Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Bytyçi:Oligarkia si model i tiranisë

Shko poshtë

Enver Bytyçi:Oligarkia si model i tiranisë Empty Enver Bytyçi:Oligarkia si model i tiranisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 22, 2011 10:04 am

Enver Bytyçi:Oligarkia si model i tiranisë U1_Enver_Bytyci
Enver Bytyçi:Oligarkia si model i tiranisë

Nuk është në kohë normale ndonjë risi, befasi apo lajm, mbledhja e një organi partiak i çfarëdo përmase ose cilësdo force politike që të jetë ai. Megjithatë, mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e mbajtur të shtunën në Tiranë, ka tërhequr vëmendjen e medies dhe të publikut për shumë arsye. Shkaku kryesor është se shqiptarët janë ende në ankthin e 21 janarit 2011, të cilin ua kishte ofruar Edi Rama si zgjidhje të marrjes së pushtetit me dhunë. Duke dëgjuar propagandën e tipit Erion Veliaj, për të cilin media të caktuara në Evropë nuk mungojnë të bëjnë reportazhe intimiteti familjar, të tilla medie po ritransmetojnë e-mailet e koordinatorit të PS-së, duke krijuar imazhin e një Shqipërie “në krizë” e në “prag të humnerës”. Modeli i Ramës dhe Velisë për të nxirë realitetin shqiptar është befasia më paimagjinueshme, është gjetja më e re e ofensivës së opozitës të kryesuar nga Edi Rama. Vetë diktatori komunist shqiptar nuk kishte menduar kurrë se mund ta përdorte këtë model pervers në shërbim të pushtetit të tij kriminal. Ndërkohë, pasardhësit e tij po i bëjnë shqiptarët që “të harrojnë” krimet makabre të një diktature, duke u ballafaquar me krimin e shëmtuar të tipit serb të Edi Ramës dhe Erion Velisë, sa i përket imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pikërisht ky realitet, sa i shëmtuar dhe i pashembullt në historinë e kombeve të qytetëruara e primitive, i ka bërë shqiptarët të ndjekin me vëmendje dhe një lloj ankthi të gjitha zhvillimet në Partinë Socialiste.

Asambleja Kombëtare, e mbledhur pardje, ishte në të vërtetë një lloj asambleje “as mish, as peshk”. Ajo nuk vendosi për asgjë dhe vendosi për gjithçka. Nëse ndjekim fjalën e Edi Ramës, në të njerëzia qëmtojnë edhe kurthin e “ideve të reja”, edhe dimensionin revolucionar të aksionit opozitar! Edhe fitimtar i zgjedhjeve të 8 majit, edhe protestues për humbjen e tyre! Ramiz Alia do të duhet ta dërgojë Edi Ramën në gjyq për shkak të vjedhjes së të drejtës së autorit, sepse kreu i socialistëve ka përsëritur pikë për pikë stilin e formatin komunist të tij të vitit 1990 me modelin shqiptar: “As Lindje, as Perëndim”. Duke folur për “ide” opozitare e njëkohësisht për “aksion opozitar”, Rama edhe këtë radhë ka dashur të realizojë dy qëllime: nga njëra anë të mbajë të pacenuar “unitetin e radhëve të partisë”, nga ana tjetër të rikrijojë hapësirën e veprimit autoritarist të komandimit, sipas situatave që vijnë. Nëse humbet Tiranën, të vazhdojë bojkotin dhe dhunën kundër institucioneve e këtë ta justifikojë me anën radikale të qëndrimit të tij në Asamble. Nëse e fiton Tiranën, të orientohet nga “idetë” e tij për shkatërrimin dhe bunkerizimin maksimal të saj, gjithnjë në përpjekje për të kompensuar shtresën e “të shpronësuarve në emër të interesave të partisë”, kupto: të vetë kreut socialist. “Të shpronësuarit” janë disa milionerë socialistë, të cilët i rrinë Ramës në krah, përpara ose nga mbrapa.

Megjithatë, të dyja këto synime kreu i opozitës duket se e ka të vështirë t’i realizojë. Tashmë është e njohur lëvizja e progresistëve si Kastriot Islami dhe Andis Harasani për të thyer bojkotin e socialistëve dhe për t’u bërë pjesë e sistemit demokratik në Shqipëri. Në këtë vijë janë shfaqur gjithashtu Erion Braçe dhe Arben Malaj, të cilët janë shprehur publikisht kundër bojkotit të parlamentit shqiptar. Braçe ndoshta ka reflektuar nga këshilla për të pushuar e ambasadorit amerikan dhe ka vendosur që ta ndryshojë kursin e tij. Sigurisht që çdo politikan në moshën i Braçes, por i pakompromentuar në afera të caktuara korruptive e morale, do të kishte reflektuar pozitivisht pas asaj këshille publike të Aleksandër Arvizusë. Nëse Braçe është nisur në këtë linjë, atëherë ai do të jepte një kontribut të vlefshëm për Shqipërinë dhe integrimin e saj. Ndërsa Klosi (jo Bilbili, as i biri, as Fatosi, por Blendi) e ka shprehur qartë dualizmin e Ramës. Ideja e kreut të socialistëve ka të bëjë me dilemën: “Do ta fitoj ose jo Tiranën”. Sipas Klosit, “aksioni politik vendoset pas dy javësh… Përcaktuese për këtë do të jetë gara e Tiranës”. Shkurt: po fituam, do të bëjmë opozitë të moderuar, po nuk u bë Rama kryetar bashkie, “do të marrim kallashët, bombat molotov, gurët, drurët dhe do t’ia mësyjmë institucioneve”.

Në të vërtetë kushdo që e njeh nga afër Braçen dhe Blendin do të priste prej tyre një qëndrim të kundërt, pra që Braçe të fliste për “aksionin opozitar” dhe Blendi “për thyerje të bojkotit”. Me sa duket geni i “bllokmenëve” është më i fuqishëm se karizma e një politikani modern. Sepse vetëm ky është ndryshimi në favor të Braçes. Të gjithë treguesit e tjerë flasin më shumë për moderacionin e Blendit, sesa të “erionëve”. Nuk dua ta fyej askënd, por njoh një profesor të nderuar, i cili për nga kapacitetet dhe logjika e formimit nuk të jep kurrfarë përshtypjeje se mendon për dhunë dhe aksione revolucionarësh të opozitës. Megjithatë ai, duke qenë pjesëtar i oborrit të ish-bllokut komunist, na shfaqet në medie çdo herë e më agresiv, duke lënë mënjanë atë formim intelektual e shkencor, që falë të qenit në bllok ose jo e ka realizuar me zotësi profesionale.

Pra, fitorja ose jo e Tiranës nga ana e Edi Ramës e mban edhe më tej peng forcën kryesore të opozitës shqiptare, nëse ajo do të bëhet një forcë politike moderne, apo të rrëshqasë edhe më tej në kursin e saj leninist e trockist. Rama, Klosi e të tjerë paralajmërojnë se pas dy javësh do të ndahen rrugët: ose dhunë, agresivitet, anarki, krizë e rrëmujë, ose zhvillim normal e sjellje normale të një opozite normale. Ndërkohë një analizë e këtyre dy alternativave të opozitës dhe kreut të saj të çon në përfundimin se Shqipëria nuk është në krizë politike për shkak të ndonjë krize institucionale, por për shkak të aksionit revolucionar të opozitës destruktive. Asnjë demokraci në botë nuk do të vihej para alternativash të tilla: “Ose më jep fitoren, ose të vrava”. Kjo alternativë antidemokratike paralajmëron një ogur të zi për Shqipërinë, nëse ajo do të pranohej arbitrarisht, jashtë institucioneve dhe ligjeve të demokracisë. Prej këtej shkohet tek abstraksioni se njeriu që e dëshiron fitoren e tij në tavolinë dhe jashtë institucioneve demokratike, gjithashtu jashtë institucionit të votës së qytetarëve, premton vetëm një rrugë të vetme: rrugën e shndërrimit gradual në një diktator të tipit Gadafi në Shqipëri. Sapo ta kapë “fitoren”, ai ka për të dëshmuar një agresivitet të pashembullt brenda radhëve të partisë së tij, si dhe në raport me institucionet e shtetit e me vetë shoqërinë shqiptare. Prej këtej ai do ta drejtojë kryeqytetin, e ndoshta më vonë Shqipërinë, përmes një oligarkie, të cilën Aristoteli i moçëm dhe i mençëm e krahasonte me qeverisjen e një tiranie. Oligarkia dhe oligarkët pranë kreut të socialistëve po mbajnë peng Shqipërinë dhe vetë Ramën.

Rama ka lëshuar në Asamble edhe një mashtrim tjetër të radhës. Sipas tij, “qeverisja e sotme është e paaftë të bëjë integrimin e vendit”, ndaj dhe e merr vetë këtë përgjegjësi. Në këtë demagogji të radhës mund të dalin dy indice: Rama flet vetëm për integrimin dhe marrëdhëniet me Brukselin. A mos kemi të bëjmë këtu me një karshillëk të tij ndaj Uashingtonit?! Ngjarjet, qëndrimet, ironitë, deklaratat, fjalimet, mosbindjet, moskorrigjimet e Ramës të çojnë në gjykimin se “kreu i socialistëve ka dashur që të dërgojë te disa miq të tij në Bruksel një mesazh të qartë pajtimi me qëndrimin e racës antiamerikane në bashkësinë evropiane”. Ndërkaq indicia e dytë vjen vetiu: po sikur opozita virtuale e demokratëve të punonte kundër integrimit të vendit në BE, siç bën sot e dy vjet opozita e Edi Ramës, a do të mundë ai ta çojë Shqipërinë në dyert e Brukselit?! Është e sigurt se demokratët nuk do ta bënin kurrë një aksion të tillë antishqiptar, por përvoja shqiptare dëshmon se vendet pranohen në BE jo vetëm kur krijojnë marrëdhënie fqinjësie të mirë me vendet me të cilat ato kufizohen. Në rastin konkret problem në Ballkan është Serbia. Integrimi në BE kërkon edhe sjelljen korrekte të faktorëve politikë, gjë që nuk ndodh me opozitën shqiptare.

Në dallim me kreun e opozitës, kryeministri i vendit vijon axhendën e tij të punës për zgjerimin e investimeve në infrastrukturën rrugore, dhe ka bërë të ditur aksionin e dytë të madh pas kësaj, atë të investimeve për vaditjen. Njerëzit e mençëm të kësaj toke e dinë se vaditja është çelësi i rritjes së prodhimit të produkteve bujqësore e blegtorale, për pasojë dhe prapavija e domosdoshme për të përballuar nevojat e një tregu turistik gjithnjë në rritje. Bota shqiptare nuk është aq naive, sa të mos kuptojë faktin se rrugët dhe vaditja përbëjnë faktorët themelorë të zhvillimit dhe prosperitetit të këtij vendi. Ndaj dhe kryeministri i Shqipërisë ndihet komod dhe entuziast kur pret shirita inaugurimi, për ta afruar vendin me Evropën dhe jo për ta larguar atë prej saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi