Prishtinë: Vetëvendosje protestoi kundër Qeverisë Thaçi
Faqja 1 e 1
Prishtinë: Vetëvendosje protestoi kundër Qeverisë Thaçi
Prishtinë: Vetëvendosje protestoi kundër Qeverisë Thaçi
(I plotësuar) - Protesta paqësore e Lëvizjes Vetëvendosje me moton “Kundër hajnisë”, mblodhi të mërkurën mijëra protestues në qendër të Prishtinës. Përfaqësues të Vetëvendosjes akuzuan serish krerët e Qeverisë së Kosovës se janë ata që kanë vjedhur votat për të vjedhur para. Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.
Ashtu sikur ishte paralajmëruar, protestuesit kanë nisur në mesditë marshin nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës. Protestuesit mbanin në duar pankarta si “Kundër hajnisë”, “Kjo qeveri i ka hipur skijave”, “Qeveria ka tri: hajninë, tradhtinë, pasurinë”.
Ata kanë marshuar drejt bulevardit “Nënë Tereza”, duke u ndalur përpara Teatrit Kombëtar ku montuan binën të cilën ia kishin hequr Policia e Kosovës orë më parë.
Protestuesve me një fjalë rasti iu drejtuar aktivisti i “Vetëvendosjes”, Shpend Ahmeti, i cili deklaroi se Kosova sot është vendi më varfër në Evropë, ku më shumë se gjysma e qytetarëve u mungon buka e gojës, por po ashtu është vendi me korrupsionin dhe hajninë më të madhe në Evropë dhe për këtë kanë faj ata që po krenohen me këto hajni.
“Sot kemi ardhur këtu t’i tregojmë kësaj qeverie se kjo hajni nuk do të tolerohet, kemi ardhur t’i themi se interesin e qytetarëve nuk do të lejojmë që të shpërfillet dhe posaçërisht t’i themi që nuk është kjo Kosova për të cilën kanë sakrifikuar gjeneratat të tëra”, ka thënë Ahmeti.
Aktivistët e Vetëvendosjes në shenjë simbolike kanë paraqitur një balonë me emrin e foton e kryeministrit Hashim Thaçi i cili sipas tyre “fryhet nga hajnia dhe kursimet”.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar se ky pushtet e ka vjedhur shtetin dhe duhet që shtetin ta çlirojmë prej këtij pushteti.
“Këta pushtetarë i kanë vjedhur votat, për të vjedhur pare, për të vjedhur vota që të vjedhin edhe më shumë pare. Ashtu siç po shpërthejnë këta balona do të shpërthejmë edhe hajnin prej institucioneve dhe t’i eliminojmë hajnat prej politikës”, ka thënë Kurti.
* * * * * * *
Policia e Kosovës largoi podiumin e Vetëvendosjes para Qeverisë
Policia e Kosovës (PK) ka ndërhyrë për të larguar podiumin e vendosur pranë ndërtesës së Qeverisë, ku kishin paraparë të mbanin fjalimet drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje me rastin e protestës me moton “Protesto kundër hajnisë”, që pritet të fillojë sot në orën 12:00.
Ndërhyrja e policisë ka shkaktuar konfrontim me aktivistë të Vetëvendosjes, i cili ishte më shumë verbal, ngase ata synonin të “mbronin” podiumin që kishin vendosur pranë ndërtesës së Qeverisë te shtatorja e Skënderbeut.
Njëri nga drejtuesit e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, heqjen e foltores nga ana e policisë e ka cilësuar një provokim të lehtë nga të Qeverisë për të penguar protestën, duke shtuar se kjo nuk do ta ndalë protestën e Vetëvendosjes kundër hajnisë.
“Mendoj se është tentim i tyre që mos të na lënë të flasim, por kjo në asnjë mënyrë nuk e ndalon protestën. Natyrisht ne mund të improvizojmë, të gjejmë vende të tjera të flasim, t’i themi ato gjëra që kemi pasur ndërmend t’i themi. Protesta është paqësore dhe do të vazhdojë si paqësore”, tha ai.
Ahmeti ka bërë të ditur se protesta është paralajmëruar në polici, e cila është njoftuar edhe me itinerarin e saj, mirëpo nuk ka saktësuar nëse kanë marrë leje nga policia për vendin dhe kohën e mbajtjes të saj.
Ndryshe, protesta e Vetëvendosjes “Protesto kundër hajnisë” do të fillojë në ora 12:00 nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar nëpër sheshin Nëna Terezë për të përfunduar te ndërtesa e Qeverisë. Për këtë protestë, Vetëvendosje ka organizuar transport falas për të interesuarit nga qytetet e tjera.
* * * * * * *
Vetëvendosje proteston sot me moton “Kundër Hajnisë”
Lëvizja Vetëvendosje organizon sot protestë me fillim nga ora 12 duke u nisur nga Biblioteka Kombëtare drejt ndërtesës së qeverisë së Kosovës, me moton “kundër hajnisë”.
Vetëvendosje thotë se protesta organizohet për “manipulimin me tenderë, shitjen e ndërmarrjeve publike dhe marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë, për vjedhjen e territorit të Kosovës”.
Lëvizja Vetëvendosje beson se mijëra njerëz priten të mblidhen, të cilët do të nxjerrin jashtë xhepat e tyre si simbol i varfërisë së qytetarëve kosovarë, për shkak të hajnisë së pushtetit.
>> Kurti: Protesta do të jetë e qetë >> Komente (35)
>> Vetëvendosje vazhdon thirrjet për protestën e 22 qershorit >> Komente (79)
>> Vetëvendosja e quan Qeverinë, kabinet qeveritar me yje të turpit >> Komente (113)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kalon Projektligji kundër pjesëmarrjes në luftëra terroriste, Vetëvendosje voton kundër
» Shqipëria protestoi kundër racizmit në Maqedoni dhe Serbi
» Haradinaj protestoi dje kundër Mustafës, sot pinë kafe bashkë (Video)
» Egzon Azemi arrestohet se protestoi para dy vitesh kundër Ramadan Mujës
» Kurti kundër "shtetit policor", Thaçi kundër "anarkisë"
» Shqipëria protestoi kundër racizmit në Maqedoni dhe Serbi
» Haradinaj protestoi dje kundër Mustafës, sot pinë kafe bashkë (Video)
» Egzon Azemi arrestohet se protestoi para dy vitesh kundër Ramadan Mujës
» Kurti kundër "shtetit policor", Thaçi kundër "anarkisë"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi