Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akad.Islami: Rezultatet e regjistrimit të popullsisë shtrembërojnë gjendjen

Shko poshtë

Akad.Islami: Rezultatet e regjistrimit të popullsisë shtrembërojnë gjendjen Empty Akad.Islami: Rezultatet e regjistrimit të popullsisë shtrembërojnë gjendjen

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 30, 2011 6:23 pm


Akad.Islami: Rezultatet e regjistrimit të popullsisë shtrembërojnë gjendjen

Akad.Islami: Rezultatet e regjistrimit të popullsisë shtrembërojnë gjendjen 111akdemiaaaaa_997838870


Duke komentuar rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë në Kosovë si dështim i pritur, eksperti i njohur i demografisë, akademik Hivzi Islmai, thotë se këto rezultate "do të shtrembërojnë gjendjen në shumë indikatorë të zhvillimit shoqëror", siç janë janë politikat e planifikimit hapësinor, urban dhe shoqëror, buxheti dhe BPV/GDP, shkalla e varfërisë, kontingjentet e punës dhe norma e papunësisë, raportet dhe çështjet kyçe politike, hulumtimet shkencore etj.

Nëpërmjet një analize akademik Islami thekson se "shumë më keq për Kosovën dhe shqiptarët është lëndimi i anës cilësore të regjistrimit". Nëse të dhënat e tilla, as kuantitativisht e as kualitativisht, nuk janë të vlefshme për ata që u destinohen atëherë kujt do t'i shërbejnë ato?!, pyet Islami dhe konstaton se ky regjistrim do të sjellë dëme të mëdha dhe në rrafshin politik, çfarë janë krijimi i dhunshëm i dimensionit multietnik të Kosovës, ku do të del një çelës i ri i zgjidhjes së raporteve politike në dëm të shqiptarëve!

Ndërkaq, lidhur me regjistrimin e popullsisë, shtyerjen dhe mosmenaxhimin e tij në veri të Kosovës, ai thotë se "kjo Qeveri e hapi rrugën legale për ndarjen e Kosovës dhe rrjedhimisht për krijimin e një entiteti të veçantë territorial etnik për serbët në veri të Republikës", thekson akad. Islami.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi