Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dush Gashi:Prerja e degës nën këmbë

Shko poshtë

Dush Gashi:Prerja e degës nën këmbë Empty Dush Gashi:Prerja e degës nën këmbë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 03, 2011 12:51 pm

Dush Gashi:Prerja e degës nën këmbë Thumb_dush_gashi

Dush Gashi:Prerja e degës nën këmbë[

dush.gashi@zeri.info


Aram Khachaturian, një kompozitor armen, i cili bëri emër në botë në kohën e Rusisë sovjetike, por arriti ta njohë edhe fytyrën tjetër të këtij sistemi, në një dokumentar televiziv mbi jetën e tij, tregonte se si, pas mbledhjeve të asaj kohe, ka qenë praktikë pothuajse rituale që të shtrohen tryezat me pije e meze. Me gjasë, shpjegonte ai, kjo duhej të na bënte të ndiheshim sikur ajo që kishim bërë, as që kishte ndodhur.
Natyrisht, një praktikë e tillë nuk ka qenë e panjohur as për kosovarët në kohën e komunizmit. Por, drekat e darkat, pijet e ahengjet, udhëtimet e hotelet e paguara me paratë “e shtetit”, kanë pasur edhe një funksion tjetër: kanë qenë beneficione, me të cilat sistemi në njëfarë dore e korruptonte klasën udhëheqëse, duke e bërë të ndihet narcisoisht e veçuar e, nga ana tjetër, e lakmuar dhe e urrejtur njëkohësisht nga plebejtë.
Se ky mentalitet, me gjasë, ka mbijetuar deri në ditët tona në Kosovë, na e përkujtuan këto ditë udhëheqësit e Prizrenit, të cilët, bashkërisht, pozitë e opozitë, nuk kanë mundur t'i bëjnë ballë tundimit adoleshent për një ekskursion, dhe me paratë e buxhetit të varfër, tash “të taksapaguesve”, ia kanë lejuar vetes luksin e një pushim kolektiv në Dubrovnik.
Për fat të keq, raporti i Auditorit të Përgjithshëm për këtë komunë, por edhe për shumë të tjera e për institucione të tjera, rregullisht na bën të ditur se parregullësi të shumëta nuk janë vetëm pasojë vetëm e këso vesesh "të rëndomta" njerëzore.
Ka edhe plot shprehi, sjellje e veprime tjera që kanë mbijetuar nga ajo kohë, e njohur me aksione shterpe, ceremoni e manifestime të llojllojshme, si surrogat për punët, ndryshimet dhe reformat e vërteta. Shikoni me kujdes, për shembull, fushatat e shpeshta tona “vetëdijesuese” dhe, në rastet më të shpeshta, do të vëreni si ato s'janë gjë tjetër pos shkas për shpenzime të kota, me mundësi përfitimesh abuzuese, ndërsa problemet për të cilat “vetëdijesohemi”, në të vërtetë do të mund të zgjidheshin vetëm me zbatimin në përpiktë të ligjeve adekuate.
Por, ka edhe gjëra shumë më serioze, të cilat mund të thuhet se përafërsisht po bëhen po në këtë mënyrë. Këto ditë, për shembull, duket sikur tërë institucionet tona të pushtetit janë seriozisht të përkushtuara e të përqendruara për të bërë tërë atë që duhet, në mënyrë që sivjet Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, prej të cilit varet perspektiva evropiane e Kosovës, të jetë më pozitiv.
Për të krijuar përshtypje se kjo po ndodh vërtet, do të duhej të shërbenin vizitat me bujë të ministres për Integrime Evropiane gjatë një muaji në secilën komunë, turne ky i ndërmarrë me qëllim të koordinimit me komunat të procesit të riintegrimit të personave të riatdhesuar, si kusht për për liberalizimin e vizave, njërit prej treguesve të afrimit me Evropën. Po për këtë qëllim duhet të shërbejë edhe angazhimi për miratimin e një pakoje prej 49 ligjeve nga Parlamenti i Kosovës, para hartimit të Raportit të Progresit.
Natyrisht, ndonëse edhe është vështirë të besohet se deputetët do t'ia prishin shumë rehatinë vetes, sidomos në këtë kohë të pushimeve me punë "mbi normë" për miratimin e këtyre ligjeve, megjithatë, këto ligje, bashkë me riatdhesimin, ndonëse dy gjëra të domosdoshme dhe të rëndësishme, megjithatë të dyja i përkasin periferisë së gjërave. Sepse, realizimi i kritereve më esenciale për integrime evropiane është zbatimi i ligjeve në praktikë.
Për kushtet e sotme në Kosovë dhe për këtë klasë politike, siç e dimë nga praktika e deritashme, kjo gjë duket mision i pamundshëm. Përndryshe do të ishte kjo sikur ta presë degën mbi të cilën qëndron.

Dërgoi:Përparim Hoxha
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi