Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në zemër të Kosovës serbët festojnë si të ishin në Serbi

Shko poshtë

Në zemër të Kosovës serbët festojnë si të ishin në Serbi Empty Në zemër të Kosovës serbët festojnë si të ishin në Serbi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 28, 2011 6:54 pm



Në zemër të Kosovës serbët festojnë si të ishin në Serbi

Përballë syve të Policisë së Shtetit të Kosovës, serbët defilojnë me fotografi të kriminelit Rakto Mlladiq


Me mesazhe politike për Kosovën si tokë të shenjtë serbe, nën drejtimin e Kishës Ortodokse dhe disa udhëheqësve lokal, mbi 1 mijë pjesëtarë të komunitetit serb kanë shënuar 622 vjetorin e Betejës së Kosovës.

Shënimi i kësaj date ka filluar me një liturgji në Manastirin e Graçanicës dhe më pas ka vazhduar me një tubim në Gazimestan në periferi të Prishtinës.

Në zemër të Kosovës serbët festojnë si të ishin në Serbi SSerbs-hold-x-1

Kosova u cilësua edhe njëherë si një vend i shenjtë për të cilën ia vlen të sakrifikohet edhe jeta.

Në një adresim para masës së tubuar në Gazimestan, Patriku Irinej tha se ky vend është i shenjtë dhe i larë me gjak.

Në zemër të Kosovës serbët festojnë si të ishin në Serbi Mlllllllllllldddddd610x-2



“Kjo është tokë e shenjtë vëllezër dhe motra, të cilën ne nuk guxojmë ta harrojmë. Atë e mbajmë në zemrat tona, ne mendjet tona, e ëndërrojmë dhe zgjohemi duke besuar se Zoti nuk do të na lë pa Kosovën tonë. Kosovën serbe”, ishin mesazhet e Patriku Irinej.

Ai ftoi serbët të mbeten në Kosovë, kurse të shpërngulurit i ftoi të kthehen.

Më pas, masës i është drejtuar edhe Aleksandër Gjorgjeviq nga familja mbretërore Karaxhorgjeviq, i cili nuk u prit fare mirë nga turma.

Fishkëllimave të turmës, ai u është përgjigjur me thirrjet heshtni, tregoni respekt.

“Heshtni....heshtni....tregoni respekt, respekt...”, ishin fjalët që po lëshonte me zë të lartë princi serb.

Më pas edhe ai përçoi mesazhe për Kosovën serbe dhe brohoriste në përkrahjje të kthimit të mbretit në Serbi.

Një qytetar nga Banja Lluka, që po merrte pjesë në këtë tubim, me emrin Zllatimir Nishiq, thotë se çdo vit vjen në Kosovë dhe i bashkohet kolonës për të parë vise të ndryshme të Kosovës.

Ai, Kosovën ende e ndien si një vend serb dhe shpreson se një ditë Serbia sërish do të kthehet.

“Mendoj se ne serbët do t’i kthehemi lavdisë së vjetër ashtu siç ka qenë Car Llazari, Milloshi e të tjerët”, thotë ky qytetar.

Edhe Snezhana Miliqeviq, një qytetare serbe nga Prishtina, që tani jeton në Zelandë të Re, e kishte përjetuar këtë ditë si diçka të veçantë.

Për më tepër i kishte shërbyer asaj që ta sheh Kosovën pas 8 vitesh.

“Jam shumë e lumtur dhe e gëzuar. Kjo është hera e parë pas tetë vitesh që vij në Kosovë, dhe me vete kam marrë fëmijët dhe motrat”, thotë kjo qytetare.

Gjatë gjithë kohës së mbajtjes së këtyre manifestimeve, për sigurinë është përkujdesur një numër i shtuar i policisë së Kosovës.

Serbët shënojnë humbjen e Betejës së Kosovës

Policia e Kosovës ka kryer të gjitha përgatitjet sa i përket planit të sigurisë në lidhje me pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në shënimin e Vidovdanit, ditë kjo në të cilën serbët mblidhen në Gazimestan për të festuar humbjen e Betejës së Kosovës.

Zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës, Sabrie Kamberi ka thënë për Kosovapress se plani operativ është përgatitur nga drejtoritë rajonale të Prishtinës dhe Mitrovicës për manifestimin i cili mbahet sot në manastirin e Graçanicës dhe Gazimestan.

Duke pasur parasysh se në shënimin e kësaj dite viteve të kaluara serbët kanë provokuar shqiptarët me parulla çetnike, madje janë shënuar edhe incidente, Kamberi thotë se policia nuk do të hezitojë të veprojë ndaj atyre që shkelin rendin.

Vitin e kaluar disa dhjetëra autobus dhe makina kishin sjellë disa mijëra serbë në Gazimestan për të marrë pjesë në festën që ata e quajnë Vidovdan, e cila përkon me 622 vjetorin e Betejës së Kosovës.

Betejën e humbur të Kosovës, serbët e ardhur nga Serbia, por edhe nga vise të ndryshme të Kosovës, e shënojnë me ritet e tyre fetare të festës së Vidovdanit.

Festa e Vidovdanit, që për serbët do të thotë pasqyrim i popullit serb dhe dëshmi e asaj se kush çka ka qenë, sivjet shënon edhe 622-vjetorin e Betejës së Kosovës, ku ishte vrarë sulltan Murati i Turqisë.
Në zemër të Kosovës serbët festojnë si të ishin në Serbi Dek-flm610x-3
Në zemër të Kosovës serbët festojnë si të ishin në Serbi Cccvvvvv610x-2
Patriku serb Irinej në ditën e Vidovdanit, sot, u është drejtuar besimtarëve e të tjerëve në Graçanicë me porosi nacionaliste e luftënxitëse, pavarësisht nga frazat që ndonjëherë tingëllojnë paqësore. Në fjalimin përfundimtar, patriarku serb Irinej thirri popullin serb që nëse të jetë nevoja të flijohen, për këtë, siç e quajti ai tokë të shenjtë serbe. “Kosova është tokë e bekuar, ku ka vend për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, ka thënë ai dhe ka shtuar se do të bëhet çdo gjë që ajo të jetë e të mbetet serbe, ashtu siç ka qenë gjatë gjithë historisë.
 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi