Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SKENDER BRAKA:Psherëtima jote Maksimo…

Shko poshtë

SKENDER BRAKA:Psherëtima jote Maksimo… Empty SKENDER BRAKA:Psherëtima jote Maksimo…

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 03, 2011 10:06 pm

SKENDER BRAKA:Psherëtima jote Maksimo… 30612_121952361163420_100000459708475_206871_2010191_nSKENDER BRAKA:Psherëtima jote Maksimo… 41415_100000232643811_3337_n
SKENDER BRAKA:Psherëtima jote Maksimo…

Cdo mëngjes kur shkoje për në punë.
Gjysëm të krrusur të shihja teksa nxitoje.
I heshtur tymosje dhe diç psherëtije.
Në datebasin tënd të ngjeshur kish qindfishime pritash.
Kish qindfishime malesh për të kapërcyer.
Kish qindfishime gropash të zbrazëta makute,
që si në netët e gjata polare,
temperaturën t’a zbrisnin nën zeron absolute.
Më dhimbëseshe Maksimo.
Por dhe unë nuk kisha mundësi të të ndihmoja.
Nuk kisha mundësi të të zija prej dore.
Më dhimbëseshe kur shihja supet e tu të rënë,
që shpesh t’i rrihte era marroqe me
një përzierje shiu dhe dëbore.
Më ka mbetur në mëndje ajo psherëtimë.
Ajo psherëtimë ku ti numëroje pagesat e papëballueshme.
– dhe për shtatë ditë kam qeranë,
librat dhe fletoret e Egenës,
korentin orë pa orë të ndërprerë, uji e ndotur,
taksën e pastrimit, taksën e banimit, taksen….taksën…taksën. Me këtë psherëtimë i ngrysje ditët Maksimo,
gjer atë buzëmbrëmje, kur trokiti dera jote.
- Ngerhu! Kemi ardhur për sekuestro.
Ty në buzë të ngriu luga me bardhësinë e kosit.
- Merrëmëni mua – u the…
Veç shpirtin m’a dërgoni larg,larg, larg..
Atje ku përjetësinë kam ëndërruar, përtej kozmosit.

Më dhimbëseshe Maksimo.
Por dhe unë nuk kisha mundësi të të ndihmoja.
Nuk kisha mundësi të të zija prej dore.
Më dhimbëseshe kur shihja supet e tu të rënë,
që shpesh t’i rrihte era marroqe me
një përzierje shiu dhe dëbore.Më ka mbetur në mëndje ajo psherëtimë.Ajo psherëtimë ku ti numëroje pagesat e papëballueshme.
– dhe për shtatë ditë kam qeranë,
librat dhe fletoret e Egenës,
korentin orë pa orë të ndërprerë, uji e ndotur,
taksën e pastrimit, taksën e banimit,
taksen….taksën…taksën.
Me këtë psherëtimë i ngrysje ditët Maksimo,
gjer atë buzëmbrëmje, kur trokiti dera jote.
- Ngerhu! Kemi ardhur për sekuestro.
Ty në buzë të ngriu luga me bardhësinë e kosit.
- Merrëmëni mua – u the…
Veç shpirtin m’a dërgoni larg,larg, larg..
Atje ku përjetësinë kam ëndërruar, përtej kozmosit.


Dërgoi:Floresita Bossi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi