Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bardhyl Xhama:Lejleku me akullore dhe Tre Vllëzërit(përralla)

Shko poshtë

Bardhyl Xhama:Lejleku me akullore dhe Tre Vllëzërit(përralla) Empty Bardhyl Xhama:Lejleku me akullore dhe Tre Vllëzërit(përralla)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 02, 2011 10:15 pm

Bardhyl Xhama:Lejleku me akullore dhe Tre Vllëzërit(përralla) 06lejlekuBardhyl Xhama:Lejleku me akullore dhe Tre Vllëzërit(përralla) 180px-Bardhyl_Xhama
“Lejleku me akullore”
- Vëllim me përralla -


Autori: Bardhyl Xhama
Shtëpia Botuese “Extra”
R e c e n s ë




Vëllimi me përralla “Lejleku me akullore” , i shkrimtarit Bardhyl Xhama, është botuar së pari në vitin 1998 dhe ka fituar çmimin “LA FONTEN’ në Konkursin Kombëtar të Letërsisë për Fëmijë e të Rinj.. Në vitin 2003 e ribotoi Shtëpia Botuese “EXTRA”, me kopertinë, ilustrime, faqosje e format të ri, çka i dhanë një nivel më të lartë cilësor. Vlerësimi për librin nga mësuesit e nxënësit u rrit së tepërmi dhe përsëri vëllimi pati disa ribotime

Përrallat janë shkruar me një gjuhë të pastër e të pasur letrare , me nivel artistik, të kuptueshme nga fëmijët. Shumë syresh janë bazuar në fjalë të urta.

Libri u adresohet nxënësve të shkollës fillore,. Më i përshtatshëm është për klasat e dyta, të treta e të katërta.

Autori është njohës i mire i botës së fëmijëve. Ndaj ka zgjedhur tema interesante, edukuese e zbavitëse, me karakter shoqëror e shkencor, sidomos për boten e kafshëve e të shpendëve. Nxënësit lexojnë me ëndje bëmat e maçokut me dorashka, të grerëzës e bretkosës, të breshkës që hipi në lis, të papagallit llafazan, të elefantit zjarrfikës, të miushit që lidhi kungullin në bisht, të lejlekut me akullore etj. Por në përralla fëmijët mësojnë dhe për moshatarët e tyre, si për Sykaltrën, qershizat e Blertës, për Andrin që shëtit mbi lejlek për të zbuluar si bëhet akullorja etj.
Përrallat trajtojnë probleme të mprehta edukative për moshën, si kujdesin për t’u ruajtur nga mendjelehtësia e mendjemadhësia, për ndihmën ndaj shokut, për ndershmërinë, nevojën e diturisë, dënimin e veseve të këqija, si vjedhja, shpifja, mburrja etj. Në shumë nga përrallat jepen dhe të dhëna shkencore për kafshët e shpendët personazhe.

Botimi i ri është mjaft cilësor. Kopertina dhe ilustrimet me ngjyra të piktorit Llazar Taçi janë si tablo të mirëfillta artistike, e zbërthejnë mirë përmbajtjen e përrallave, janë të kuptueshme dhe tërheqëse për fëmijët. Vlerë të veçantë kanë edhe formati i madh, faqosja estetike dhe organizimi i të gjithë komponentëve të botimit.

Në fund të librit gjendet dhe aparati pedagogjik orientues, hartuar nga autori, i ndarë në dy pjesë, me pyetje të përgjithshme dhe për përralla të veçanta. Aparati pedagogjik,, i hartuar me kompetence metodike e shkencore, bën një shërbim me shumë vlerë në ndihmë të mësuesve e të nxënësve.

Këto lloj librash , me aparat pedagogjik, botuar enkas për fëmijët, janë mirëpritur nga mësuesit e nxënësit e mbarë vendit, për ndihmesën që japin në procesin mësimor-edukativ.


Tiranë, 25 maj 2006
Bardhyl Xhama:Lejleku me akullore dhe Tre Vllëzërit(përralla) 02trevellezerit480


“Tre vëllezërit”
- Përrallë -


Autori: Bardhyl Xhama

Shtëpia Botuese “Neraida”
R e c e n s ë


Përralla “Tre vëllezërit” e shkrimtarit Bardhyl Xhama është botuar së pari nga Shtëpia Botuese “Neraida” në vitin 2003. si përpunim i novelës “Tërfili me katër fletë”.

Përralla “Tre vëllezërit”, e ndarë në dhjetë kapituj me vetëm 24 faqe, ka ruajtur përafërsisht strukturën, idetë dhe episodet më kryesore të novelës prej 64 faqesh, ndërsa personazhet kanë mbetur po ata.

E hartuar për nxënësit e shkollës fillore, përralla ka disa veçori:

1. Është botuar në format të madh si një revistë dhe me shkronja të mëdha, në përshtatje me moshën e nxënësve që u adresohet.

2. Kopertina dhe ilustrimet e piktorit Llazar Taçi, janë të gjitha të reja, me ngjyra , me nivel të lartë artistik dhe zbërthejnë kuptueshëm çdo kapitull të përrallës.

3. Teksti i novelës është shkurtuar dhe përpunuar, gjuha është thjeshtuar, ilustrimet janë zëvendësuar, mesazhet janë dhënë më të kuptueshme për moshën.

4. Botimi është cilësor në të gjithë komponentët e tij.

Vlerat ideoartistike të këtij botimi mund t’i përmbledhim kështu:

Autori ka arritur të na japë një përrallë të arrirë, me të papritura e aventura sa reale aq dhe fantastike.. Në rrugën e mundimshme për të kërkuar lumturinë, fiton durimi, guximi e dituria, tre elemente këto që përshkojnë fund e krye përrallën.

Siç e ka vlerësuar dhe kritika, autori ka shfrytëzuar me aftësi të rrallë, me shkathtësi e talent të vërtetë mjetet shprehëse të folklorit, ka gërshetuar realen me fantastiken, konkreten me figurativen, idealen me realen, logjiken me emocionalen. Rrëfimi rrjedh lirshëm, është dinamik e konciz, sepse autori përzgjedh frazat, dukuritë, detajet, faktet më të rëndësishme emocionale, që kanë ndikim të ndjeshëm te nxënësit.

Bukuritë e përrallës nuk qëndrojnë vetëm në ngjarjet fantastike e tërheqëse, në gërshetimin e të zakonshmes me mbinjerëzoren, të dramës me lirizmin, por sidomos vlerë të veçantë kanë idetë, mësimet që burojnë natyrshëm përmes indit të rrëfimit dhe jo si shtojca moralizuese.

Profesor Doktor Jakup Mato, kritik letrar, jep edhe këto vlerësime për vlerat ideoartistike të novelës, mbi bazën e së cilës është ndërtuar përralla “Tre vëllezërit”:

“…si kritik e studiues them se kjo është një novelë shumë interesante, shkruar mjaft bukur nga një penë e talentuar. Ajo lexohet me dëshirë jo vetëm nga të vegjlit, por dhe nga të rriturit…Autori ka ditur të thithë si bleta nektarin e krijimtarisë popullore…”

Përfundimisht, e mira triumfon mbi të keqen dhe personazhet rikthehen në vendlindje për ta ndërtuar këtu lumturinë. Pikërisht ky është dhe një nga mesazhet kryesore të përrallës.

Për vlerat edukative, artistike e gjuhësore që mbart, për paraqitjen cilësore të botimit dhe për ilustrimet artistike, libri ka qenë e suksesshëm në treg dhe është vlerësuar me nota shumë pozitive nga mësuesit që e kanë shfrytëzuar në leximet jashtë klase.

Tiranë, 30 maj 2006


Biografia e shkrimtarit Bardhyl Xhama

Bardhyl Lame Xhama ka lindur në Fterrë13 qershor1933. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën 7-vjeçare dhe shkollën e mesme pedagogjike i përfundoi në Gjirokastër në vitin 1953 me rezultate të shkëlqyera. Po këtë vit emërohet mësues matematike në gjimnazin “Asim Zeneli”. Që nga viti 1954 deri në 1959 punon në arsim në Delvinë, si mësues , zëvendësdrejtor e drejtor shkolle tetëvjeçare e gjimnaz. Gjatë kësaj periudhe kryen studimet me korrespondencë në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë. Nga viti 1959 gjer në vitin 1964 punon në Sarandë si inspektor arsimi, nga viti 1964 deri në vitin 1969 është drejtor në gjimnazin “Hoxha Tahsin” të Sarandës.
Në vitin 1969 transferohet në Tiranë si redaktor e më pas Sekretar Kolegjiumi i gazetës “Mësuesi”. Në vitin 1981 emërohet zëvendësdrejtor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe më 1982 fillon punën si Shef Sektori për Gjuhën dhe Letërsinë në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Në vitin 1989 del në pension.
Si mësues e kuadër në arsim është shquar për përgatitje të lartë shkencore, metodike e drejtuese. Si gazetar e studiues ka shkruar me qindra shkrime e studime shkencore pedagogjike. Si shkrimtar ka botuar 11 libra artistikë për fëmijë, romane, novela, vëllime me përralla, vëllime me rrëfenja etj.
Tetë nga veprat e tij janë nderuar me çmime në konkurset kombëtare të letërsisë për fëmije e të rinj.
Ka shkruar mbi njëqind përralla e tregime ne organet e shtypit, pjesë për teatrot e kukullave, radiotregime e teletregime, radionovela, skenarë dokumentarësh televizivë etj.
Ka dhënë ndihmesë të veçantë në Shoqatën Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, si nënkryetar i saj për një kohë të gjatë.
Mban shumë urdhëra e medalje dhe titullin “Mësues i Merituar”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi