Kolec Traboini: Dallkaukët me Flamur
Faqja 1 e 1
Kolec Traboini: Dallkaukët me Flamur
Dallkaukët me Flamur
"Posi.... u ba Shqipnija. Dalin të marrët e vikasin rrnoftë Shqypnia! Ti i mençëm pergjigje tue bertit në kupë të qielles : Rrnoftë, po, e shpejt me porositë flamuj. Na shkyeju rrnoftë, e ti shit, ban pare tue tregtue mbi ndiesit tona." (Ernest Koliqi: Tregtar flamujsh).
Nga Kolec Traboini
Ka një dallgëdisje e tollovi të madhe nëpër festa kombëtare. Paraqiten në krye te festimeve ca njerëz për të cilët çfarë të flasësh, një tufë megallomanësh që atdhetarinë e kanë si disingtiv. Po kjo jo vetëm në Shqipëri ku parallijte, që i kanë mbushur xhepat me para droge, prostitucioni, kontrabandë e korrupsioni e kanë dyqane e hotele në çdo skutë, por edhe në Diasporë, ku emigrantët e nxjerrin jetesën me djersë e mundime, shfaqen ca individ që mbahen si të ishin bej katundi në kohë të Tanzimatit. Më bëj nënë që të ngjaj, tëpkë si në Shqipëri. Kur shoh se si spekullohet, se si organizojnë ca darka me nga 70-80 e 100 e kusur dollare për një këmbë pule në tryezë, sepse tre të katërtat e bilietës ja hedhin xhepit, më vjen të pështirë, më kujtohet ai krijimi që s'ka vdekje i Ernest Koliqit "Tregtarë flamujsh" e u them sikter darkave me ahenxhe si në kohë të Turqisë së vjetër. Me mirë pi një gotë vere në familje, vë flamurin në balkon të shtëpisë time që është buzë një bulevardi në Boston dhe jam më i kënaqur edhe unë , edhe flamuri, por edhe bostonianët që kalojnë përkëtej dhe e përkedhelin me sy.
Më vinë një ditë nëntori me vranësira ca honxho bonxho, siç thoshte i madhi Mihal Grameno, që i kam quajtur përndryshe edhe takëm i ri në qytet të vjetër, patriot me bateri siç thonë në Prishtinë, e më thonë këta vurçanjarë që të vish në qender të Bostonit se do të ngremë Flamurin.
Unë në fakt mbaja një flamur të madh në dorë e do ta vija në balkonin e shtëpisë sime, siç bëj përvit, siç bën edhe miku im Sotir, që ngre Flamurin njëqindvjeçar të gjyshit të vet, të madhit Josif Pani nga Dardha, mikut me të mirë të Faik Konicës në Amerike. Mesa duket menduan se isha i përgatitur të shkoj pas tyre e të bëja rrumba tumba në Copley Square në mes të Bostonit.
- Po cilin Flamur?- i pyeta- Se Flamurin e ngre Bashkia, kryetari, italiani Tomas Menino siç bën për të gjithë komunitetet. Ju pse po doni ta personalizoni sikur e ngrini ju, si të ishit Ismail Qemalat e Amerikës?!
Ata nuk m'u pergjigjen veç rrinin si guakë, se mendjeshkurtër janë. Ju ka ba mendja dollarë. Ju ktheva:
- Shkojeni e ngrijeni se unë vijë pak më vonë se nuk më pelqejnë rrëmujat. Sa të ngre këtë Famurin tim këtu në ballkon.
- Të ndihmojmë ne - u ngutën, e zgjatën duart të më rrembenin Flamurin.
Por nuk i lashë. Sakën se ma prekni Flamurin me ato duart tuaja të fëlliqura, u thashe e bëra për më tutje.
- Ikni, se e ngre vetë, - vazhdova jo pa shpoti.- Në shtëpinë time Ismail Qemal jam unë e jo ju!
Thartuan fytyrën.
Kur e pashë se po ikin me bisht ndër shalë dhe seç mërmërisnin kundër meje, më hipi në kokë e u thirra:
- Unë nuk vij fare!
Në fillim u fandaksën. Si të mos veja fare kur ata ngrinin Flamurin. Bah! Pastaj si hilanjoz që janë, menduan se më zunë si miu në dhokan.
- Turp!-më thanë .- Je dhe bir patrioti që ka derdh gjak për këtë Flamur, që ka luftuar krah për krah me Ded Gjo Lulin. Po ti paske qënë tradhtarë i babës tend, more, po ne të dinim për atdhetar të madh, ndaj erdhëm.

Menduan se më groposen së gjalli dhe i lanë duart me mua.
- Po dale bre, mos u ngutni,- ua ktheva. - Unë nuk thashë që nuk vij fare në Copley Square.
- Atëherë do të vish? - ndrruan çeren atdhetarët me bateri duke u qetesuar.
- Do të vij për ta ulur!
Sikur ra bomba. U hodhën përpjetë sikur t'i kish pickuar zekthi në të prapme .
- Ti qënke çmendur fare - m'u hakërryen.- Ke rrjedhur!
- Nuk jam çmendur e as kam rrjedhur ore, jo. Por sikur unë të mos e ul, çfarë do ngrini ju vitin tjetër, pa më thoni!... Se Flamurin do ta grisë era, do t'a kalbë shiu e bora, se rrobë është de, jo shajak për gunë bariu. As për darkën qindollarëshe që keni sajuar mos më prisni, se nuk kam ndërmend të çpoj xhepat e mi për të mbushur të tuajat.
U skuqën si spec i kuq djegës e mu bë se Flamuri im që kisha në duar, u zverdh nga që nuk i duronte dot ata dallkaukë e delenxhinj që shtiren si flamurtar. Pa le kur do të shkruanin në gazetën e komunitetit se Dadani me Kamkamin e Zejnepja me Peqe Lepen e kanë ngritur Flamurin në Boston, në Nju Jork, në Detroit, në Çikago e kah mos. Por edhe në Vikipedia do të shkruajnë pa hesap që ta dijë historia e brezat që do vinë se kush janë Flamur- tartarët e Diasporës shqiptare të këtij fillim shekulli. Ja kështu shkruhet e përshkruhet historia nga llaskandraqët e etur për lavdi. Kështu shkruhen e përshkruhen edhe meseletë me Flamurin.

E kush e di çfarë dhëmbje ndjen i shkreti Flamur, kur bie në dorë banditësh, zuzarësh, mashtruesish, megallomanësh, në duart e kacabujve të atdhetarizmit, që gëlojnë si brumbuj bajge, që kanë krijuar tarafe, që e quajnë njeri tjetrin "burra të mëdhej", çfarë Nolit e Konicës me kursim ua thonë.
E po nuk bëre si thonë e si duan ata, egoistët lavdimëdhenj, të bëjnë gjëmën, të gozhdojnë si Krishti në ca hartime moralistike në gazeten e komunitetit, të shpallin armik, të nxjerrin edhe nga ato paloshoqatat te shpifura rapsodike që ka me vandakë në Amerikë, apo nga ca lista pseudogazetarësh ku neveritshem i përkëdhelin bishtin njëri tjetrit...
A nuk bënte edhe Enver Hoxha kështu?! Por Enver Qafiri i bënte bëmat e veta në Shqipëri ku nuk kish liri e as drejtësi, po këta kallam-kusur-kallamarët tanë i bëjnë në Amerikë.
Lum si kombi ynë që i ka lindur, por lum edhe Amerika, të cilës i polli groshi me dallkaukët, shoqatamaniakët dhe mashtruesit me flamur.
ANTOLOGJIA - PORTAL AVT
“Poezia eshte e folura percart e perendive.” - Platon
ANTOLOGJIA - PORTAL AVT
“Poezia eshte e folura percart e perendive.” - Platon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kolec Traboini - Kadare - një mal drite që nuk i shpëton dot hijes së vet- nga K.Traboini
» Kolec Traboini
» Kolec Traboini:OBELISK Nr. 125
» Kolec Traboini: Pergjakja e popullit
» Kolec Traboini: Unë jam Barak Obama!!!
» Kolec Traboini
» Kolec Traboini:OBELISK Nr. 125
» Kolec Traboini: Pergjakja e popullit
» Kolec Traboini: Unë jam Barak Obama!!!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi