Makfire M. Canolli:Një pyetje që më bëri të mendoj!
Faqja 1 e 1

Opinion nga Makfire M Canolli
Në një nga pyetjet e shumta që paraqiten në faqen e “FB” hasa edhe në pyetjen: ” A JENI PER XHAMI TE MADHE MIDIS PRISHTINE “? Mendova pakës dhe qesha me vete! Qesha ngase jo se mu duk qesharake pyetja, por qesha përvajshëm dhe vetvetiu me erdhi pyetja: – A thua ku do të na qojnë këto gjëra me këso idesh dhe mendimesh?! Jo se jam antifetare, jo se nuk e besoj Zotin! Kam respekt per te trija fetë që i përkasin popullit tonë, por mendoj dhe kam frikë se dalëngadalë Kosovën do ta bëjnë “Turkinë” e dytë ” apo pjesë të vendeve të Arabisë Saudite! Ashtu kështu Kosova, sidomos kryeqyteti im dhe i juaji të lë përshtypje sikur të jetë “Stambolli” i dytë, për vetë faktin se në njërën anë është e stërmbushur me xhamija, ku as kishat nuk mungojnë dhe në anën tjeter me veshjet e vashave dhe grave të mbuluara. Shumica nga ne e perkrahim mendimin dhe thënjen e Vaso Pashes së madh se: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”! Po kujt do t’ia bëjnë atë xhami të madhe në Prishtinë?! Kosova të len përshtypjen e një “Tregu” të madhë, ku secili merr c’far të dojë e t’i pëlqejë, apo thjesht bënë cfar t’i n’teket. Përderisa lexova në një artikull se “Flakën në rrugë fëmijët e komandant Telit” – Nga Kolec Traboini, (pra fjala është për fëmijët e Deshmorit e atdheut), ku Florin Krasniqi i flakë në rrugë fëmijët e këtij dëshmori nga apartmenti në të cilin ata jetonin dhe e kishin dhuratë nga Shtabi i UCK-së, ai i flakë në rruge pa pikë mëshire ata me pretekstin se apartmenti qenka i tij! Pra, ne që shkelim mbi vlerat dhe gjakun e deshmorëve që e dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë që e gëzojmë ne sot dhe me gjakun e tyre po e ndërtojmë jetën tonë familjare dhe politike,ne qe nuk kemi meshire as ndaj femijeve te tyre, ne që sot nuk ia duam të mirën njeri tjetrit, në që e urrejmë njeri tjetrin për të arriturat dhe sukseset e tij, ne na duhet xhamija e madhe në Prishtinë?! Kujt t’i lutemi në atë xhami?! Për cfar do të na shërbente ajo xhami, kur jam e bindur se edhe Zoti është i zemëruar me ne!!! Jam e bindur se Ai këto gjëra nuk i duron! Xhamia i duhet ati populli që vertet ka besimin në Zot, vërtet u permbahet normave kuranore, vertet ai popull ndien dhimbje në zemër për të ligat dhe të keqijat ndaj njerezimit dhe ndien gezim e lumturi për të mirat dhe të arriturat e tjetrit!
Vërtet miqet tanë në krye me SH.B.A-në dhe aleatet Europian na ndihmuan ta largojmë thundrën serbe por ata nuk e bënë vetëm për të mirën tonë, por për interesat e tyre, sepse Kosova për ta ishte sikur një “Bakllavë e madhe” dhe këtë “ëmbëlsirë te shishme” nuk deshtën t’ja lënë vetëm Sërbisë që te shijon “ëmbëlsinë e saj”, por ata dështën që secili ta marrë nga një “kulaq” nga kjo ëmbëlsirë! Prandaj, këto gjëra po qojnë “uje ne mulli” të armiqëve tanë kurse për ne vetem percarje dhe ndarje e nga ana tjetër miqëve tanë u lëmë përshtypje se ne nuk do të dimë ta vleresojmë as ndihmën e tyre, përderisa shkelim mbi gjakun e bijve të kombit tonë ku pa krismat e armëve të tyre as këta miq nuk do të na dilnin në ndihmë. Dhe ne nëse vazhdojmë të mirremi akoma me këto gjëra dhe shkelim mbi gjakun e atyre që sakrifikuan cdo gjë e në fund dhanë edhe jetën për një Kosovë të pamvarur dhe demokratike edhe sikur të ndertonim xhamija në cdo rrugë të Prishtinës nuk do të na duheshin fare! Duhet të perpiqemi në rendë të pare të ndertojmë shtëpia dhe të krijojmë kushte të jetesës për femijët e deshmorëve te kombit, t dalim në ndihmë invalidave të luftës, ku jam e bindur se tek Zoti do të na pranohen sikur të kishim ndërtuar mijra xhamija anekënd Kosovës! Le të vetëdijesohemi se nuk është koha të mendojmë për ndërtime të tilla, përderisa shumica dërmuese e popullit tonë jeton në varferi të tejskajshme dhe përderisa fëmijet e dëshmoreve nuk kan as cati mbi kokë dhe ndoshta edhe stomakun e kan të uritur!!! Zoti na urdhëron të kemi mëshirë ndaj bonjakëve, ndërsa lutjet tona jam e bindur Ai i pranon edhe nëse i bëjm nëpër vatrat tona!
Dëshmoret tanë dhe të gjithë luftëtarët e lirisë i rrokën armët për një Shqipëri të bashkuar dhe liri të plotë, ata nuk luftuan tu themi Arabeve, Turqve dhe të gjithe të huajve të tjerë – Ejani se tani e hoqëm shkaun nga këtu dhe urdhëroni ju e mbushni trojet tona me xhamija e kisha!
Kur ta largojmë urrejtjen dhe xhelozinë, kur ta largojmë përcarjen vëllazërore, kur ta duam njëri tjetrin dhe t’i dalim në ndihmë, kur t’i kuptojmë vuatjet dhe brengat e tjetrit jam e bindur se do të na duhen xhamiat e kishat, përndryshe edhe Zoti do të hjek dorë nga ne!
Jam e bindur se me stomak të uritur nuk ke fuqi që t’ja drejtosh lutjet të madhit Zot dhe familjeve të varfëra do t’u duhet të gjejnë strehim vetem nëpër xhamija! Natyrisht, duhet të ndërtohet dhe të ecet përpara por të behen ndërtimet me rend dhe me vend! Politikanët kanë hallin tek kolltuqet, hoxhallarët e prifterinjtë tek xhamiat e kishat, kush do ta ketë hallin e fëmijëve te gjorë që u grryen stomaku nga uria?!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Makfire M. Canolli:Nëpër Shqipëri
» Makfire M. Canolli:O SA MIRË ME QENË SHQIPTARË
» Makfire (Maqedonci) Canolli: Vajza heroine – Ilegalja e 1981
» Makfire (Maqedonci) Canolli: Leter falenderimi per z. Besnik Prishtinen
» Libra të rinjë:Makfire Maqedonci-Canolli-I SHES DIELLIT AKULLORE dhe...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi