Java çame hapet me trëndafilat e Çamërisë
Faqja 1 e 1
Java çame hapet me trëndafilat e Çamërisë
Java çame hapet me trëndafilat e Çamërisë
Shoqata “Çamëria”, Klubi i Patriotëve të Rinj dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet çelën sot në mjediset e Hotel Tirana, “Javën çame – Trëndafilat e Çamërisë“. Java përkujtimore, që do të përmbajë një sërë aktivitetesh me kulmim në marshimin tradicional çam, në Qaf-Botë të Sarandës më 25 qershor, u çel me poezinë “Trëndafilat e Çamërisë“ të shkruar nga poeti shqiptar i Kosovës, z. Fatmri Muja dhe të performuar nga artisti i mirënjohur, z. Mirush Kabashi.
Fjalën e hapjes së aktivitetit e mbajti kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi, i cili theksoi se çështja çame do të gjej rrugën e zgjidhjes dhe parashtroi hapat e ndërmarra dhe që janë në progres në lidhje me këtë çështje.
Më tej ai shtoi se do të krijohet një mekanizëm institucional, që do të grumbullojë të gjithë të dhënat mbi çështjen çame , duke regjistruar komunitetin, historitë personale, pretendimet pronësore, do t’i asistojë ata për zgjidhjen e këtij problemi,në planin juridik, etj.
Theks të veçantë në fjalimin e tij mbajti vendimi i fundit i qeverisë greke për shitjen e pronave në zonat kufitare, ku me shumë gjasa pronat që do të shiten janë pronat e shqiptarëve të Çamërisë.
Ndërkaq ai theksoi se po bashkëpunohet edhe me shqiptarët e mbetur në Çamëri, duke i sqaruar ata se PDIU nuk ka ndërmend të prish paqen sociale të askujt dhe se shqiptarët e Çamërisë duan prej shtetit grek të kërkohet ndjesë për krimet e mëdha që janë kryer dhe zgjidhje juridike për këto krime.
Presidenti i nderit i PDIU-së, z. Tahir Muhedini vlerësoi rolin që ka pasur shoqata “Çamëria” në mbajtjen gjallë të traditave dhe kulturës çame, sikurse edhe në promovimin brenda dhe jashtë vendit të çështjes çame. Kryetari i shoqatës “Çamëria”, z. Ardian Tana vlerësoi rolin që kanë pasur figura të shquara çame në historinë e Çamërisë, të Shqipërisë dhe të mbarë Ballkanit.
“Kjo tokë sigurisht nuk kish lindur vetëm luftatarë, por edhe dhjetëra dijetarë, njerëz të shkencës, mendimit artit e letrave shqipe, duke përmendur humanistin e shenjtorin Maksim Artioti, Hasan Tahsinin e madh, Elena Gjikën, Kolë Idromenon, Mitrush Kutelin e dhjetëra të tjerë. Shqiptarët e Çamërisë ishin pjesëmarrës aktivë në Luftën Antifashiste. Në formacionet luftarake në të dy anët e kufirit morën pjesë mbi 1000 bij e bija të Çamërisë dhe një pjesë prej tyre dhanë edhe jetën , ç’ka hedh poshtë çdo justifikim për barbaritë që hordhitë greke luajtën në shpinë të popullsisë së pambrojtur shqiptare. Në muajt e tmerrit zervistët provuan mbi popullsinë e pafajshme aktet më të tmerrshme të urrejtjes dhe ligësisë njerëzore, për të realizuar atë që ata kishin planifikuar me kohë.” – tha z. Tana. Në aktivitet përshëndeti edhe artisti i mirënjohur nga Kosova, z. Enver Petrovci, i cili deklaroi se tashmë shqiptarët janë të bashkuar për të çuar përpara të drejtat e tyre kombëtare. Java çame do të vijoj nesër paradite në orën 11:00 me çeljen e ekspozitës fotografike jashtë mjediseve të kryesisë së Kuvendit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hyqmet Hasko:ÇFARË THANË TRËNDAFILAT
» Monda Korca: Kur celin trendafilat......- poezi -nga Raimonda Moisiu
» FOTOGRAFI JAVORE INTERESANTE
» Pal Sokoli: Java e kulturës shqiptare
» Don Robert Jakaj:Java e filmave dokumentar kushtuar Nënës Terezë!
» Monda Korca: Kur celin trendafilat......- poezi -nga Raimonda Moisiu
» FOTOGRAFI JAVORE INTERESANTE
» Pal Sokoli: Java e kulturës shqiptare
» Don Robert Jakaj:Java e filmave dokumentar kushtuar Nënës Terezë!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi