Veterani pa dy këmbë që “lufton” për bukën e gojës
Faqja 1 e 1

I zhgënjyer dhe i mërzitur për gjendjen
Skënderi është baba i gjashtë fëmijëve. Njërën këmbë e kishte prerë gjatë operacionit që kishte bërë në vitin 2010, ku mjekët i kishin thënë se duhet prerë patjetër dhe atë e ka plagë që nga lufta. Ndërsa këmbën tjetër e ka prerë qe dy javë, si pasojë e infektimit që i është shfaqur.
I zhgënjyer e i mërzitur për trajtimin që vendi ynë i bën jo vetëm atij, por të gjithë veteranëve të luftës, ai rrëfen për gazetën jetën e vështirë të cilën bën.
“Asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje se do të bëj një jetë të tillë, ku kam nevojë për shumë gjëra. Kontributi im që dhashë për Kosovën gjatë luftës si duket paska qenë i kotë për të tjerët, ndërsa mua më është kthyer shumë keq, pasi humba dy këmbët e tani kam mbetur invalid në karrocë”, ka thënë Skënderi.
Familja Havolli tetë anëtarëshe jeton në një shtëpi dydhomëshe në Gllavnikë të Podujevës, e cila nuk i plotëson kushtet për të banuar.
Vetëm tre shtretër janë në këtë shtëpi e në të cilët bëjnë gjumin këta tetë anëtarë.
Ndërsa në dhomën tjetër ka vetëm rroba të cilat janë të shpërndara në dysheme, pasi nuk kishte asnjë orendi. Por, edhe atë shtëpi ua ka ndërtuar një bashkëluftëtar i Skënderit.
“Jetojmë në këtë shtëpi të cilën ma ka ndërtuar një bashkëluftëtar. Vetëm këta tre krevate i kemi dhe atë shporet. Po duhet të flemë nga tre vetë në një krevat, sepse nuk kemi ku të flemë. Por nganjëherë them mirë është, pasi nuk jam në rrugë, sepse po të bazohesha në ndihmën komunale, do të mbetesha pa strehë”, thotë ai.
Kjo familje të ardhura të vetme ka ndihmën sociale në vlerë prej 75 eurosh, ndihmë kjo e cila mezi i mjafton për gjërat elementare.
“Ndonëse jam invalid i luftës, unë nuk gëzoj pensionin invalidor. Unë nuk kam luftuar për pare, por për vendin tim ta shoh të lirë, mirëpo ajo që kam marrë si mirënjohje për këtë gjë, është vetëm ky poshtërim që nuk i gëzoj të drejtat si veteran. Marr vetëm një ndihmë sociale 75 euro, e cila po më mjafton të blej miell, kripë e vaj asgjë më shumë”, ka thënë ai duke shtuar se vetëm barnat të cilat i duhet t’i blej i kushtojnë 118 euro në muaj.
“Sikur mos t’i merrja këto barna, nuk do të mund t’i duroja dhimbjet e këmbëve. Ndërsa, për t’i blerë këto barna më kanë ndihmuar disa bashkëluftëtarë, ndryshe do të kisha mbetur pa to”, është shprehur Skënderi.
Fëmijët i përqeshin pse janë fukarenj
Aty afër tij qëndron djali më i madh i tij, 17 vjeç. Ky fëmijë ka pengesë në të folur dhe për këtë na tregon babai i tij.
“Pesë fëmijët e tjerë i kam në shkollë. Vetëm ky nuk shkon, pasi nuk mund të flasë. Njëherë ka ardhur KFOR-i dhe ka dashur të më ndihmojnë që ta dërgoj në një shkollë në Gllavnikë, tek ata të cilët kanë pengesë në të folur, por Komuna nuk mundi t’ia sigurojë transportin dhe tani ka mbetur kështu. Ndërsa, ta dërgoj në një shkollë normale po qeshin fëmijët me të, kështu që nuk po e dërgoj askund”, ka theksuar ai, duke shtuar se fëmijët i dhimbsen shumë.
“Nuk kanë as veshmbathje, vetëm kush u fal diçka e po ashtu i ruajnë shumë, sepse e dinë se jetojmë në varfëri. Dhe fëmijët e mi janë më të shtypurit. Një ditë kanë ardhur vajzat duke qarë dhe më thanë ‘babi, të gjithë në shkollë po na thonë fukarenj’, e unë u lëndova tepër, mirëpo u përmbajta e u thashë ‘ne jemi fukarenj, por jemi të ndershëm, mos i dëgjoni ju ata’”, tregon Skënderi me lot në sy, duke shtuar se fëmijët e tij e kanë kuptuar se ai nuk mund t’ua plotësojë të gjitha ato që kërkojnë, ngase tani ka mbetur në karrocë.
“Edhe bukën mezi po ua siguroj, vetëm kush po më ndihmon nganjëherë, si bashkëluftëtarët e mi, sepse vetëm ata ma dinë hallin, se për Komunën do të kisha mbetur në rrugë, edhe pse ata e dinë gjendjen time”, ka thënë ai, duke fshirë lotët.
E, shpresat e Skënderit asnjëherë nuk shuhen se një ditë do të bëhet mirë edhe për të dhe fëmijët e tij.
“Po të mundja, do ta bëja disi edhe një dhomë, sepse këtu e kemi shumë ngushtë dhe po ashtu do ta shëroja djalin, i cili besoj se ka shërim e të jetojë edhe ai sikur të gjithë fëmijët e tjerë. Dhe për këtë shpresoj të më ndihmojë ndokush, sepse kur nuk je në gjendje t’i ndihmosh vetes tënde është e vështirë t’iu ndihmosh të tjerëve, e unë as fëmijëve të mi s’po mund t’iu dal në ndihmë”, është shprehur Skënderi, duke ulur kokën e duke vënë duart në fytyrë.
Numri ku mund ta kontaktoni këtë familje për ta ndihmuar është : 045/ 586 341.
Çdo frymëmarrje që merr sikur mallkon të gjithë, Komunën, pushtetin, anëtarët e familjes së tij, por edhe fatin e vet. Kontributi që dha në luftë për Kosovën u shndërrua në thikë me tehe.
Skënder Havolli është e kundërta e asaj që secili e imagjinon të jetë një hero. Ai më së miri e personifikon thënien “asht e lëkurë”, ndërsa mjekra, trupi i zvogëluar e po ashtu mungesa e dy këmbëve, vënë në pah më së miri gjendjen e tij shëndetësore.I zhgënjyer dhe i mërzitur për gjendjen
Skënderi është baba i gjashtë fëmijëve. Njërën këmbë e kishte prerë gjatë operacionit që kishte bërë në vitin 2010, ku mjekët i kishin thënë se duhet prerë patjetër dhe atë e ka plagë që nga lufta. Ndërsa këmbën tjetër e ka prerë qe dy javë, si pasojë e infektimit që i është shfaqur.
I zhgënjyer e i mërzitur për trajtimin që vendi ynë i bën jo vetëm atij, por të gjithë veteranëve të luftës, ai rrëfen për gazetën jetën e vështirë të cilën bën.
“Asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje se do të bëj një jetë të tillë, ku kam nevojë për shumë gjëra. Kontributi im që dhashë për Kosovën gjatë luftës si duket paska qenë i kotë për të tjerët, ndërsa mua më është kthyer shumë keq, pasi humba dy këmbët e tani kam mbetur invalid në karrocë”, ka thënë Skënderi.
Familja Havolli tetë anëtarëshe jeton në një shtëpi dydhomëshe në Gllavnikë të Podujevës, e cila nuk i plotëson kushtet për të banuar.
Vetëm tre shtretër janë në këtë shtëpi e në të cilët bëjnë gjumin këta tetë anëtarë.
Ndërsa në dhomën tjetër ka vetëm rroba të cilat janë të shpërndara në dysheme, pasi nuk kishte asnjë orendi. Por, edhe atë shtëpi ua ka ndërtuar një bashkëluftëtar i Skënderit.
“Jetojmë në këtë shtëpi të cilën ma ka ndërtuar një bashkëluftëtar. Vetëm këta tre krevate i kemi dhe atë shporet. Po duhet të flemë nga tre vetë në një krevat, sepse nuk kemi ku të flemë. Por nganjëherë them mirë është, pasi nuk jam në rrugë, sepse po të bazohesha në ndihmën komunale, do të mbetesha pa strehë”, thotë ai.
Kjo familje të ardhura të vetme ka ndihmën sociale në vlerë prej 75 eurosh, ndihmë kjo e cila mezi i mjafton për gjërat elementare.
“Ndonëse jam invalid i luftës, unë nuk gëzoj pensionin invalidor. Unë nuk kam luftuar për pare, por për vendin tim ta shoh të lirë, mirëpo ajo që kam marrë si mirënjohje për këtë gjë, është vetëm ky poshtërim që nuk i gëzoj të drejtat si veteran. Marr vetëm një ndihmë sociale 75 euro, e cila po më mjafton të blej miell, kripë e vaj asgjë më shumë”, ka thënë ai duke shtuar se vetëm barnat të cilat i duhet t’i blej i kushtojnë 118 euro në muaj.
“Sikur mos t’i merrja këto barna, nuk do të mund t’i duroja dhimbjet e këmbëve. Ndërsa, për t’i blerë këto barna më kanë ndihmuar disa bashkëluftëtarë, ndryshe do të kisha mbetur pa to”, është shprehur Skënderi.
Fëmijët i përqeshin pse janë fukarenj
Aty afër tij qëndron djali më i madh i tij, 17 vjeç. Ky fëmijë ka pengesë në të folur dhe për këtë na tregon babai i tij.
“Pesë fëmijët e tjerë i kam në shkollë. Vetëm ky nuk shkon, pasi nuk mund të flasë. Njëherë ka ardhur KFOR-i dhe ka dashur të më ndihmojnë që ta dërgoj në një shkollë në Gllavnikë, tek ata të cilët kanë pengesë në të folur, por Komuna nuk mundi t’ia sigurojë transportin dhe tani ka mbetur kështu. Ndërsa, ta dërgoj në një shkollë normale po qeshin fëmijët me të, kështu që nuk po e dërgoj askund”, ka theksuar ai, duke shtuar se fëmijët i dhimbsen shumë.
“Nuk kanë as veshmbathje, vetëm kush u fal diçka e po ashtu i ruajnë shumë, sepse e dinë se jetojmë në varfëri. Dhe fëmijët e mi janë më të shtypurit. Një ditë kanë ardhur vajzat duke qarë dhe më thanë ‘babi, të gjithë në shkollë po na thonë fukarenj’, e unë u lëndova tepër, mirëpo u përmbajta e u thashë ‘ne jemi fukarenj, por jemi të ndershëm, mos i dëgjoni ju ata’”, tregon Skënderi me lot në sy, duke shtuar se fëmijët e tij e kanë kuptuar se ai nuk mund t’ua plotësojë të gjitha ato që kërkojnë, ngase tani ka mbetur në karrocë.
“Edhe bukën mezi po ua siguroj, vetëm kush po më ndihmon nganjëherë, si bashkëluftëtarët e mi, sepse vetëm ata ma dinë hallin, se për Komunën do të kisha mbetur në rrugë, edhe pse ata e dinë gjendjen time”, ka thënë ai, duke fshirë lotët.
E, shpresat e Skënderit asnjëherë nuk shuhen se një ditë do të bëhet mirë edhe për të dhe fëmijët e tij.
“Po të mundja, do ta bëja disi edhe një dhomë, sepse këtu e kemi shumë ngushtë dhe po ashtu do ta shëroja djalin, i cili besoj se ka shërim e të jetojë edhe ai sikur të gjithë fëmijët e tjerë. Dhe për këtë shpresoj të më ndihmojë ndokush, sepse kur nuk je në gjendje t’i ndihmosh vetes tënde është e vështirë t’iu ndihmosh të tjerëve, e unë as fëmijëve të mi s’po mund t’iu dal në ndihmë”, është shprehur Skënderi, duke ulur kokën e duke vënë duart në fytyrë.
Numri ku mund ta kontaktoni këtë familje për ta ndihmuar është : 045/ 586 341.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» BARONI QË SHIJOI BUKËN, KRYPËN DHE ZEMRËN SHQIPTARE
» Majko ironizon Klosin: “Veterani” i luftës së Kosovës ka fyer Rugovën
» Veterani i UÇK’së: Agim Çeku tha se kushdo që i ka 3 mijë euro, mund të bëhet veteran
» Veterani UÇK-së shkyen çertifikatën e luftës, Kosova po udhëhiqet nga një UDB-ash, bëhuni gati për një luftë të re!
» Çdo gjë që ka të bëj me Qeverinë e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi