Mr. Sce. Bedri Zyberaj:”Me ipsum ames” –roman i lojës i autores Yllka Filipi
Faqja 1 e 1
Mr. Sce. Bedri Zyberaj:”Me ipsum ames” –roman i lojës i autores Yllka Filipi
”Me ipsum ames” –roman i lojës i autores Yllka Filipi
Nga Mr. Sce. Bedri Zyberaj
Tani më është e qartë për të gjithë se gjuha e poezisë është më e kufizuar se sa gjuha e prozës.
Është më kufizuar për shkak se këtë karakteristikë, gjuhës së poezisë ia determinon poetika e saj e cila, për shkak të disa veçorive të veta (metrit,ritmit, rimës dhe figuracionit ne përgjithësi), është disi më e ngurtësuar dhe më e kufizuar për aspektin artikulues, por jo edhe shprehës të ndjenjës. Për këtë të fundit, sado e kondensuar që mund të jetë, ajo ia kalon prozës. Ndërsa, proza, përkatësisht gjuha e prozës ofron një mundësi të madhe të lirisë shprehëse dhe të imagjinatës.
Kjo veçori, liria e shprehjes dhe e imagjinate, është eksploruar dhe ka gjet formën e vet ideale në prozën e Yllka Filipit. Sidomos ky vlerësim është i përshtatshëm për romanin e kësaj autoreje ,,Me ipsum ames”, botuar vitin 2011 nga SHB “Marin Barleti” në Tiranë.
Romani ,,Me ipsum ames” është konceptuar si rrëfim dhe si procedim artistik ndryshe nga procedimet e deritanishme, të cilat, siç e dimë te gjithë, në përgjithësi kanë qenë rrëfime të bazuara mbi logjikën reale të jetës. Kjo gjë nuk është praktikuar nga ana e Yllkës. Në pajtim me konceptet e reja mbi artin, ajo iu ka shmang krejtësisht asaj teknikes së krijimit të ngjarjeve mbi ligjësitë reale të jetës.
E gjithë ngrehina e veprës, sado që mund të duket paradoksale, është konceptuar dhe ngritur, pikërisht mbi bazën e paradoksit dhe është nga ato që nuk ka ,,një subjekt të mirëfilltë letrar”, gjë që e vë në pah dhe e paralajmëron lexuesin vet autorja në një parathënie të shkurtët e vëne në fillim të veprës. Antiheroi i romanit nuk është dhe nuk e ka origjinën që kanë pjesa dërmuese e protagonistëve të veprave të deritanishme, jo vetëm në letërsinë tonë por në mbarë letërsinë botërore, për aq sa di une. Ai, nuk është si gjithë të tjerët protagonist që jemi mësuar të gjejmë në letërsinë e përbotshme, të cilët, nga toka, përkatësisht nga sipërfaqja e tokës, nisen në drejtim të thellësive më te mëdha të saja (zbritja e Odiseut në Hadit, udhëtimi i Dantes të ,,Komedia hyjnore” për në ferr dhe parajsë, ,,Njëmijë mile nën det” dhe ,,Një udhëtim drejt qendrës së Tokës” të Zhyl Vernit) apo të tjerë personazhe te jetës reale dhe artistike, të cilët, nisen drejt pjesëve të tjerat të sistemit tonë planetar (ekspeditat për qëllime shkencore për në Hënë, Mars etj) dhe thellësive kozmike të hapësirës së paanë që dalin përtej këtij sistemi. Jo. Personazhi i romanit të Yllkës, përkatësisht antiheroi i veprës së saj, nga hapësira Kozmike vjen në tokë. Dhe kur?. Jo dje dhe sot, por, nesër. E kjo nesër nuk është e nesërmja e rrjedhës reale të kohës sonë, por viti 2405. Pra, nga kjo shohim se imagjinata e autores Yllka Filipi, në këtë vepër, merr krah dhe i shtrinë rrezen e veprimit të vet në përmasa kozmike, në gjerësi dhe thellësi hapësinore dhe kohore.
Nga kjo shihet se romani ,,Me ipsum ames” nuk është, në kuptimin e mirëfilltë letrar, roman si romanet tjera. Dhe kjo nuk është diçka e rastit. Këtë e shpjegon vet autorja në parathënien e shkurtër ,,Mungesa e një subjekti të mirëfilltë letrarë është e qëllimshme. Ashtu siç jeta njerëzore nuk ka një skenar të projektuar saktë, por shpesh është veç një vorbull e ngatërruar, edhe reflektimet mbi të janë pothuajse të tilla”. Ky paragraf na fletë dhe na e bën të qartë, jo vetëm konceptin filozofik të autores për jetën por edhe për konceptin që ka ajo për artin, duke e konsideruar atë një ,,reflektim mbi jetën”. Koncept që sado qe mund t’i afrohet, nuk shket në larpurlartizëm. Edhe atëherë kur mund të duket se është i tillë, është një reflektim mbi jetën. Ky koncept bënë që edhe protagonisti i veprës dhe syzheu i saj, sado që mund të duken jashtëtokësor dhe jashtë kohor, prapëseprapë të ngelin reflektim njerëzor mbi universin në të cilën specia jonë është e shtrënguar të jetojë.
Pikërisht këtë duket sikur ka për qëllim të na e dëshmojë dhe vërtetojë rrëfimi i kryeprotagonistit te ,,Me ipsum ames”: ,,Miku im jetonte në një qeli. Ju do të çuditeni, por kjo gjë është më se e zakonshme, sepse çdokush e ndërton ekzistencën e tij në formën që i pëlqen”. Ky pasazh, sikur ka për qëllim të na e paraqet konceptin e autores për të vërtetën jetësore se njeriu jeton në një kaos ku çdokush e ndërton ekzistencën e vet në formën që atij i pëlqen. Pikërisht mbi këtë koncept qëndron edhe tërë ngrehina e veprës ,,Me ipsum ames”, ku, pothuajse në të gjitha elementet e saja, mbizotëron rregulli i çrregullt dhe mbi të gjitha paradoksi si element qenësor.
Pasi që kjo vepër është e konceptuar dhe e ndërthurur mbi këtë bazë, lirisht mund të themi se ajo është një ndër veprat më pikante të postmodernes në letërsinë tonë të sotme.
Mund të thuhet kështu sepse, në romanin (parapëlqej ta quaj kështu siç e ka quajtur vet autorja, pavarësisht se kishte mëdyshje për shkak të pamundësisë së inkuadrimit të saj në kuadër të njërës nga llojet e krijimtarisë së deritanishme letrare) ”Me ipsum ames” mbizotëron me të njëjtën shkallë sa paradoksi aq edhe ironia intertekstuale, e cila siç shkruan një studiues i yni i ri , nënkupton lojën fiksionale, lojën me vërtetësinë, lojën me kohën”.
FOTOJA ILUSTRUESE : NE GJIRIN E LALZIT 20 QERSHOR 2011 , KUR POETJA DHE SHKRIMTARJA E TALENTUAR YLLKA FILIPI I LNPSHA "PEGASI" ALBANIA MORI NJE ROL TE RENDESISHEM, ATE TE PRESANTUESES SE KUVENDIT TE FALJES, VEPRIMTARI E MADHE ELNPSHA "PEGASI ALBANIA DHE E MISIONIT TE PAJTIMIT MBAREKOMBETAR "NENE " TEREZA" , ROL TE CILIN E REALIZOI ME SHUME ART DHE FINESE...
Pregatiti:Kristaq Shabani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:INFORMIM I DATES 26.12.2012
» Një libër nga Yllka Filipi
» Zgjodhëm për ju:CIKËL POETI NGA YLLKA FILIPI
» Zyberaj: Qe pse ju nuk do të nderoheni kurrë si “Nderi i Kombit”
» Xuni Çetta:Temë në facebook :
» Një libër nga Yllka Filipi
» Zgjodhëm për ju:CIKËL POETI NGA YLLKA FILIPI
» Zyberaj: Qe pse ju nuk do të nderoheni kurrë si “Nderi i Kombit”
» Xuni Çetta:Temë në facebook :
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi