Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk kërkojmë vetëm ne njohje, edhe ne na lusin t’i njohim!

Shko poshtë

Nuk kërkojmë vetëm ne njohje, edhe ne na lusin t’i njohim! Empty Nuk kërkojmë vetëm ne njohje, edhe ne na lusin t’i njohim!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2009 9:32 pm

Nuk kërkojmë vetëm ne njohje, edhe ne na lusin t’i njohim!

Intervistoi: Idriz Morina
Intervistë ekskluzive për “Bota sot” me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiun


Nuk kërkojmë vetëm ne njohje, edhe ne na lusin t’i njohim! _Sejdiuu
Presidenti Sejdiu gjatë intervistës me redaktorin tonë, Idriz Morina.
Kosova do të përfitojë shumë njohje në muajt e ardhshëm, dhe veçanërisht pas përfundimit të procesit në GJND. Numri një i vendit është optimist se Kosova shumë shpejt do të anëtarësohet në OKB.


Nuk është më Kosova e dikurshme, drejtuesit dhe dashamirët e së cilës, shkonin në OKB dhe institucione tjera, që me lutje të kërkonin gjetjen e mirëkuptimit për njohje. Një ndihmë e tillë tashmë i kërkohet edhe Kosovës, bile nga vendet sovrane dhe anëtare të OKB-së, që kjo ta votojë pranimin e tyre në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe në Bankën Botërore (BB). Pranimi në këto institucione i kanë bërë të jenë më krenar dhe të kërkojnë njohje me krenari karshi atyre vendeve të pa anëtarësuara, në FMN dhe BB, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit. Për këtë erë të re të Kosovës, për lobimin, tërheqjen e investimeve, ndihmën e miqve, procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të tjera, në intervistë ekskluzive për “Bota sot”
flet presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu.

Bota sot: Z. President sapo jeni kthyer nga SHBA-të, ku jeni takuar me presidentin Obama dhe zyrtarë të lartë amerikan. Cilat janë zotimet amerikane për Kosovën?
Presidenti Sejdiu: Po e them se gjithmonë është një konfirmim konstant i SHBA-ve për mbështetjen e Republikës së Kosovës, dhe do të thosha një ecje e gjithmonshme në një qëndrim me investime të veçantë apo investime në të gjitha fushat. Mendoj se kemi për borxh ta mbajmë në kujtesë të përhershme qasjen e SHBA-ve për Kosovën tash e dy dekada dhe unë them në dashamirësi edhe në periudhat e mëhershme, duke pasur parasysh se në momente më kyçe të zhvillimeve historike, SHBA-të e kanë mbështetë vizionin tonë për liri, duke pasur parasysh po ashtu se janë pjesë paralelisht do të thosha të proceseve të mëdha, dhe në këtë kuadër pasojnë ngjarjet, të cilat të gjithë i dimë. Dhe në këtë kuadër po ashtu do të them që në vizitën e fundit kisha një mundësi të dëgjoj edhe një herë nga vet presidenti Barak Obama, përkushtimet e SHBA-ve për Kosovën, edhe për procesin e njohjes, edhe për procesin e garantimit të funksionimit në kuptimin e mbështetjes së funksionimit tonë si shtet, pra edhe me integritetin territorial dhe sovranitetin.
Në këtë kohë natyrisht se kam takuar edhe zyrtarë tjerë të lartë të SHBA-ve, kam takuar këshilltarin për siguri nacionale z.Xhons, një njeri që i njeh nga afër të gjitha zhvillimet në Kosovë, së fundi ka udhëhequr krahun e NATO-s për Evropë, si gjeneral amerikan, dhe natyrisht se ka qenë në vizita të shpeshta. Kam takuar Filip Gorner, që është zëvendës sekretar i shtetit, Stjuart Jons po ashtu ndihmës dhe sekretar i shtetit dhe i angazhuar në Evropë, dhe miqtë e Kosovës. Me një fjalë SHBA-të kanë qenë dhe mbesin shtetet më të fuqishme, që mbështesin Kosovën, por bashkë edhe me aleatët edhe amerikan të Kosovës.
Bota sot: Po ashtu ju z. President së bashku me ministrin Hyseni dhe me kryeministrin Berisha, shfrytëzuat rastin, ku ishit të ftuar nga z. Mun, që gjatë kohës së sesioneve të Asamblesë së OKB-së, të lobonit për njohjen e Kosovës. Me t’u kthyer thatë se morët konfirmimin për të paktën tri njohje. Si po ec ky proces dhe sa njohje besoni se do të mund të ndodhin gjer në fund të vitit?
Presidenti Sejdiu: Ka qenë një mundësi e mirë, që edhe gjatë kohës së mbajtjes së punimeve në Asamblenë e Përgjithshme, ku ishin përfaqësues në nivel të presidentëve apo në disa raste të mbretërve, por edhe ministra e kryeministra, që unë bashkë me ministrin Hyseni në këtë periudhë për sa isha atje takuam shumë personalitete. Po kushti themelor i yni ka qenë që të takojmë sidomos lider nga vende që nuk e kanë njohur Kosovën, nga pesë takime bilaterale tri kanë qenë të caktuara me vende të tilla, si p.sh., takimi me presidentin e Malavit, me kryeministrin e Tualus, pastaj kemi pasur edhe takime të tjera siç ishte ai me emirin e Katarit, dhe natyrisht, gjatë pritjeve, si ajo e organizuar nga presidenti Obama, pastaj në pritjen e vendeve islamike me rastin e 40 vjetorit të themelimit të Konferencës Islamike, ku takuam shumë personalitete. Në këtë kuadër do të veçoja një takim që kisha me kryeministrin e Spanjës, me të cilin biseduam gjer e gjatë për zhvillimet në Kosovë dhe më erdhi mirë se ai i njeh zhvillimet, dhe po ashtu krahas asaj, se Spanja pavarësisht se nuk do ta njoh Kosovën për shkak edhe të natyrës së problemeve të brendshme, është e përkushtuar që të mbështet proceset e rëndësishme në politikat e përbashkëta, pra të Bashkimit Evropian. Aq më tepër kur Spanja do të marrë udhëheqjen e BE-së në janar të këtij viti, pas kësaj udhëheqje që e ka mbretëria e Suedisë. Më tej ishte qasja e jashtëzakonisht korrekte kur biseduam për rolin e njerëzve të Spanjës në kuadër të EULEX-it dhe në kuadër të kontingjenteve të KFOR-it. I bëra një kërkesë të drejtpërdrejt, që të shikohet mundësia, krahas asaj që ishte kërkesa kryesore e njohjes së Republikës së Kosovës, dhe që të shikohet mundësia e mbetjes së një pjese të kuadrit ushtarak të kontingjentit spanjoll, në kuadër të kompozicionit të përgjithshëm të trupave të NATO-s në Kosovë, me gjithë proceset e reduktimit që do të shkojnë krahas ecjeve dhe zhvillimeve tona të sigurisë, dhe të stabilitetit të përgjithshëm. Mendoj se ai e shprehu drejtpërdrejt qëndrimin, se do ta marr në konsideratë dhe do ta analizoj edhe një herë vendimin e mëhershëm të qeverisë. Nga takimet e tjera duhet të potencoj se kisha një takim jashtëzakonisht të mirë me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, dhe, një takim të veçantë kishim edhe me presidentin e Qipros, takime me përfaqësues apo Ministrinë e Jashtme të Kazakistanit, takime me ata të Xhamajkës, me presidentin e Palit, dhe vendet e tjera edhe të Oqeanisë, por edhe vendet e tjera të Karaibeve dhe të Konferencës Islamike, në mesin e këtyre edhe me presidentin Sudanit.
Dhe kujtoj se e veçantë e përbashkët e kësaj ishte se në takimet që kishim edhe në kuadër të asaj pritjes së presidentit amerikan, ekzistonte një interesim i veçantë për zhvillimet e Kosovës, atë që e shprehu edhe kryeministri i Bangladeshit dhe ministri i jashtëm i Pakistanit, se ata njohin zhvillimet. Pra, ka një analizë do të thosha të tyre dhe në të njëjtën kohë kishte një ndjenjë jo refuzuese dhe një garancion, që nuk do të shkoj larg, me vendimin e tyre, ndërsa një konfirmim të drejtpërdrejt se do të shkojnë shpejtë me njohje, ne e morëm nga kryeministri i Tualës, sikurse që ishte edhe takimi apo një premtim, në një vendim të shpejtë edhe nga presidenti i Malavës, dhe në këtë kuadër natyrisht është edhe një shprehje e këtij qëndrimi nga Emiri i Katarit, këto janë pjesë të premtimeve dhe të procesit të punës. Natyrisht në proces të angazhimit të punës për të mbështet Kosovën janë SHBA-të, Britania e Madhe, diplomacia franceze, ka një angazhim edhe të vendeve tjera të BE-së. Një rol të veçantë ka pasur edhe diplomacia shqiptare, por edhe ajo e turke.
Bota sot: Sa po ndihmohet realisht Kosova nga diplomacia e Shqipërisë, pasi që ne shqiptarët, gjithnjë presim më shumë prej saj, dhe po ashtu ishte një përpjekje serioze e kryeministrit Berisha, i cili i bëri thirrje vendeve Asamblesë, që ta njohin Kosovën?
Presidenti Sejdiu: Unë them se aq sa kanë potenciale, janë në një qasje të vazhdueshme, edhe fjala e kryeministrit Berisha edhe angazhimet e presidentit edhe në periudhën e më hershme, nëpër vendet kyçe, flas edhe në SHBA, Bruksel e edhe në Vjenë, por edhe them edhe në vendet ku nuk kemi mundësi që të depërtojmë atje, por paralelisht do të them që është edhe një ide që të ketë një shtim të angazhimeve, dhe posaçërisht në vendet ku mund të ketë ndihmesë të drejtpërdrejtë, do të veçoja angazhimin në vendet e Konferencës Islamike, takimet e disahershme që kryeministri Berisha i ka pasur me liderët e këtyre vendeve. Mendoj se edhe pse nga shteti i Egjiptit nuk ka ndonjë qëndrim konfirmues që do të ketë njohje, megjithatë, unë mendoj se ka një rezultat të mirë nga biseda që ka zhvilluar kryeministri Berisha me presidenti e Egjiptit. Unë mendoj se do të ketë edhe një qasje të re të orientuar nga vendet, pjesa e vendeve të Amerikës Latine.
Bota sot: Përveç njohjeve, çfarë të mirash tjera mund të rezultojnë nga ato takime, do të hapin mundësi anëtarësimi në organizma të tjerë ndërkombëtare, investime etj?
Presidenti Sejdiu: Janë çështje që vërtet shkojnë në mënyrë komplementare, njëra me tjetrën. Për ne ishte e rëndësishme që Kosova është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtarë, bile disa prej këtyre vendeve nga të cilat kemi kërkuar njohje, janë anëtare të OKB-së, por s’janë anëtare në organizmat që tash ne jemi, në FMN dhe Bankën Botërore, dhe në njëfarë mënyre kanë edhe kërkesën e tyre që Kosova tash të jetë në mbështetjen e tyre për anëtarësim në këto organizma ku tash ne jemi. Pra, tashmë kemi kërkesa për mbështetje reciproke dhe Kosova këtë do ta bëjë, duke pasur parasysh kriteret që duhet të plotësohen për të qenë anëtare, të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar, dhe se në një mënyrë kemi faktorizimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, sepse nuk mund të jetë anëtare e disa mekanizmave të tjerë pa qenë anëtare e OKB-së, prandaj ideja jonë është që të punojmë që të jemi anëtarë të OKB-së, që të kemi rritje të numrit të vendeve që njohin Republikën e Kosovës dhe besojë që ky numër krahas këtyre lëvizjeve, që mund të jap këtyre ditëve do të shtohet posaçërisht edhe në ditët e para të vitit që vjen, duke pas parasysh edhe një qëndrim që do ta marrë organizata ndërkombëtare sipas kërkesës së Republikës së Serbisë, për Këshilldhënie për pavarësinë e Kosovës. Andaj dua të them se këto lëvizje do të pasojnë, nuk do të ketë bllokim të proceseve të lëvizjes së Kosovës edhe në kuptimin e mbështetjes që mund të jap në mënyrë bilaterale ekonomike dhe politike dhe në fushën e shkencës. Shumë prej atyre drejtuesve të atyre vendeve që kam takuar, janë të interesuar që të zhvillohen edhe këto komunikime dhe nga takimet me liderët e vendeve interesimet janë pikërisht këto, përfshirë presidentin e Kroacisë, Letonisë dhe natyrisht përkrahje të vazhdueshme morëm edhe nga vendet, që i kemi marrëdhëniet e thelluara, përfshirë ato të Bashkimit Evropian.
Bota sot: Çfarë prisni nga procesi i GJND-së, a do të jetë një vendim pozitiv për Kosovën apo neutral, siç vlerësojnë pritjet e disa ekspertëve?
Presidenti Sejdiu: Unë them se njohje do të ketë edhe më herët nga cikli i këtyre vendeve që përmendëm dhe besoj edhe vendeve tjera sepse ka vende që procesin e njohjes së Kosovës, e lidhin me një vendim që do të jepet nga GJND-ja. Zhvillimet se si janë në atë gjykatë, unë nuk do t’i paragjykojë, apo qëndrimin që ata do të marrin, por besojë që do të marrin parasysh argumentet, dhe argumentet janë shumë të fuqishme të prezantuara nga ata që kanë besuar në këtë rast. Sër Majkëll Vud, që është një avokat me nam, mendoj që ai dhe ekipi i tij, do të kenë mundësinë e mirë, që të bindin me ato argumente edhe trupin e gjyqtarëve ndërkombëtar për zhvillimet tona. Andaj për ne është shumë me rëndësi se krahas asaj, që mund t’i quajmë argumente historike janë argumente të ecjes së Kosovës. Prandaj, për ne është më rëndësi të dëshmojmë qasjen tonë po ashtu paralele për të qenë faktorë të rëndësishëm të qasjes sonë të paqes dhe stabilitetit që janë “alfat dhe omega”, e përcaktimit esencial të përcaktimit të një shteti, duke siguruar stabilitetin e brendshëm. Dhe parasysh mund të merret edhe një fakt, Serbia ka qenë ajo që ka bërë krime në Kosovë, është ajo që mbetet peng e asaj, që ka bërë krimin dhe nuk mund të lirohet, ndërsa Kosova është ajo që mban në kujtesë tragjedinë e saj, por që jep shansin e zhvillimit në kuptimin e bashkëpunimit të vendeve sovrane. Vijon

Nuk kërkojmë vetëm ne njohje, edhe ne na lusin t’i njohim! Sejdiu01
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi