Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një libër nga Yllka Filipi

Shko poshtë

Një libër nga Yllka Filipi Empty Një libër nga Yllka Filipi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 27, 2011 4:55 pm

Një libër nga Yllka Filipi 167757_1419435186500_1851272768_804322_2463520_n.jpg.scaled500

Një libër nga Yllka Filipi

Ky libër u shkrua në pranverë-verën e vitit 1998, kur unë isha ende studente e apasionuar e letërsisë. Pasi e mbarova m’u desh ta mbyllja në raftin e gjërave të përfunduara. Çelësat e pamundësive e lanë për shumë vite aty brenda. Kapitujt e fundit u plotësuan në vjeshtë-dimrin e vitit 2009.

Mungesa e një subjekti të mirëfilltë letrar është e qëllimshme. Ashtu siç jeta njerëzore nuk ka një skenar të projektuar saktë, por shpesh është veç një vorbull e ngatërruar, edhe reflektimet mbi të janë pothuajse të tilla. Personazhi është shumëdimesnional në transformimet e tij. Një qënie komplekse e ndryshueshme si një figurë gjeometrike, e cila vërtitet nëpër rrjetat e frikshme të fatit. Format që merr janë njëkohësisht ndjesitë e çuditshme në marrëdhënie me gjithçka që e rrethon. Bota e tij është një simbiozë e përkryer mes Zanafillës dhe kohërave moderne. Është përralla e verbër të cilën njërëzimi kërkon ta besojë e njëkohësisht e vërteta e hidhur që dhemb. Shprehjet në latinisht janë nostalgjia e kuptimit tonë ekzistencial për gjërat që tashmë i përkasin kujtimeve të vdekura. Trualli shpirtëror është i lëkundshëm. Ngjarjet zhvendosen nga planeti Tokë, në planete të tjerë imagjinarë. Kapërcimet kohore janë një sfidë për të projektuar të ardhmen. Shpesh kalohet në akohorësi. Në vetminë e tij të turbullt personazhi kërkon përjetësisht dashurinë, gjersa në fund e kupton se ekzistenca e përkohshme në këtë botë e dënon me pushtetin e saj absolut. Ky univers le gjurmë të pashlyeshme në qëniet njerëzore, aq sa shpesh, ato nuk dinë se cilat janë, ç’formë kanë, ç’ëndrra thurin, nga vijnë e cilës epoke i përkasin. Persiatjet filozofike të personazhit ndërpriten herë pas here nga të qeshurat sarkastike të fatit.

Në pamundësi për ta inkuadruar brenda një kuadrati fiks të krijimeve letrare e kam quajtur roman, pavarësisht se e kam thyer pothuajse plotësisht strukturën tradicionale të tij.

Lexues i dashur! Në segmentin tënd jetësor ka një mister të strukur diku, i cili të flet heshturazi: Të më duash mua, vetëm…!

Autorja
Tiranë, dhjetor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi