Lavdrim Lita:Qilari i kafshëve me dy këmbë
Faqja 1 e 1

Qilari i kafshëve me dy këmbë
Lavdrim Lita
Muri është një arkitekturë ndarëse që shihet kollaj, që ka një qëllim të qartë, pa nevojën eksplicite të fjalëve dhe e kupton vetiu sensin e ndalesës. Muri i bën fjalët surrogat duke e kthyer botën në një rrëfim cinik. Shpesh fjalët ndërtojnë boshëllëqe. Afërmendsh muri ngrihet për të kompensuar mungesën e fjalëve. Mirëpo ka mure që ndajnë, dhe të tjerë që të mbrojnë. Ka mure që të rrethojnë dhe të tjerë që të tregojnë një humanitet të shkelur dhe të përdhunuar. Ka mure që ndërtojnë, dhe të tjerë që heqin dinjitetin.
Tek muri mendor/Por muri më i keq që njeriu ka krijuar ndonjëherë është muri mendor për të krijuar kulturën e cimentifikimit. Për ta kuptuar këtë mjafton të lexosh një rubrikë gazetareske fundmi ku mund të zbulosh se ekziston një ideolog i tillë. Por nuk më kishte shkuar se një ideolog i fshehtë i kësaj ideologjie të jetë edhe Artan Lame kur me një shkrim tek sutaku i tij “Shqipni tavolinash”, u thur himne mureve. Pasi bën hyrjen e gabuar mbi muret prapë paska gabuar në justifikimin e ngritjes së një muri. Ja si thotë Ai: “Para ca kohe Bashkia e Tiranës zuri të ngrejë një mur. Zuri të rrethojë me mur Parkun e Tiranës. Ky mur i shekullit XXI, vërtet që po lartohet që të kryejë atë funksionin e lashtë të ruajtjes, por, si çdo gjë që në këtë vend është së prapthi, edhe muri është së prapthi: Nuk do të ruaj njerëzit nga pylli, por pyllin nga njerëzit. Që të merremi vesh - Një copë e këtij muri ka filluar vite të shkuara, që kur punoja vetë në Bashki, atëherë kur u mbarua ajo copë e tij që shkon anës Parkut nga krahu i Rrugës së Elbasanit. Asokohe, kam qenë (dhe jam edhe sot) pro ngritjes së këtij muri”.
Mirëpo fiks në përvjetorin e njëzetë të shembjes së Murit të Berlinit, ka akoma në qarkullim një lloj komunizmi mendor që shfaq një tik të vjetër totalitarist për të ngritur prapë mure mbrojtëse. Muri në vetvete - që intelektuali i opozitës nuk kupton - është një vjedhje e peisazhit, si bir i natyrës. Promotor i barrierave arkitektonike të murit na paska qenë një ish-punonjës i Bashkisë Tiranë, një Bashki kjo, e cila pasi instaloi këmbëkryq në Tiranë kulturën e çimentifikimit, tashti po i kërkohet të investojë prapë në ngritje muresh. Hajde fol me murin ti, po deshe! Veçse “muri” i apologjetit Lame, i jep një topografi mungesës së vizioni evropian që ka opozita shqiptare. Veçse muret mendore që nuk shihens në realitet shpesh janë më të rrezikshme. Bile në opinionin publik, në forumet e ndryshme belbëzohet kërkesa për të qenë pjesë e një episodi grotesk brenda një psiko-drame kolektive. Ndoshta gaboj që “gozhdoj” Lamen, por ky më doli në shteg, pasi ngjan të jetë një animalist i thekur, një “capro espiratorio” ose siç i themi ne, një “kokë turku” nuk i bën keq njeriu. Artan Lames veç do t’i kujtojmë se çfarë shkruan Kafka në “Ditarin” e tij “... e vërteta më e afërt është që t’i ta vësh kokën kundër murit të një qilari pa dritare dhe pa porta” (21 tetor 1921).
Brenda murit mendor/Por mos të ndalemi në sipërfaqe. Për të parë muret mendore që janë po aq të tmerrshme sa edhe ato fizike dhe madje po na kërkohet të ngrihen përditë me duar tonë, prandaj kam gjykimin se duhet të stërvitim pak mendjen në shqyrtimin e tyre. Ka mure që ndajnë kush është brenda e kush është jashtë, mure që nuk kanë rënë më fshat global, me hapjen e kufijve ose më shembjen e murit të Berlinit. Janë kufij që nuk i shënojnë limitet gjeografike, si në Jeruzalem, në Kore, në Sahara, në Belfast, por nga vetia për të ndarë shkon më tej hapësirës, ndaj ndërgjegje, popuj, shpirtra, vëllezër të një kombi. Muret jemi ne. Kur mëson t’i shikosh, muret dalin si kërpudhat pas shiut...kufijtë e fshehta marrin një valencë kombinative. Ka mure letrash, fjalësh, barriera të ndërtuara nga trupi vetë me fanellën e veshur.
Mure letrash/Për një shqiptar jashtë vendit një copë letër, leja e qëndrimit, ndan një kufi midis ekzistencës dhe anonimatit. Pra ato që quhen në Francë sans papiers, thjeshtë nuk ekzistojnë, nëse nuk diskriminohen dhe dënohen nga drejtësia vetë; nëse janë refugjatë ajo copë letër është e lidhur me vetë jetën e tyre. Problemi liberalizimit të vizave të Shqipërisë po i merr vendit energjitë intelektuale dhe psikofizike që fare mirë - po të kishim pasur një klasë politike më të përgjegjshme - do të kishin investuar në shkencë e arsim të lartë kërkimore.
Mure fjalësh/Bashkëtingëllore që mbajnë peshën e një fati që mund të jetë i mirë apo i keq, siç mund të ishte njëherë në Amerikë për shembull X i Malcom X, ose shqiptimi i h (h e fjalës H Block) që sinjalizonte kufirin midis katolikëve dhe protestantëve në Irlandën e Veriut, siç ishte i stampuar në dokumentet që ngrinin murin e Aparteidit; fjalë të ndaluara, siç ishte fjala gjenocid në Kosovë, Bosnjë, Kroaci, por edhe në Ruanda, Turqi apo Darfur; fjalë që kanë vrarë njerëz si neni 55 i Kodit Penal të diktaturës komuniste në Shqipëri, ku për agjitacion e propagandë dënoheshe deri në heqje të plotë lirie; gjuhë që mbajnë një identitet si shqiptarët në Maqedoni apo gjuha Euskeda në vendet baske.
Përpara se të zgjidhej president, Barack Obama deklaroi në një turne në Evropë se “Amerika nuk mund të izolohet, as Evropa. Ka ardhur momenti për ura dhe jo për mure që ndajnë popuj dha raca”. Por edhe Papa Benedikti i XVI, kur vizitoi Izraelin tha se “edhe pse muret mund të ndërtohen lehtësisht, ne të gjithë e dimë se nuk durojnë për gjithmonë. Ato mund të shemben. Para së gjithash duhet të heqim muret që ndërtojmë afër zemrave tona, barrierat që ngremë kundër tjetrit”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lavdrim Lita:Në kërkim të Unamunit
» Lavdrim Lita:Nga Stambolli apo nga Brukseli?
» Lavdrim Lita:Piromani i demokracisë
» Lavdrim Lita: Babai i një krimineli
» Lavdrim Lita: Çdo m.nano Sekondë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi