Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces

Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Empty Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 12:34 am

EULEX-i arrestoi Nazim Bllacën

Nën akuzat për një vrasje dhe përfshirje në krim të organizuar, EULEX-i, të hënën në mbrëmje, arrestoi Nazim Bllacën, i cili, një ditë më parë, deklaroi së “nën urdhrat e SHIK-ut ka marrë pjesë në vrasje dhe krime të tjera”.

EULEX-i ka arrestuar Nazim Bllacën, i cili, një ditë më parë, deklaroi se “nën urdhrat e SHIK-ut ka marrë pjesë në 17 aksione të vrasjes, plagosjes, rrahjeve e shantazhit”.
Prokurorët e EULEX-it, pas marrjes së Nazim Bllacës në pyetje, kanë urdhëruar arrestimin e tij “nën akuzat për një vrasje dhe krim të organizuar”.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
Ai tha se prokurorët e prokurorisë speciale do të kërkojnë nga gjykatësit që Bllacës t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej një muaji.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Empty Thaçi dhe Kermabon premtojnë drejtësi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 12:36 am

Thaçi dhe Kermabon premtojnë drejtësi

Thaçi: Do të sqarohet gjithçka deri në fund .- Kermabo: Nuk do të ketë ndërhyrje politike në sundimin e ligjit

Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Tha-ker_
Kryeministri Thaçi dhe Iv de Kermabo për “rastin Bllaca”

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, pas deklaratave të Nazim Bllacës dhe publikimi i CD-së së tij, ka thënë se organet e drejtësisë do të kryejnë detyrë e vet deri në fund, duke shtuar se edhe se as akuzuesit dhe as të akuzuarit nuk mund t’i ikin përgjegjësive të transparencës, vendosjes se plotë të rendit, ligjit dhe respektimit të ligjeve të Kosovës.
Thaçi pas një takimi që ka pasur me shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX-it, Iv de Kermabo, të hënën ka thënë se këto elemente janë cenim i rendit kushtetues dhe sigurisë nacionale. Ai gjatë ditës ka takuar edhe presidentin e vendit Fatmir Sejdiu, ambasadorët e Kuintit dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare (KSK).
Thaçi ka shtuar se është konkludim i përbashkët se do të ketë veprime unike të respektimit të plotë të ligjit të pamotivuara, e të ndikuara politikisht me transparencë të plote në interes të rendit, stabilitetit dhe perspektives së ndërtimit të shtetit demokratik, duke shtuar se është konsoliduar shteti i Kosovës dhe nuk do të lejohet destabilizimi, nuk do të lejohet shkatërrimi i provimit të 15 nëntorit.
Shefi i qeverisë kosovare ka thënë se do të sqarohet deri në fund, dhe as akuzuesit dhe të akuzuarit nuk mund t’i ikin përgjegjësisë, duke shtuar se do të ketë respektim të rendit dhe ligjit.
“Organet e drejtësisë do ta kryejnë detyrën e vet deri në fund dhe këtu nuk do të ketë të ndalur, përkundrazi do të jemi shumë të vendosur, dhe çdo rrethanë e ngritur do të sqarohet deri në fund dhe as akuzuesit as të akuzuarit, nuk mund t’ ikin përgjegjësive të transparencës dhe vendosjes se plotë të rendit të ligjit dhe respektimit të ligjeve të Kosovës, dhe autoriteteve ndërkombëtarë, do të thotë EULEX-it. Nuk do të lejojmë të keqpërdoren situata e rrethana nga individë. Rendi dhe ligji për mua, për institucionet e Kosovës, është i shenjt. Nuk do të lejojmë që për qëllime të tjera të ulëta, të keqpërdoret situata e këtij procesi pozitiv të Republikës së Kosovës”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Sipas tij askush nuk është mbi ligjin, duke shtuar se gjithçka do të bazohet mbi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Qytetarët e Kosovës duhet të kenë besim tek organet e drejtësisë kosovare edhe ndërkombëtare të EULEX-it.
Kryeministri i vendit ka theksuar se për çdo rast i përfolur do të fillohet dhe të përfundohet, dhe askush nuk mund të përfitojë nga situatat e fushatave paraelektorale që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës, apo gjatë fushatave elektorale me motivacione politike.
Nga ana tjetër shef i EULEX-it, Kermabo ka takuar sot presidentin e vendit Sejdiu dhe përfaqësuesin e ICO-së, Peter Faith. Ai ka thënë se nuk do të ketë ndërhyrje politike në sundimin e ligjit. Po ashtu ai ka shtuar se personi që është paraqitur dje si agjent i SHIK-ut është duke u intervistuar nga prokurori i EULEX-it.
“Gjatë këtyre takimeve i kemi diskutuar tre pika kryesore. E para rëndësia e rendit dhe ligjit, e dyta asnjë ndërhyrje politike në sundimin e ligjit dhe EULEX-i, është krejtësisht i përkushtuar për përmirësimin dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Pika e dytë shumë e rëndësishme vitale asnjë ndërhyrje politike në sundimin e ligjit, kjo është baza e nevojshme dhe po ashtu puna e përbashkët me institucionet e Kosovës. Këto janë pikat kryesore që i kemi përmendur sonte. Lidhur me rastin e individit ai person është ftuar nga prokurori i EULEX-it për t’u intervistuar, vazhdon kjo intervistë dhe po ashtu jemi në kontakt me institucionet e Kosovës”, ka theksuar Kermabo, duke shtuar se në këtë proces është e përfshirë edhe gjyqësia e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Empty Bllaca po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale.- Edhe autoritetet e EULEX-it janë duke u marr me këtë çështje

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 12:37 am

Bllaca po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale.- Edhe autoritetet e EULEX-it janë duke u marr me këtë çështje



Nazim Bllaca nga Policia e Kosovës është përcjellë për në Prokurorinë Speciale, ku edhe pritet të merret ndonjë vendim rreth arrestimit të tij. Ndërkohë që Policia e Kosovës ka deklaruar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet duke siguruar vendbanimin e Nazim Bllacës në Ribar të Madh si dhe të dy deputetëve të LDD-së, Gani Geci dhe Adem Salihaj. Edhe autoritetet e EULEX-it janë duke u marr me këtë çështje.
Arrestimi i Bllacës ka qenë i pa mundur nga policia përderisa nuk është lëshuar një urdhërarrest nga Prokuroria Speciale ku Nazim Bllaca ka qenë nën hetime.
Ndërsa për emrat e zyrtarëve të lartë të policisë të cilët janë përmendur në CD-në e Nazim Bllacës, zyrtarët e policisë kanë deklaruar se nuk kanë bazë për të zhvilluar hetime ndaj tyre.
Autoritet për gjyqësi dhe prokurori speciale të EULEX-it kanë deklaruar se janë duke zhvilluar hetime rreth rrëfimit të Bllacës në CD-në e publikuar dje. Në deklaratën e shkurtër thuhet se kjo çështje është në duart e Zyrës së prokurorit Special dhe EULEX-i nuk mund të komentoj asgjë deri në përmbyllje të hetimeve.
Ndërkohë që Policia e Kosovës ka deklaruar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet duke siguruar vendbanimin e Nazim Bllacës në Ribar të Madh si dhe të dy deputetëve të LDD-së, Gani Geci dhe Adem Salihaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Empty Rrëfimi për krimet - reagimet e institucioneve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 12:38 am

Rrëfimi për krimet - reagimet e institucioneve

Institucionet kanë reaguar ndaj paraqitjes së personit që thotë se “nën urdhrat e SHIK-ut ka marrë pjesë në 17 aksione të vrasjeve, plagosjeve, rrahjeve e shantazheve”. Kjo çështje ka kaluar në Prokurorinë Speciale të EULEX-it.


Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Inst--



Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka bërë të ditur se çështja e Nazim Bllacës ka kaluar në duart e Zyrës së Prokurorisë Speciale, e cila po zhvillon hetimet.
Ky mision nuk ka dhënë informacione tjera mbi këtë çështje, protagonisti kryesor i së cilës, një ditë më parë, tha se “nën urdhrat e SHIK-ut ka marrë pjesë në 17 aksione të vrasjes, plagosjes, rrahjes e shantazhit të personave të caktuar”.
Në anën tjetër, ndaj paraqitjes publike të Bllacës ka reaguar presidenti i Kosovës. Në një komunikatë për media thuhet se presidenti “ka përcjellë me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit pas prezantimit të deklaratave publike të një qytetari - shtetas i Republikës së Kosovës, për krimet dhe veprat e tjera të kundërligjshme, të bëra në Kosovë”.
Presidenti Sejdiu ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë “që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar të gjitha krimet e bëra në Kosovë dhe për dënimin e autorëve të tyre”.
Paraqitja e Bllacës u bë tri ditë pasi që deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, në një seancë të Kuvendit të Kosovës, inicioi akuza të ashpra për përfshirje në krime politike ndaj disa deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar sot se zhvillimet e ditëve të fundit “janë sinjale nga qarqe të caktuara, që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe futjen në anarki të institucioneve të Kosovës”.
Ai, në takimin e Këshillit të Sigurisë, ka thënë se këto veprime që synojnë të cenojnë drejtpërdrejt sigurinë në vend, janë të orkestruara mirë.
Ato, sipas kryeministrit Thaçi, janë duke ndodhur pikërisht një ditë para fillimit të procesit dëgjimor për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe në periudhën e mesfushatës elektorale.
Kryeministri ka thënë se “personalisht është në anën e ligjit dhe se askush nuk do të ketë imunitet apo mbrojtje politike në kundërshtim me ligjin”.
Ndërkohë, Azem Syla, nga i cili Bllaca ka thënë se ka marrë urdhra për të vrarë, i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se nuk e njeh fare Nazim Bllacën.
Ai, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, i ka quajtur shpifje dhe gënjeshtra akuzat e tilla dhe ka thënë se do të ngrejë padi në organet e drejtësisë. Syla ka mohuar të jetë pjesë e strukturave të SHIK-ut, siç ka deklaruar Bllaca.
“As nuk kam qenë e as nuk jam pjesë e strukturave të SHIK-ut. Ndërsa, sa u përket deklaratave, jo urdhra, as s’e kam njohur e as nuk e njoh (Nazim Bllacën). Por, unë do t’i denoncoj shpifjet e tij. Tash jam në konsultim, ta gjej një avokat”, ka thënë Syla.
Por, njeriu që beson në vërtetësinë e deklaratave të Nazim Bllacës është deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Adem Salihaj.
Ai, në një paraqitje para medieve, sot ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të rishikojë pozicionin e saj në koalicionin qeverisës, duke akuzuar direkt SHIK-un se, siç ka thënë, pas luftës ka vrarë politikanë të kësaj partie.
“E dimë se shumë personalitete të njohura të LDK-së janë vrarë nga krimi i organizuar. Unë po përmend edhe një herë Xhemajl Mustafën, Enver Malokun, Ukë Bytyçin, Smajl Hajdarajn...”.
“Duke marrë parasysh se edhe vetë presidenti Rugova ishte në listën për likuidim dhe ajo listë ishte bërë moti publike, atëherë unë i bëj apel publik LDK-së që ta shqyrtojë pozicionin e saj në qeveri”, ka thënë Salihaj.
Bllaca, në dëshminë e tij, ka thënë se nuk ka marrë pjesë në vrasjen e këtyre personaliteteve. Por, Salihaj ka thënë se këto figura janë vrarë nga ekipe të tjera të SHIK-ut, pa dhënë detaje mbi këto ekipe.
Vetë LDK-ja, përmes një komunikate për media, ka kërkuar nga organet e ndjekjes dhe të gjyqësisë që të bëjnë punën e tyre sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, duke e vënë në funksion zbatimin e tyre të plotë ndaj çdokujt.
“Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe askush nuk mund të ketë imunitet të jashtëligjshëm”, thuhet në komunikatën për media.
Ndryshe, Policia e Kosovës tha se ende nuk ka marrë ndonjë urdhër nga prokuroria për arrestimin e njeriut që tha se ka kryer vrasje. Por, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se policia po ofron siguri për vetë Nazim Bllacën, si dhe dy deputetët e LDD-së, Gani Gecin dhe Adem Salihajn.
“Deri më tani kemi ofruar siguri në tri rajone apo lokacione. Pra, kemi ofruar siguri në fshatin Ribar i Madh, ku ka ndodhur rasti i sulmit në shtëpi, kemi ofruar siguri në vendbanimin e zotit Salihaj - deputet, dhe në vendbanimin e zotit Gani Geci - po ashtu deputet”, ka thënë Kelani.
Në orët e pasdites, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i apostrofuari nga vetë Bllaca, Fatmir Xhelili, zëvendësministër i Brendshëm, do të mbajnë një takim me gazetarët.(rel)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Empty Re: Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 12:38 am

Kërkohet dorëheqja e Qeverisë, dhe prishja e koalicionit

Lirie Hajdari, Bota Sot
Dëshmitë e vrasjeve tronditin politikën
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Empty 30 ditë arrest shtëpiak për Nazim Bllacën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 8:58 pm

30 ditë arrest shtëpiak për Nazim Bllacën

Bllaca është paraqitur para gjyqëtarit të EULEX-it.-Rama:Ajo është një shpifje.-Krasniqi: Askush nuk do të jetë mbi ligjin


Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Bllaca02

Nazim Bllacës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë. Prokurori i EULEX-it ka vendosur këtë vendim derisa të bëhen hetimet e mëtutjeshme për të verifikuar deklaratat e Nazim Bllacës, i cili thotë se ka kryer vrasje, tentim vrasje dhe rrahje brutale.
Avokati i caktuar për mbrojtjen e tij, Haxhi Millaku, ka kërkuar që të bëhet një ekzaminim mjekësor ndaj Bllacës.
Ndërkohë, Hysri Rama, njëri nga të përfolurit në CD-në e Nazim Bllacës, i ka cilësuar shpifje deklaratat e Nazim Bllacës, ndërkaq ka pohuar se Bllaca kishte qellim likuidimin e Kadri Veselit, Xhavit Halitit dhe Azem Sylës.
30 ditë arrest shtëpiak i janë caktuar të shumëpërfolurit të zhvillimeve të fundit Nazim Bllacës. Kjo masë i është caktuar në orët e mbrëmjes në seancën e procedurës paraprake nga gjykatësi i EULEX-it Francesko Florit, derisa të bëhen hetimet e mëtejshme.
Avokati mbrojtës i Nazim Bllacës , Haxhi Millaku, tha se ka kërkuar që të bëhet një ekzaminim mjekësor ndaj klientit të tij .
Ndërkohë, Hysri Rama, njëri nga të përfolurit në CD-në e Nazim Bllacës, i quajti shpifje deklaratat e Nazim Bllacës. Rama tha se Bllaca kishte qëllim likuidimin e Kadri Veselit, Xhavit Halitit dhe Azem Sylës.
"Unë jam i përfoluri i Nezim Bllacës në CD-në që ka dal, kinse unë i kam marrë 100 mijë euro, me ekzekutuar atë prej pjesëtarëve të SHIK-ut. Ajo është një shpifje dhe nuk qëndron, dhe këtu kam dal me mbrojt askënd tjetër, veç identitetin tim, dinjitetin familjar, se këto janë trillime, shpifje, sikur të gjitha tjerat qysh i ka bërë", tha Hysri Rama, i përmendur në deklaratën e Nazim Bllacës.
Rama shtoi se nuk ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe asnjëherë nuk ka dëgjuar për SHIK-un, kurse njoftoi se me Bllacën ka lidhje familjare. Rama deklaroi se në muajin maj të këtij viti Bllaca i ka telefonuar dhe i ka kërkuar që ta strehojë në shtëpi, të cilën gjë e ka bërë.
"Ma ka bërë një telefonatë me numër të fshehtë, prej atje dhe me ka pyet se a mundet me ardhur, për mu kthy ai me nejt disa ditë të unë, edhe kam pranuar shkaku i rrethanave, i familjes. Ka ardhur ai dhe ka pas një mision të kjartë. Ai ka jetuar nja dy vjet në Serbi edhe i ka pas si pikësynim do figura të mëdha, p.sh. qysh i ka përmendur ata, konkretisht të unë që i ka përmend Kadri Veslein, Xhavit Halitin, Azem Sylen, `që me mujt unë me i ekzekutuar këta, unë marrë pare me thes'. Unë jam t'u fol çka ka tha ai për vete, jo për mu, se unë nuk e di çka ka biseduar ai në Serbi", tha Hysri Rama, i përfoluri në CD-në e Nazim Bllacës.
Lidhur me këto deklarata ai thotë se nuk e ka njoftuar policinë, pasi nuk e ka marrë aq serioze, kurse pohoi se për këto biseda nuk posedon incizime, pasi këto fjalë i ka thanë gjatë bisedës që ka bërë më të në shtëpinë e tij, dhe pasi e ka kuptuar qëllimin e Bllacës, pas dy ditëve i ka kërkuar të largohet nga shtëpia e tij.
Rama mohoi të ketë lidhje me Azem Sylen.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se në Kosovë gjithnjë do të funksionojë parimi se askush nuk do të jetë mbi ligjin.
“Ju duhet ta kuptoni drejtë një fjali të tillë, ajo fjali në një formë tjetër do të duhej të interpretohej se askush nuk është mbi ligjin dhe ligji është mbi të gjithë, dhe mbi gjithçka. Ky parim do të funksionojë gjatë gjithë kohës në Kosovën e pavarur", tha Kryeparlamentari Jakup Krasniqi.
Anëtari i kryesisë së Kuvendit, Naim Maloku tha se zhvillimet e fundit pas publikimit të CD-së, po ndodhin në kohën që mund t'i shkaktojnë dëm proceseve në Kosovë. Sipas tij pozitive është se me të po merret EULEX-i.
“Se Kosova nuk ka ende kapacitete të mjaftueshme të merret me këtë çështje, për shkak se të dhënat që janë dalë në opinion implikojnë edhe njerëz të policisë edhe të ekzekutivit”, tha Maloku.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Empty Re: Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 8:59 pm

Nazim Bllaca aktualisht ndodhet në Gjykatën e Qarkut



Prishtinë, 1 dhjetor – Nazmi Bllaca, njeriu që me një deklaratë të tij publike pranoi se është autor i një vrasjeje dhe i implikuar në disa të tjera – përgatitje ose atentate, para pak çastesh është sjellë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Nazim Bllaca, i cili qysh mbrëmë ka cilësinë e të arrestuarit, i përcjellë nga masa të mëdha sigurie, para pak çastesh është sjellë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ku pritet t’i shqiptohet masa e paraburgimit tridhjetë ditësh, kohë kur duhet të konfirmohen ose të hidhen poshtë akuzat e vetakuza për një varg krimesh që kanë ndodhur gjatë dhjetë vjetëve të fundit në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Empty Rasti “Bllaca”, KMDLNJ: Të shkarkohet kryeprokurori Zhitia

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 9:00 pm

Rasti “Bllaca”, KMDLNJ: Të shkarkohet kryeprokurori Zhitia

Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Kmdlnj-logo

Bërja publike e një CD-je nga një person që e pranon një vrasje si dhe pjesëmarrje në planifikimin e 17 rasteve të rënda kriminale (vrasjeve të tjera, plagosjeve, rrahjeve brutale dhe shantazheve), pra dëshmia e Nazim Bllacës nga fshati Ribar i Madh, komuna e Lipjanit në masë të madhe i ka shqetësuar qytetarët e Republikës së Kosovës, vlerëson KDMLNJ.

Personi në fjalë i deklaruar si ish pjesëtar i SHIK-ut edhe pas bërjes publike të krimeve ka vazhduar të shëtis lirshëm në Prishtinë dhe pastaj është kthyer në shtëpinë e tij në fshatin Ribar i Madh.
KMDLNJ-ë është jashtëzakonisht e befasuar me sjelljet e policisë së Kosovës e cila nuk e ka arrestuar Nazim Bllacën. Arsyetimet e prokurorisë se nuk mund të urdhërojë arrestimin e Nazim Bllacës ngase ky rast është kompetencë e EULEX-it, sipas KMDLNJ-së, është non-sens i llojit të vet dhe dëshmi eklatante për politizimin e prokurorisë si edhe kriminalizimin e një segmenti të saj.
Kryeprokurori i Kosovës, z.Hilmi Zhitia, menjëherë pas bërjes publike të dëshmisë së Nazim Bllacës ka qenë i obliguar që ex-offitio (në bazë të pozitës dhe provës që e ka), zyrtarisht t’i nis hetimet duke e urdhëruar arrestimin e të vetdeklaruarit për vrasje dhe pjesëmarrje në aktivitetet kriminale, vlerëson KMDLNJ.
Andaj, KMDLNJ kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Kosovës, Hilmi Zhitia duke mos i përjashtuar as hetimet ndaj tij. Arsyetimi i Policisë së Kosovës, sipas KMDLNJ-së, është gjithashtu i paqëndrueshëm sepse përdor të njëjtën mbrojtje si kryeprokurori Zhitia.
KMDLNJ ka informacione të sigurta se EULEX-i ka penguar arrestimin e menjëhershëm të Nazim Bllacës nga Policia e Kosovës që më vonë, ta arrestoi vet policia e EULEX-it. Megjithatë, ky këshill konstaton se ka pasur 100 arsye që Nazim Bllaca të arrestohet menjëherë pas deklarimit publik dhe ai është dashur të arrestohet menjëherë!
KMDLNJ kërkon që hetimet të shkojnë deri në fund dhe të zbardhen rastet e vrasjeve të aktivistëve politik pas përfundimit të luftës, vrasje të motivuara etnikisht, vrasjet e tjera si dhe aktivitetet e shumtë të krimit të organizuar.
“KMDLNJ kërkon që të mos prejudikohet fajësisë e askujt, çfarëdo pozite a statusi shoqëror të ketë pa përfunduar hetimet si edhe që mediet të raportojnë objektivisht e jo të ndahen në ato pro CD-së së Nazim Bllacës apo kundër CD-së së Nazim Bllacës. Kështu, duke bërë përpjekje që të hidhen poshtë pohimet e Nazim Bllacës me çdo kusht, krijohet hapësirë për “kundër-argumente” të personave që edhe vet janë të dyshuar për aktivitete në krim të organizuar! Në këtë rast fitues është krimi i organizuar”, thuhet në një komunikatë të këtij këshilli.
“Krimi është krim, si i tillë duhet të hetohet dhe dënohet pavarësisht kush e bënë atë, kush e mbron atë dhe kush e arsyeton atë. Posti politik apo statusi shoqëror nuk do të duhej të ishte mbrojtje – imunitet për kriminelët eventual, në rast se u dëshmohet fajësia”, theksohet më tutje në komunikatë.
KMDLNJ vlerëson se tani është koha që nga gjyqësori i Kosovës, Policia e Kosovës dhe Institucionet e Kosovës të largohen individët apo struktura përgjegjëse për krim të organizuar! Prandaj, KMDLNJ i përkrah Institucionet e Republikës së Kosovës nëse ato do të jenë të gatshme dhe të vendosura të përballen dhe ta luftojnë krimin e organizuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Empty Syla kërkon të njoftohet mbi epilogun e hetimeve ndaj Bllacës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 9:03 pm

Syla kërkon të njoftohet mbi epilogun e hetimeve ndaj Bllacës



Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së dhe anëtari i kryesisë së PDK së, Azem Syla, përmes avokatit të tij, Tomë Gashi, ka kërkuar nga Prokuroria Publike e Qarkut të Prishtinës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që ta njoftojnë mbi epilogun e hetimeve zyrtare nga ana e tyre ndaj Nazim Bllacës.
Përmes një komunikate të lëshuar për media, avokati i Azem Sylës, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Publike të Qarkut të Prishtinës, Osman Kryeziu dhe kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Elisabeth Arnal, që ta njoftojnë mbi epilogun e hetimeve zyrtare nga ana e tyre, ndaj Nazim Bllacës.
"Arsyeja e kërkesës sime që të më njoftonin mbi epilogun e hetimeve të juaja zyrtare është që pas përfundimit të hetimeve zyrtare kundër Nazim Bllacës, unë do të ndërmarr veprime të caktuara juridike dhe ligjore në mbrojtje të dinjitet tim, për shkak të shpifjeve dhe gënjeshtrave të cilat me deklarimet e tij më 29.11.2009, i ka plasuar në media dhe opinionin kosovar i paraqituri", thuhet në komunikatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Empty Krasniqi: Me Bllacën të merren organet e drejtësisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 9:03 pm

Krasniqi: Me Bllacën të merren organet e drejtësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha të martën se që nga fillimi i fushatës zgjedhore, deputetët nuk i kanë kryer funksionet e tyre. Ndërkaq, duke komentuar zhvillimet e fundit rreth CD-së së Nazim Bllacës, e cila fillimisht nisi të përflitet në sallën e Kuvendit, Krasniqi tha se me këto zhvillime duhet të merren organet e drejtësisë.

Për zhvillimet e fundit në lidhje me deklarimet publike, të Nazim Bllacës për implikimet në vrasjet politike të pasluftës, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se ka pasur disa përpjekje që të përzihet politika në organet e drejtësisë. Ai tha se me këto çështje duhet të merren organet përkatëse të drejtësisë, duke kërkuar që secili institucion t’i kryej detyrat kushtetuese. Mirëpo, kryekuvendari pranoi se këto zhvillime kanë ndikuar në punën e Kuvendit.
“Në punën e Kuvendit ka ndikuar e gjithë fushata zgjedhore, e gjithë parafushata, deputetët nuk e kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që i kanë me kushtetutë, komisionet nuk kanë funksionuar dhe mendoj që i kanë bërë një dëm legjislativit, dhe unë do të kisha kërkuar që deputetët t’i kthehen vërtetë detyrave të përditshme”, tha Krasniqi.
Ndërsa, anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Naim Maloku, tha se çështja e dëshmisë së Nazim Ballacës nuk është hapur në një moment të përshtatshëm. Megjithatë sipas tij pozitive është se me të po merret EULEX-i.
“Se Kosova nuk ka ende kapacitete të mjaftueshme të merret me këtë çështje, për shkak se të dhënat që janë dalë në opinion implikojnë edhe njerëz të policisë edhe të ekzekutivit”, tha Maloku.
Edhe Maloku tha se nuk i takon Kuvendit të merret me këtë çështje. Ai ka kërkuar që në seancën e së enjtes, ku vazhdon debati për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, deputetët të fokusohen vetëm në këtë temë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces Empty Re: Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi