Skënderbeu dhe reagimet që vijnë nga Zvicra
Faqja 1 e 1
Skënderbeu dhe reagimet që vijnë nga Zvicra
Nga Oliverta Lila
Ndërsa në Tiranë m
onografia mbi Skënderbeun e historianit zviceran Oliver Jens Schmitt nxiti reagime të ashpra te historianët shqiptarë, në vendin e tij, jehona ka mbërritur vetëm me ndonjë shkrim që i ka dalë krah apo ndonjë lajm i shkurtër për debatin që ka ngjallur botimi i librit. Si cenim të Heroit Kombëtar e kanë ndier edhe shqiptarët që jetojnë atje. Astrit Leka, intelektual shqiptar që jeton në Gjenevë prej rreth 20 vjetësh, ish-bashkëpunëtor i Institutit të Shkencave në Tiranë në vitet ‘47-‘54, kryetar i shoqatës "Solidest", njeriu që ka ngritur bustin e Skënderbeut në Gjenevë, është një prej zërave që ka replikuar në shtypin zviceran për këtë monografi. I ndodhur këto ditë në Tiranë, edhe ai u bashkohet reagimeve kundër Schmitt-it, i cili i vesh luftës së Skënderbeut motivin e hakmarrjes, që e quan një mit apo që në trajtimin e kësaj figure u referohet historianëve të njohur për të njëanshëm. Jo më larg se tri ditë më parë, në gazetat "Tribune de Geneve"(Tribuna e Gjenevës) dhe "24 heures"(24 orë), Leka kundërshton "prirjen denigruese të Heroit tonë Kombëtar". "Në Zvicër nuk ka dijeni njeri për këtë monografi, me përjashtim të Drejtorisë së Ministrisë së Jashtme që ka financuar përkthimin dhe botimin në shqip të librit. Deri para disa ditësh nuk ka pasur asnjë reagim. Në nëntor të vitit të kaluar, i ftuar në Presidencë për të festuar përvjetorin e Pavarësisë, në manastir për 100-vjetorin e alfabetit, por edhe në Prishtinë për të kujtuar 40-vjetorin e ngjarjeve të vitit ‘68, pata rastin të kem kontakte të shumta me personalitete të ndryshme të kulturës, shkencës dhe politikës. Vura re se në botën shqiptare, libri i Schmitt-it kishte krijuar një shqetësim të madh, sepse ishte përhapur përshtypja sikur Schmitt-i kishte denigruar figurën e Heroit tonë Kombëtar. Në Gjenevë unë jam angazhuar vullnetarisht në një veprimtari atdhetare për njohjen e figurave të mëdha që kombi ynë i ka dhënë njerëzimit. Sigurisht, këtë veprimtari unë e kam bërë me qëllim që të zbus sadopak atë opinionin e keq që mijëra të rinj shqiptarë, produkt i diktaturës komuniste krijuan nëpër botë, me veprimtarinë e tyre të jashtëligjshme. Ende pa e lexuar librin, shpreha bindjen se figura e Skënderbeut nuk mund të tronditet nga një historian i ri, kur për kaq shekuj me radhë ka pasur veç vlerësime për të. Por pasi e studiova, vura re se edhe sikur ta porosisje të bënte një punë të qëllimshme kundër një figure si Skënderbeu, një punë më denigruese, s‘do ishte në gjendje ta bënte", shprehet Leka. Fakti që libri ka marrë financim të pjesshëm nga Fondi i Bashkëpunimit Zviceran- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ka sjellë të tjera diskutime nëse qeveria zvicerane duhet të financonte një botim të tillë dhe nëse ishte në dijeni të kësaj përmbajtjeje. Në artikullin e gazetarit zviceran, Serge Gumy, i gazetës "Tribune de Geneve", krahas reagimit të Astrit Lekës, është prononcuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme zvicerane, Andreas Stauffer, i cili ka theksuar se "duhet një debat për këtë çështje. E kaluara shqiptare deri më sot ka qenë plotësisht e mitizuar". Ai kundërshton çdo qëllim të Zvicrës për të luajtur rolin e "atyre që bëjnë historinë". Në artikull cilësohet se monografia e Skënderbeut ka bërë zhurmë në Shqipëri, por Ministria e Jashtme thotë se nuk ka pasur asnjë ankim zyrtar. "Mua më vjen keq që zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Zvicrës ka shprehur mendimin se historia jonë qenka krejtësisht e mitizuar. Në gjuhën shqipe do të thotë plot me të dhëna të pavërteta. Edhe pse thekson që ministria nuk bën historinë, me këtë shprehje, mori anën e Schmitt-it, d.m.th të atyre që gjatë shekujve kanë bërë punë të keqe në paraqitjen e kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Personalisht mund të them se ky nuk duhet të jetë mendimi i ministres së Jashtme të Zvicrës, znj. Micheline Calmy-Rey, sepse jo më larg se 2 vjet përpara, kur ajo ishte kryetare e konfederatës zvicerane, na kishte mbështetur si shoqatë për ngritjen e bustit të Skënderbeut në Gjenevë. "Në ditën e festës kombëtare të Zvicrës, në një bisedë me të përmendëm edhe Vilhelm Telin, një mit i krijuar për edukimin e popullsisë, heroin e tyre kombëtar, të cilin ua nderova duke vajtur në vendin e krijimit imagjinar të Konfederatës Zvicerane", shprehet Leka. Zëdhënësi i ka justifikuar 12 mijë frangat që ka dhënë për përkthimin dhe botimin e veprës si një ndihmë e vogël që bën pjesë në projektin për "Decentralizimin dhe Demokratizimin" Zvicër-Shqipëri. Mbi këtë deklaratë replikon Leka. "Unë mendoj se qëllimi i ndihmave që konfederata zvicerane i akordon shtetit shqiptar duhet të shkojë në destinacion për zhvillimin e ngritjen ekonomiko-kulturore të vendit dhe jo për të krijuar diversion dhe për të prekur dinjitetin e një populli të tërë". Ndërsa ndonjë shkrim në favor të Schmitt-it i botuar ditët e fundit në gazetat zvicerane, sipas Lekës vetëm e bëjnë veprën e Schmitt-i skandaloze në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse këta njerëz nuk e njohin historinë e Shqipërisë. Ndërkohë, në bashkëpunim me degët e shoqatës "Solidest" në Paris, Barcelonë, Londër, Nju Jork, Buenos Aires, Johanesburg, Melburn, Filipine, Pragë, Berlin, Vjenë etj, Leka vazhdon punën për vlerësimin e figurave shqiptare në botë si Nënë Tereza apo Skënderbeu. Bustet e Skënderbeut shpresojmë të ngrihen në Paris, Londër, Berlin, Estoni, Filipine, Buenos Aires, në Nju Jork", shprehet ai.
Kush është?
Astrit Leka, i cili aktualisht jeton prej gati 20 vjetësh në Zvicër, është kryetar i shoqatës "Solides" për zhvillimin e vendeve të lindjes, kryetar nderi i bashkimit të Intelektualëve shqiptarë në Zvicër dhe zvkryetar i Konfederatës Evropiane të Veteranëve të Luftës. Në vitin 1939 del vullnetar kundër pushtimit fashist. Në ‘41-n braktis shkollën e mesme në Firence dhe kthehet në atdhe për të mbështetur luftën. Pas Çlirimit ka punuar si bashkëpunëtor i Institutit të Shkencave që nga 1947-1954 me vendim qeverie. Ka kryer studimet e larta në Fakultetet Gjuhë-Letërsi, Histori-Gjeografi dhe Fakultetin Ekonomik.
Është pushuar nga puna më 8 mars 1967 për veprimtari armiqësore. Humbi të drejtën e punës intelektuale deri më 1990, por ka dhënë mësime private frëngjisht, italisht, spanjisht, portugalisht. Në maj të ‘90-ës doli jashtë shtetit në Amerikë, Kanada, Evropë dhe u vendos në Gjenevë. Gjatë kësaj kohë është marrë me botime në gjuhë të huaj për çështjen shqiptare.
G. Shqip
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces
» Shikoni reagimet e familjarëve kur iu vranë të dashurit e tyre në sulmet e Stambollit (Foto)
» Reagimet e diasporës shqiptare pa vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës
» Vijnë me leje
» Zvicra kthen kosovarët
» Shikoni reagimet e familjarëve kur iu vranë të dashurit e tyre në sulmet e Stambollit (Foto)
» Reagimet e diasporës shqiptare pa vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës
» Vijnë me leje
» Zvicra kthen kosovarët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi