Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:FALËMESHËNDET, NGA TI

Shko poshtë

Mentor Thaqi:FALËMESHËNDET, NGA TI Empty Mentor Thaqi:FALËMESHËNDET, NGA TI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 23, 2011 12:57 pm

Mentor Thaqi:FALËMESHËNDET, NGA TI 263119_232424783453601_100000582437455_816178_1521613_nMentor Thaqi:FALËMESHËNDET, NGA TI 187669_100000582437455_3196303_n

Mentor Thaqi:FALËMESHËNDET, NGA TI

- Përkujtim-Homazh, Lirikut të Madh Vehbi Skënderi -
(postmortum)


Penar (Penë-Ar),
a pleqnar,
vargun (s)ta ndalojn, qebesa
as kur ti tubojnë fletët
e as kur ti mbledhin betë,
e s´lënë gjë pa t´thënë
e gurë pa lëvizur
në vrasjeshpirti!

Botimit flakën
e ndalimbotimit vizë
që t´plasë n´kërthizë,
hë Zoti për së kthjellti e vraftë,
Heretinë diktatoriale,
pa të keçen tënde!

Të vranë Ofelinë,
po, e vranë pas vdekjes,
me armë kohëguri,
nga varrtar kombi dhe varrmihës
historie,
e copëzat nga Vermoshi
ç´vlerë mund të kenë për harbutë
kur shkrimit s´ia dijnë fillin
e leximit rrjedhën,
nën verbim gradash
trillilogjia vrastare
e heshtjes përmbytëse?!!!

Poet,
mos të lutem,
mos shkruaj elaborat
mos iu shkruaj horrav,
korbav as sorrav,
se turpi s´njeh faj,
veç kuje e vajë,
cilin, vetkrekosje
kan,
tendosje e kanosje,
n´krrokamë!

Censura-Proku(ro)ra,
nuk njeh Art,
s´njeh as Histori,
flet përçartë,
sjellë tragjedi,
mbjellë tmerr,
korrë elegji,
s´ke çfarë i merr,
s´njeh dhëmbshuri!
Nëse ke ikur,
të kuptojmë drejt,
ua ktheve shpinën
maskarenjëve, kuazi,
prototipë e qatipë
të kundëretikës,
e ne
falëmeshëndet nga TI
dhe Nderimpërjetë, TY!

Mentor Thaqi VS., 22.06.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi