Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeparlamentari Krasniqi reagon për gjendjen në veri

Shko poshtë

Kryeparlamentari Krasniqi reagon për gjendjen në veri Empty Kryeparlamentari Krasniqi reagon për gjendjen në veri

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 20, 2012 8:30 pm

Kryeparlamentari Krasniqi reagon për gjendjen në veri


Kryeparlamentari Krasniqi reagon për gjendjen në veri Largea_jakup-krasniqi1353420568
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka reaguar për gjendjen në veri të vendit, pas ushtrimeve të mbajtura nga strukturat paralele. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ai tha se në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Qeveria, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të garantojnë sigurinë në vend.

“Nuk duhet të reagohet vetëm kur ka protesta në Prishtinë”, ka thënë kryeparlamentari Jakup Krasniqi duke iu referuar ushtrimeve të zhvilluara nga strukturat paralele në veri të vendit. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Krasniqi tha se garantuese të sigurisë në vend, në bazë të Kushtetutës janë Qeveria, KFOR-i dhe EULEX-i.

“Kosova i ka bërë Kushtetutën dhe ligjet dhe kemi garantuar sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Republikën e Kosovës, është ekzekutivi i Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in ata që duhet të garantojnë sigurinë dhe stabilitetin në çdo pjesë të Kosovës. Natyrisht se nuk është përgjegjësia e paktë edhe e institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës, ata nuk duhet të reagojnë vetëm kur ka protesta në Prishtinë por kur shkelet sovraniteti dhe tërësia territoriale dhe shkelet dhe rendi dhe ligji në çdo pjesë të Kosovës” ,tha Krasniqi.

Ndërsa ngecjet në amandamentimin e Kushtetutës për zgjedhjet presidenciale në Kosovë, Krasniqi konsideron se po vijnë nga partitë politike, që janë shumicë në Kuvend, e të cilat nuk po e realizojnë marrëveshjen.

“Dhe pyetjet mendoj se duhet t’ju drejtohen krerëve të partive politike që e kanë nënshkruar atë marrëveshje dhe që e kanë futur një rezolutë dhe që e kanë votuar deputetet e këtyre partive politike”, tha Krasniqi.

Ai tha se në bazë të Kushtetutës duhet të bëhen 30 deputetë për të filluar amandamentimin e Kushtetutës. Ndryshe, të enjten nuk do të ketë seancë të re por vetëm do të vazhdohet ajo e javës së kaluar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi