet themelore të zonjës Nekibe Kelmendi dhe të të gjithë lëvizjes gjithëpopullore, për idealet e së cilës zonja Kelmendi u angazhua me gjithë potencialin e saj, duke u shkrirë dalëngadalë për këtë ideal", tha Presidentja e Republikës, ndërsa kujtoi se Familja Kelmendi flijoi më të dashurit e saj në altarin e lirisë së Atdheut. Ajo tha se Kosovës do t'i mungojë zonja Nekibe Kelmendi dhe plejada e njerëzve që u shkrinë për idealin kombëtar, por Kosovës do t'i jetë udhërrëfyese e përhershme që sa herë të zihet në vështirësi, kurajën dhe besimin ta marrë te zonja Nekibe Kelmendi. Në këtë mbledhje akad. Pajazit Nushi foli për Nekibe Kelmendin si humaniste e madhe dhe luftëtare e të drejtave të njeriut.
Thaçi: Zonja Kelmendi gjithë jetën në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një mesazhi ka ngushëlluar familjen Kelmendi, Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me rastin e vdekjes së Nekibe Kelmendi, ish ministre e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
"Me pikëllim të madh mora lajmin që aktivistja shumëvjeçare e Kosovës, ish ministrja e Drejtësisë në mandatin e kaluar qeveritar, deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Nekibe Kelmendi ka ndërruar jetë. Znj.Kelmendi ishte ndër aktivistet dhe intelektualet më aktive të Kosovës, që gjithë jetën e saj e vuri në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke qenë e angazhuar në institucionet e Kosovës deri në momentet e fundit të jetës. Znj.Kelmendi si nënë dhe bashkëshorte, përjetoi tmerret e dhunës dhe të gjenocidit të regjimit serb mbi popullin e Kosovës, duke përjetuar vrasjen e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj. Edhe në këtë gjendje, znj.Kelmendi gjeti forcën që të vazhdojë përkushtimet e saj për të mirën e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam pasur fatin që të punoj bashkë me ministren Kelmendi, në mandatin e kaluar qeveritar. Në kujtesën time, znj.Kelmendi do të mbetet përherë një bashkëpunëtore e sinqertë, e angazhuar në forcimin dhe konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës, për të cilin ajo dhe familja e saj sakrifikuan shumë", thuhet në ngushëllimet e Kryeministrit Thaçi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ali Podrimjes i jepet lamtumira e fundit
» I jepet lamtumira e fundit Bekim Fehmiut
» Italia në panik. Tjetër lëkundje e fuqishme në Abruzzo. 229 të vdekur
» U jepet lamtumira e fundit 9 viktimave në Restelicë
» I jepet lamtumira e fundit Sabri Godos
» I jepet lamtumira e fundit Bekim Fehmiut
» Italia në panik. Tjetër lëkundje e fuqishme në Abruzzo. 229 të vdekur
» U jepet lamtumira e fundit 9 viktimave në Restelicë
» I jepet lamtumira e fundit Sabri Godos
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi