Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ENVER BYTYÇI:Rasti “Fajon” ose shfaqja e një Europe të dyzuar

Shko poshtë

 ENVER BYTYÇI:Rasti “Fajon” ose shfaqja e një Europe të dyzuar Empty ENVER BYTYÇI:Rasti “Fajon” ose shfaqja e një Europe të dyzuar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 22, 2011 9:50 am

 ENVER BYTYÇI:Rasti “Fajon” ose shfaqja e një Europe të dyzuar U1_Enver_Bytyci
ENVER BYTYÇI:Rasti “Fajon” ose shfaqja e një Europe të dyzuar

Është e vërtetë se ky koment është nxitur nga ajo që ndodhi pardje në Bruksel, kur një deputete e njohur për opinionin shqiptar, Tanja Fajon, shpërtheu me kritika për “shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri” duke u bazuar në një gënjeshtër të tipit të ish-kryeministrit serb të fillimit të shekullit XX Vlladan Gjorgjeviç. Gjorgjeviç ka shkruar një libër me titull “Shqipëria dhe fuqitë e mëdha”, me të cilin paralajmëronte Europën e atëhershme se “nëse ajo do t’u jepte shqiptarëve shtetin, Europa do të pësonte një katastrofë të paparë” për shkak se “shqiptarët janë njerëz të egër, kanibalë, njerëz me bisht”.

Kanibalizmi gjorgjeviçian i para një shekulli për shqiptarët është përhapur si një akuzë e gënjeshtërt në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe përtej kufijve të Europës, tashmë jo nga një ish-kryeministër apo zyrtar e akademik serb, por nga një ose disa politikanë shqiptarë. Tanja Fajon ka përmendur Erion Veliajn, koordinatorin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, si autor të gënjeshtrës së “kanibalizmit të shqiptarëve”. Por nuk është vetëm Erion Veliaj që shqiptarëve u ka dhënë në fillim të shekullit XXI imazhin e “njerëzve me bisht, njerëzve kanibalë dhe hajdutë”. Gënjeshtra e Edi Ramës për “vjedhjen e orës së ish-presidentit Bush” në qershor 2007 ishte jo më pak e dëmshme dhe bizare sesa shpifja e Vlladan Gjorgjeviçit të vitit 1912, apo shpifja e Ramës dhe Veliajt së bashku në qershor të vitit 2011.
Ndërkohë që rrenat serbe thuajse janë demantuar, rrenat e shqiptarëve për shqiptarët duket se do të besohen më gjatë në Europën e këtij shekulli të globalizimit. Nëse shqiptarët do të përfitonin nga globalizimi diçka të rëndësishme, mendohej se kjo do të ishte mësimi i së vërtetës për ta në kancelaritë e Europës. Por, fatkeqësisht, bota e sotme globale nuk është shndërruar ende si e tillë në mentalitet dhe në vetëdijen e vetë europianëve, të cilët janë aty ku janë në emër të bashkimit, integrimit, pra të globalizimit. Si në çdo gjë, Europa jonë, shtëpia jonë e përbashkët, ku ne shqiptarët duam të shkojmë më me dëshirë sesa vetë sllovenët e Tanja Fajon, duket se është e dyzuar. “E dyzuar” do të thotë e pavendosur, e paaftë të marrë vendime, e paaftë të orientohet. Dhe për këtë dyzim europian më së paku janë fajtorë shqiptarët, të cilët nuk kanë kurrfarë dyzimi në vendimin që kanë marrë për të qenë pjesë e kontinentit të vjetër e të ri europian.
Rasti “Fajon” nuk është gjë tjetër veçse shprehje e një Europe të dyzuar, të çorientuar, të pavendosur dhe të paorientuar në sfidat e reja të integrimeve transglobale. E di se dikush do të shkruajë e do të shtrojë pyetjen: kush je ti që gjykon kështu për Bashkimin Europian?! Por e vërteta është se në Europë nuk ekziston kurrfarë konsensusi kur është fjala për çështjet më themelore të ekzistencës dhe homogjenizimit të saj. Shihni se ç’ndodh? Ka më shumë se tre vjet që pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, duke e mbajtur peng shtetin më të ri në botë. Ka gjashtë vjet që kur Europa i ka hapur dyert për ta pranuar Turqinë në gjirin e saj, por ka më shumë se gjashtë opsione të kundërta për ta lënë atë jashtë dyerve të Brukselit. Midis Europës dhe SHBA-ve ka marrëveshje partneriteti të veçantë, por gjithkush është i njohur me konfliktin euro-amerikan sa u përket subvencioneve ose kushteve për tregti të lirë. Gjithkush është i njohur gjithashtu me kundërshtitë e pashembullta të shumë europianëve me politikën amerikane të sigurisë. Kujtojmë këtu luftën në Irak, në Afganistan, ndërhyrjet e tjera në rajone të ndryshme të botës, këmbënguljen amerikane për të kontribuar për paqen dhe sigurinë europiane në Europën Juglindore, kontribute të cilat më shumë se Amerikës i shërbejnë Europës së dyzuar e skeptike.
Dhe më së fundi Europa ka vendosur një partneritet të sajin me Rusinë. Nëse në Rusi do të kishte një përparim pak më të madh të të drejtave të njeriut, është e sigurt se marrëdhëniet e Europës me Rusinë do të ishin dukshëm më të ngushta sesa me Amerikën. Megjithatë, Brukseli edhe në këto kushte mbetet i ndarë midis Moskës dhe Uashingtonit. Të ndarë në këtë pikë janë gjermanët, francezët e madje edhe sllovenët e Tanja Fajon. E majta europiane më së shumti shfaqet si e majtë e ideoligjizuar, sesa një e majtë kompakte e një vizioni të mirëfilltë në epokën e globalizimit. E majta ka më shumë demagogji sesa rezultate praktike në politikat globale e të integrimeve. Shihni se ç’ndodh në Gjermani! Lufta politike e së majtës prej dekadash është zhvilluar deri me gjuajtje gurësh në mbrojtje të mjedisit, ndërkohë që asnjë program politik i saj nuk kishte parashikuar një vendim kaq të guximshëm të Angela Merkel për të hequr dorë nga energjia bërthamore.
Ndërkaq mund të shtrohet dhe pyetja: ç’lidhje ka qëndrimi i dyzuar i Europës me fuqitë e mëdha dhe vendet e tjera në rastin e Tanja Fajon dhe deklaratës së saj mbështetur në rrenën e Erion Veliajt?! Ka një lidhje të pazgjidhshme. Dyzimi i njeriut, i një komuniteti ose i një politike, qoftë kjo dhe europiane, vjen nga ndikime të shumta ideologjike. Ndikimet ideologjike të “besimit absolute” ndaj një Vladan Gjoergjeviçi shqiptar e kanë çuar Tanja Fajon në aventurën e saj, sa t’i bëjë shqiptarët “kanibalë” pa qenë kurrë ndonjëherë të tillë. Ndikimi dhe besimi tek ideologjia e së majtës e ka çuar Tanja Fajon që qorrazi të bazohet në një imeil të rremë. Më së paku ajo do të duhej të priste konferencën e shtypit të liderit të socialistëve shqiptarë Edi Rama që të formulonte në trurin e saj atë besim të paimagjinueshëm për kanibalizmin e “shtetit shqiptar”, siç hamendëson ajo hapur në prononcimin e saj. Më së paku ajo do të duhej të pyeste nëse ishte bërë konferenca e shtypit e Ramës dhe nëse jo pse nuk ishte bërë e prej këtej do të kishte mundësinë të mësonte të vërtetën. E vërteta e Erion Veliajt është si e vërteta e Vladan Gjorgjeviçit. Ndërsa besimi te rrena e Erion Veliajt nga ana e Tanja Fajon është si besimi te rrena e Vladan Gjorgjeviçit serb nga ana e diplomatëve rusë në Konferencën e Londrës së vitit 1913. Ideologjia e ka dyzuar Tanja Fajon siç pati ndikuar ideologjia pansllaviste te përfaqësuesit e Rusisë në vendimmarrjen për krijimin e shtetit shqiptar.
Akuza aq e rëndë e Tanja Fajon i kalon caqet e dashakeqësisë, pa dashur aspak t’i kontestoj përpjekjet e saj për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Të akuzosh qeverinë shqiptare si “qeveri kanibalësh”, që paska inskenuar për shkak të humbjes në Kavajë marrjen peng dhe nxjerrjen e një fëmije nga barku i një nëne pa pasur asnjë provë përveçse një imeili të një Gjorgjeviçi shqiptar, është më shumë se dashakeqësi, më shumë se cinizëm, më shumë se armiqësi. A është kjo gjithashtu një sjellje e ndikuar nga mentaliteti ideologjik i së majtës? Unë besoj se po. Jo rastësisht të majtët spanjollë nuk e njohin Kosovën, ndërkohë që të djathtët e këtij vendi ishin në pararojë të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë. Së paku vendet që nuk kanë interesa të drejtpërdrejta me Shqipërinë, si Spanja, janë të ndarë në qëndrimet e tyre për shkak të ideologjisë. Jo rastësisht në Gjermani Gerhard Shrëder e kritikonte Angela Merkelin për njohjen e shtetit të Kosovës. Vetëm në Angli qëndrimi i së majtës së pandikuar prej ideologjisë sllavo-komuniste e majtiste është shfaqur e pakompleksuar dhe e padyzuar ndaj çështjes shqiptare. Tanja Fajon dhe një grup jo i vogël eurodeputetësh nuk kanë mundur të shkëputen nga ndikimi ideologjik, sepse duhet të jesh i verbër që të besosh se një qeveri e një vendi europian mund të inskenojë krime të tilla makabre si ajo që sajoi Partia Socialiste me fatin e Griselda Roshit në Shqipëri. Një politikan ose politikane e padyzuar, e pakompleksuar, e pandikuar nga ideologjia nuk mund të shpallte si të vërtetë një gënjeshtër aq të pabesueshme para se të ngrinte telefonin e të rikonfirmonte nga një burim i dytë ndodhinë. Tanja Fajon e bëri këtë dhe as që denjoi të kërkonte ndjesë. Kjo do të thotë se ajo vazhdon të jetë e dyzuar, e ndikuar, e keqformuar dhe keqinformuar, vazhdon t’u besojë Gjoergjeviçëve shqiptarë të tipit Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi