Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiqi: Nuk po kërkojmë tenderë, por Xhami

Shko poshtë

Ramiqi: Nuk po kërkojmë tenderë, por Xhami Empty Ramiqi: Nuk po kërkojmë tenderë, por Xhami

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 24, 2011 8:06 pm


Ramiqi: Nuk po kërkojmë tenderë, por Xhami

Ramiqi: Nuk po kërkojmë tenderë, por Xhami R-ramiqix


Qindra besimtarë myslimanë kanë protestuar të premten në Prishtinë duke falur namazin në udhëkryqin afër Xhamisë së Qarshisë, ndërkohë ndërhyrja e policisë për lirimin e rrugës ka shkaktuar konfrontim mes besimtarëve myslimanë dhe policisë. Ka ndërhyrë edhe njësia speciale, e cila ka arrestuar një person. Fuad Ramiqi para namazit, u ka kërkuar besimtarëve që të falen dhe mos të ketë kurrfarë provokimi, megjithatë jo gjithçka shkoi ashtu siç kërkoi Ramiqi.

Kjo është protesta e dytë e besimtarëve myslimanë të organizuar nga organizata “Bashkohu”, përmes së cilës formë të protestës kërkohet ndërtimi i një Qendre Islame në Prishtinë.

Duke folur para xhematit, Fuad Ramiqi ka thënë se kjo është një kërkesë për dinjitetin e shqiptarëve myslimanë e jo kërkesë as për pasurim, as për rritje pagash, apo luftë për pushtet.

Ai u ka drejtuar institucioneve komunale dhe qendrore, duke thënë se kërkesa për ndërtimin e një xhamie të madhe është kërkesë nën të cilin nuk mund të shkohet në asnjë mënyrë.

Protesta e besimtarëve myslimanë, sipas Ramiqit, aktualisht është në fazën e gjelbër, ndërkaq javën e ardhshme do të hyjë në faza të reja, të cilat do të bëhen të ditur të martën në një konferencë për media.

Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje myftiut Naim Tërnava si institucion legal që në fazën e kuqe bashkë me kryetarin e komunës Isa Mustafa, t’u prijnë besimtarëve islamë dhe bashkërisht të shkojnë te vendi ku do të vihet gurëthemeli i xhamisë së re.

Edhe javën e kaluar besimtarët myslimanë kanë bërë faljen e xhumasë në rrugë në shenjë proteste, mirëpo protesta ka kaluar e qetë, ndërkaq sot ka pasur përballje të besimtarëve me policinë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të drejtuesve të xhematit për falje dhe shpërndarje të qetë.
Ramiqi: Nuk po kërkojmë tenderë, por Xhami Arrestimi-nazalive-

Ramiqi: Nuk po kërkojmë tenderë, por Xhami F-falja-namazit-x
Kjo është e premta e dytë që kur besimtarët myslimanë kanë nisur faljen e namazit në rrugë, në shenjë proteste për mungesën e një xhamie me hapësirë më të madhe në Prishtinë.

Ramiqi: Nuk po kërkojmë tenderë, por Xhami Namazi24qerRamiqi: Nuk po kërkojmë tenderë, por Xhami Namazi24qer
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi