Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia me plan operativ për Vidovdanin

Shko poshtë

Policia me plan operativ për Vidovdanin Empty Policia me plan operativ për Vidovdanin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 25, 2011 8:17 pm


Policia me plan operativ për Vidovdanin

Policia me plan operativ për Vidovdanin Sabrie-kamberi-PK


Policia e Kosovës ka përgatitur planin operacional me rastin e shënimit të Vidovdanit, ditë kjo në të cilën serbët mblidhen në Gazimestan për të festuar humbjen e Betejës së Kosovës 622 vjet më parë.

Derisa kanë mbetur edhe tri ditë deri te mbajtja e manifestimit “Vidovdan”, zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se tashmë kanë përgatitur planin operacional për sigurinë e pjesëmarrësve dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Sabrie Kamberi, zyrtar për informim e Policisë së Kosovës, ka thënë për Kosovapress se plani operativ është përgatitur nga drejtoritë rajonale të Prishtinës dhe Mitrovicës për manifestimin i cili mbahet më 28 qershor në manastirin e Graçanicës dhe Gazimestan.

Duke pasur parasysh se në shënimin e kësaj dite viteve të kaluara serbët kanë provokuar shqiptarët me parulla çetnike, madje janë shënuar edhe incidente, Kamberi thotë se policia nuk pret të ketë ndonjë incident.

Ndonëse ende nuk dihet numri i saktë i zyrtarëve policorë që do të angazhohen për ruajtjen e rendit, Kamberi thotë se Policia e Kosovës nuk do të hezitojë ndaj atyre që shkelin rendin.

Vjet disa dhjetëra autobus dhe makina kishin sjellë disa mijëra serbë në Gazimestan për të marrë pjesë në festën që ata e quajnë Vidovdan, e cila përkon me 622 vjetorin e Betejës së Kosovës.

Betejën e humbur të Kosovës, serbët e ardhur nga Serbia, por edhe nga vise të ndryshme të Kosovës, e shënojnë me ritet e tyre fetare të festës së Vidovdanit.

Festa e Vidovdanit, që për serbët do të thotë pasqyrim i popullit serb dhe dëshmi e asaj se kush çka ka qenë, sivjet shënon edhe 622-vjetorin e Betejës së Kosovës, ku ishte vrarë sulltan Murati i Turqisë, por nga e cila betejë Serbia kishte dalë e humbur nga ushtria turke.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi